Përpara disa ditësh, m‘u në pikun e ngjarjes "Trebicka", u kapa në mënyrë të papritur nga tundimi për të ndjekur lajmet në TVSH. Pa të shoh njëherë - thashë me vete - si do ta trajtojnë këtë ngjarje kolegët e televizionit publik. Në fakt, sa herë që ndodh ndonjë gjë e rëndë këtejpari, unë bëj të njëjtën provë: marr telekomandën pak para orës 20:00, shtyp butonin me numër 3, dhe pres siglën e gëzueshme që paraprin edicionin informativ të këtij televizioni. Këtë herë, edhe sigla kishte një sigël të vetën: ishte reklama kryeministrore mbi sukseset e qeverisë në luftën kundër korrupsionit. Dhe pikërisht kjo reklamë të paralajmëronte mbi atë që do të dëgjonin veshët; e në këtë kuptim, kjo reklamë mund të shërbente edhe si një nxitje për ta ndërruar menjëherë kanalin, por nuk e ndërrova.
Pse? Thjesht për kureshtje gazetareske. Pastaj, është një mënyrë për të marrë vesh herë pas here se ç‘erëra fryjnë andej nga zyrat e studiot e televizionit më të vjetër në vend dhe se deri në ç‘pikë mund të kenë shkuar talebanët e mass-media-s (ata që bëjnë lajmet në TVSH janë pa asnjë diskutim talebanë të mass-media-s. Kështu ka qenë gjithmonë; dhe kjo është aq e vërtetë, sa mund të themi pa frikë, që TVSH-ja është qoshja e vetme e këtij vendit tonë, e cila ka mbetur e kallkanosur dhe e mumifikuar).
Dhe nuk u zhgënjeva në pritmërinë time. E dini cili ishte lajmi i parë? Ndërkohë që të gjitha televizionet e tjera, pa asnjë përjashtim, informonin në stil të gjerë mbi vdekjen e Kosta Trebickës, kjo qelbësirë mass-media-tike na bënte me dije mbi përfundimet ku kishte arritur një agjenci anketimesh e vlerësimesh me seli në Vjenë, sipas të cilave, Shqipëria e tre viteve të fundit (vini re çfarë përkimi: Shqipëria e tre viteve të fundit) dallohej për suksese, arritje, reforma të mëdha, rritje ekonomike etj. Sikur të mos mjaftonte kjo, lajmi në fjalë ishte i thurur me një gjuhë të vrazhdë deklarative, patetike e partizane. Shkurt hesapi, nuk ishte lajm; ishte një koment i fortë, nëpërmjet të cilit i ngrihej një përmendore kryeministrit të Shqipërisë. E gjithë kjo vazhdoi nja pesë minuta.
Mora të nesërmen gazetat shqiptare për të kuptuar më mirë se ç‘ishte kjo agjenci vjeneze, pasi talebanët e TVSHsë nuk e shpjegonin se ç‘ishte. Por nuk pashë asnjë rresht, që të kish të bënte me këtë informacion. Edhe më pas nuk dëgjova, që ndokush (nga kryeministria, kuptohet) t‘u referohej përfundimeve të kësaj agjencie. Dhe kështu më rezultoi një gjë e sajuar. Kjo do të thotë që krimi (nuk po e teproj aspak me këtë term) është i trefishtë. Në radhë të parë kanë sajuar në mënyrën më të pafytyrë të mundshme një gjë të paqenë, dhe në radhë të dytë - edhe sikur gjithçka të ishte e vërtetë - kanë shkelur çdo parim e çdo standard profesional, duke injoruar një ngjarje të rëndë, e cila tronditi çdo shqiptar, dhe së treti - edhe sikur të shpikim ca kritere të tjera profesionale e të bjemë dakord, që lajmi mund të jepej i pari - gjuha e shtënë në punë e shndërronte informacionin në fjalë në një trakt a pamflet të pastër propagandistik.
E dini cili ishte lajmi i dytë? Mos vallë për Kosta Trebickën? As që bëhet fjalë. Lajmi i dytë titullohej: Gianfranco Fini, Kryetari i dhomës së deputetëve të Parlamentit italian do të vizitojë nesër Shqipërinë. Flitej pra për një lajm që nuk kishte ndodhur, por që pritej të ndodhte; flitej se si miku nga Italia do të vinte në Tiranë, se si do të takonte Berishën, Topallin e Topin, se si do të shprehte mbështetjen për reformat e ndërmarra nga kjo qeveri gjatë tre viteve të fundit, dhe se si kjo ngjarje do të kontribuonte në të mirë të forcimit të marrëdhënieve Shqipëri- Itali. Kjo kronikë televizive zgjati gjithashtu nja pesë minuta, në harkun e të cilave syri të shihte veç Berishën e Topallin. Po lajmi i tretë? Nuk e mbaj mend cili ishte. Mbaj mend që nuk kish lidhje me Trebickën.
Në fakt, edhe në fillim të lajmeve, kur folësit njoftojnë titujt e lajmeve kryesore, ngjarja "Trebicka" nuk u përmend, gjë që fillimisht e mora për një lajthitje të paqëllimtë. Por rendi kronologjik i lajmeve dhe heshtja në 15 minutat e para flisnin qartë. Dhe kjo më bëri të ndërroja menjëherë kanal, pa e marrë vesh nëse kish ndonjë informacion lidhur me këtë vdekje tronditëse apo jo. Nuk doja ta dija tanimë. Në këto rrethana, edhe nëse do ta jepnin si lajm të katërt, të pestë apo të gjashtë, kjo ishte si të mos e jepnin fare. Dhe përsëris: këto lajme datojnë dy ditë pas vdekjes alla Agatha Christie të dëshmitarit më të rëndësishëm të aferës korruptive të tregtisë së armëve. Ç‘është atëherë ky televizion? A është në të vërtetë një televizion? Sipas meje, jo. E jo vetëm kaq. Kam frikë se TVSH-ja nuk mund të bëhet televizion. Tradita disa dhjetëravjeçare e këtij institucioni, e karakterizuar nga militantizmi politik e nga shërbimet e vazhdueshme në favor të pushtetit të radhës, është kaq e fuqishme e kaq imponuese, sa mund të mundë lehtë-lehtë çdo përpjekje për ta reformuar. Atje brenda ka një klimë mbytëse. Kujtdo mund t‘i merret fryma në ambientet e këtij simboli apo kësaj përmendoreje të gjallë të rezistencës komuniste në periudhën postkomuniste.
Dikush mund të mendojë se bash për këtë arsye duhet ta ruajmë edhe për dhjetëvjeçarët e ardhshëm, në mënyrë që ta kemi si një provë materiale për t‘ua treguar brezave që do vijnë, të cilët kështu do ta kenë më të kollajtë për të kuptuar se ç‘ka qenë diktatura e Enver Hoxhës. Ndërsa unë mendoj se bash për këtë arsye ai televizion duhet zhbërë. Duhet mbyllur njëherë e mirë, pasi nuk i lipset as dreqit (ç‘është e vërteta, këtu po flas kuturú, pasi vetëm dreqërve iu duhet). Në këto rrethana, Shqipëria nuk ka nevojë për një televizion të këtij lloji, që emrin ta ketë publik e funksionin ta ketë privat. Nuk do ishte keq që partitë e opozitës ta vinin si objektiv programor zhdukjen e kësaj monstre, e cila jo vetëm gllabëron pará pa fund, por edhe helmon gjithë shqiptarët me intolerancë politike e kultivon te të gjithë shpirtin e shërbimit ndaj padronëve politikë.