Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Ketu mban era tradhti

Shkruar nga: Mentor Kikia  
Botuar më: 17 vite më parë

Mentor Kikia
Ketu mban era tradhti

Nuk e di se si do të jenë ndjerë shqiptarët dje, kur në ekran u shfaqën disa prej ish-zyrtarëve më të rëndësishëm të qeverisë së tyre, teksa u raportonin dy shtetasve të huaj për çështjet e sigurisë kombëtare. Personalisht ndjeva keqardhje dhe njëkohësisht frikë që jam shtetas i këtij vendi dhe që për sigurinë time e të familjes sime përgjigjet një bandë zyrtarësh të papërgjegjshëm, që u japin llogari dy shtetasve të huaj për situatën në kufi, në porte, aeroporte, ushtri e gjetkë.

Në mars të vitit 2006, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, i Transporteve, Lulzim Basha, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Pëllumb Qazimi, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Bajram Ibraj, u ftuan një të diel, në një mbledhje në zyrën e Mediut, për t‘i dhënë informacione mbi sigurinë kombëtare një delegacioni "amerikan", sikurse u ishte thënë. Ata pritën gjatë në tryezë, derisa erdhën "amerikanët". Sot, pas dy vjet e gjysmë, ne që nuk ishim në atë mbledhje, mësojmë se ata ishin Tom Rixh, Damir Fazliç dhe një grua që ende nuk dihet se cila ishte.

Tom Rixh është sot një shtetas amerikan, që nuk ka asnjë lidhje me politikën dhe administratën zyrtare amerikane. Ai u punësua nga Kryeministri Berisha si këshilltar për çështjet e NATO-s, për shkak të background-it të tij si ish-këshilltar i Presidentit amerikan për Sigurinë. Nuk dihet se me cilin status, Tom Rixh ka mbledhur si një kope zyrtarët më të rëndësishëm të sigurisë në Shqipëri dhe u ka kërkuar informacione për gjendjen në kufi, ushtri, porte e aeroporte. Ndërsa nuk mund ta konceptojmë se me ç‘logjikë ministrat tanë u vunë në rresht për t‘u treguar zorrët e barkut dy njerëzve, që nuk ishin të autorizuar për t‘i marrë këto informacione.

Por, ndërsa mund ta pranojmë, sipas logjikës shqiptaro-amerikane misionin e zotit Rixh, i cili gjithsesi ishte i punësuar nga Kryeministri ynë, kulmi i absurdit është që aty ishte edhe një shtetas boshnjak, një njeri që nuk kishte asnjë status legal dhe asnjë raport legal me qeverinë shqiptare. Besnik Bakiu, një ish-zyrtar policie, pjesëmarrës në atë takim, vetëm tani mësoi se personi tjetër nuk ishte një amerikan, por Damir Fazliç dhe gjatë intervistës që dha dje në "Shqip" ishte i shock-uar që ai kishte qenë atje. Fazliç ulet në tryezë dhe mbledh informacione për sigurinë kombëtare shqiptare sikur të ishte Presidenti i Republikës.

Në çdo vend të botës kjo është punë e shërbimeve sekrete, të cilët blejnë njerëz dhe informacione për të mësuar të fshehtat e një vendi tjetër. Ndërsa në Shqipëri, një tufë zyrtarësh të lartë vihen në rresht kush e kush të llapë më shumë për gjendjen e sigurisë së vendit të tyre para dy shtetasve të huaj, njërin prej të cilëve shumica as që e njohin se kush është.

Në kushtet kur Lulzim Basha është një mik i ngushtë i Damir Fazliç, kur Fatmir Mediu është gjithashtu një mik i ngushtë i tij, nuk kemi pse u kërkojmë atyre shpjegime për këtë. Ndaj, në këto kushte, ne duhet t‘i drejtohemi njeriut që përgjigjet pikërisht për sigurinë kombëtare, atij që është edhe komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Presidentit të Republikës. Ne kemi të drejtë të dimë se kush e ka lejuar një shtetas boshnjak, pa asnjë lloj raporti zyrtar me qeverinë shqiptare, të futet në një mbledhje për çështjet e sigurisë kombëtare? A ishin në dijeni organet e specializuara dhe shërbimet sekrete për praninë e tij aty?

Në çdo vend kjo do të ishte një skandal me përmasat e krimit të tradhtisë kombëtare. Asokohe, kur mediat kanë transmetuar sekuenca nga ky takim, nuk e dinin se cili ishte njeriu që i qëndronte në krah Tom Rixh. Por sot, kur ne të gjithë po mësojmë çdo ditë e më shumë se kush është ky njeri, kemi të drejtë të kemi frikë të jetojmë në një vend si ky. Sot, Fazliç thotë me zë të lartë se është vetëm një biznesmen dhe asgjë më shumë, edhe pse është mik i ngushtë i Kryeministrit dhe i një tufe ministrash dhe fëmijëve e të afërmve të tyre. Edhe pse një biznesmen, ai di fare mirë se ku kanë punuar dhe madje sa shumë janë paguar vajza e Kryeministrit dhe ministri i Jashtëm, ndërsa shërbenin në Prishtinë për të mbledhur dëshmi për krimet që kishin bërë shqiptarët kundër serbëve, për llogari të Gjykatës së Hagës.

Një njeri misterioz me njëmijë file të zeza, i përfolur për lidhje sa me mafien aq me politikën kriminale serbe, kryelart, ai thotë se interesohet vetëm për biznes në Shqipëri. Edhe sikur të ishte kështu, një biznesmen me të tilla lidhje, do të ishte vërtet i rrezikshëm. Por, edhe sikur ai të ishte biznesmeni më i ndershëm, përse duhej të ishte në mbledhjen e ministrave për çështjet e sigurisë kombëtare. Madje, një mbledhje e thirrur enkas për të dhënë sqarime. Ja pse ai takim, i zhvilluar në një ditë pushimi zyrtar (nuk kishte ndodhur asgjë emergjente që të justifikonte takimin një ditë të diele) duhet të hetohet. Ja pse Presidenti duhet të ndalet dhe të mësojë se çfarë kanë dërdëllitur ministrat dhe zyrtarët e ushtrisë dhe policisë sonë, ndërsa Fazliç mbante shënime vazhdimisht. Duhet të hetohet se çfarë informacionesh ka qenë i interesuar Fazliç të mësojë. Duhet të verifikohet statusi i këshilltarit të Kryeministrit, nëse kishte apo jo të drejtë ai të thërriste në raport ministrat dhe zyrtarët e ushtrisë e policisë për çështjet e sigurisë. Dhe, mbi të gjitha, përse dhe kush e ftoi Damir Fazliçin në atë takim?

Ky hetim duhet ndërmarrë, pasi ne sot dimë publikisht që Fazliç, më e pakta, është një mashtrues dhe një gënjeshtar. Ndërsa foli të enjten në "Opinion", ai gënjeu paturpësisht, duke thënë gjëra të kundërta nga ato që kishte thënë vetëm katër ditë më parë në "Top Channel". "Nuk e kam shitur kompaninë time në Tiranë. Eshtë absolutisht gënjeshtër", tha ai kur u pyet nga gazetari i TCH në Londër. "Po e kam shitur, me një vlerë prej 1.7 milionë eurosh", tha katër ditë më vonë në Tiranë. "Nuk më kanë shoqëruar, nuk më kanë ndaluar, as nuk kam qenë në Bosnjë", tha ai para katër ditësh në Londër, ndërsa u pyet për ndalimin nga policia boshnjake. "Po, më shoqëruan, sepse isha në një lokal me zotin Oriç, të cilin e arrestuan. Më shoqëruan si dëshmitar dhe më pas më liruan", tha katër ditë më pas në Tiranë. Ai tha një tufë me gënjeshtra atë natë, por këto nuk na interesojnë shumë tani. Ne duam të sqarohet se si është e mundur që ministrat tanë i raportojnë për sigurinë tonë kombëtare një njeriu si Fazliç...

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama