Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Kriza ekonomike dhe rruga e tretë

Shkruar nga: Adri Nurellari  
Botuar më: 17 vite më parë

Adri Nurellari
Kriza ekonomike dhe rruga e tretë

Kriza ekonomike dhe rruga e tretë

Botuar tek gazeta shqip

www.adrinurellari.com

 

Kriza e gloale ekonomike e kohëve të fundit po shërben si justifikim për të lëshuar një fushatë anembanë botës kundër ekonomisë të tregut dhe sipërmarrjes së lirë si dhe si një motiv për të justifikuar një ndërhyrje më të madhe të shtetit në ekonomi. Tregu i lirë po konsiderohet si përgjegjësi kryesor i kësaj krize ndërkohë që shkaktari kryesor ka qenë në fakt ndërhyrja e qeverisë në ekonomi.

Organizata të ndryshme që promovojnë tregun e lirë në SHBA si American Enterprise Institute apo Cato Institute e kanë paralajmëruar prej kohësh rrezikun që do mund të sillte përpjekja e qeverisë për një politikë sociale që synonte të shtonte strehimin sidomos atë të qytetarëve me të ardhura të ulëta, duke nxitur dhe zgjeruar kreditimin. Ndërhyrja e qeverisë ka qenë bërë në dy forma

Pikësëpari ndërhyrja ka qenë nëpërmjet Rezervës Federale që uli nivelin  e interesave prej 6.5% në janar 2001 në 1% dhe mbajti këtë nivel deri në qershor 2003 duke e mbajtur 1% për një vit e duke stimuluar një valë masive të kredidhënies.

Forma e dytë e ndërhyrjes së qeverisë për të stimuluar marrjen e kredive për blerje shtëpie ka qenë instrumentalizimi i dy kompanive të sponsorizuara nga qeveria Fannie Mae dhe Freddie Mac për të ofruar siguracion për kredi shtëpish.  

Studimet e organizatave të sipërpërmendura kanë treguar se duke filluar nga viti 1992 kongresi ka shtyrë këto dy kompani që të përëqendroheshin tek huamarrës me të ardhura të ulta ose të mesme. Në vitin 1996 u kërkua që këta humarrës të përbënin 42% të volumit të kredive të siguruara ndërkohë që kjo normë u rrit në 50% në 2000 dhe në 52% në 2005. Këto dy kompani kanë kultivuar një marrëdhënie shumë të dyshimtë me qeveritarët të cilët siguronin përfitime të dyfishta, nga një anë vinin sponsorizimet e panmata që këto kompani kanë dhënë për politikanë të ndryshëm dhe nga ana tjetër impakti konsistonte në rritjen kenaqësisë tek votuesit duke shtuar numrin e njerëzve që blinin shtëpi me kredi. Kjo e fundit është një taktikë së të ashtuquajturës rrugë e tretë pasi ka për qëllim një një politikë tipike sociale strehimi nëpërmjet rregullimit, orientimit apo drejtimit që i bëhet aktorëve privat në treg. Pra jo pronë publike me kontroll të centralizuar sikurse promovon socializmi klasik por politikë sociale nëpërmjet kontrollimit të kompanive private.  Në këmbim politikanët mbyllnin sytë para skandaleve multi-miliardare të Fannie Mae dhe Freddie Mac, lejonin që të mbanin asete kapitale vetem 2% ndërkohe që nga bankat kërkoheshin diku tek 8% si dhe ofronin favorizime ligjore për to si për shembull heqjen e taksave mbi interesat e kredive. Madje kjo mbështetje e pacipë politike krijoi përshtypjen se po të ndodhte ndonjë gjë në rastin më të keq, shteti kishte për t’u hedhur në ndihmë të Fannie Mae dhe Freddie Mac, gjë që inkurajoi akoma më shumë pratikat e këqia të kreditimit.

Kuptohet që babëzia ka luajtur rolin e vetë në këtë situatë dhe shumë bankierë e panë mbështetjen e shtetit si dritë të gjelbër për të abuzuar akoma më tepër duke dhënë kredi bujare për shtëpi për individë që nuk kishin kolateral apo të ardhura të mjaftueshme. Po kështu ka pasur shumë individë të papërgjegjshëm që kanë kërkuar e marrë kredi për shtëpi njëmilionëshe më të ardhura minimiale duke shpresuar që rritja e çmimeve do vijonte.

Kanalizimi i i një sasie shumë të madhe fondesh në tregun e shtëpive fal zgjerimit të kreditimit dhe ndikimit të  Fannie Mae dhe Freddie Mac çoi në një rritje artificiale dhe spekulative të çmimeve të shtëpive amerikane të cilat janë shtrenjtuar dyfish gjatë periudhës 1997-2005.

Një periudhë e gjatë e konsumit joproduktiv që u inkruajua nga politikat qeveritare monetare, bankare dhe fiskale të dy dekadave të fundit e dëmtuan rëndë shëndetin e ekonomisë amerikane. Kuptohet që herët a vonë fllucka e çmimeve të shtëpive do bllokohej diku dhe plasja e  flluskës u përshpejtua nga vendimi i Rezervës Federale për të shtrënguar politikat duke i rritur interesat nga 1%-5.25% në periudhën Qershor 2004-Gusht 2007. Rrënia e çmimeve të shtëpive tronditi bankat që kishin dhënë para me thasë si kredi të pamerituara për shtëpi si dhe ato që kishin siguruar kësilloj kredi për shumë shtëpi të lëna kolateral që tanimë vlerën reale në treg e kishin shumë më të ulët sesa vlera e kredisë së dhënë.

Mirëpo në vend që të lihen të falimentojnë institucionet financiare kanë abuzuar me situatën apo që kanë bërë zgjedhje gabuara në treg për të cilat duhet të mbajnë përgjegjësi, qeveria amerikane e më pas qeveritë e tjera u futën në lojë për të mbajtur në këmbë këta dështakë. Në vënd që qeveria të merrte përgjegjësitë që i takonin për krizën dhe të tërhiqej nga tregu qeveria bëri të kundërtën i futi akoma më keq duartë në ekonominë  e tregut duke dyndur qindra miliarada  të taksapaguesve. Mirëpo paraja në vetëvete nuk gjeneron pasuri po të kishte qenë e mundur do e kishim zhdukur varfërinë qëmoti.

Qeveria duhej të lejonte tregun të bënte punën e vetë duke ri-zhvendosur burimet nga sektorë jo-produktiv ose jo-efikas sikurse ishte ajo pjesë e sektorit bankar që u morr me kreditë për shtëpitë, drejt sektorëve të tjerë më produktiv. Pra duhej që ti jepej mundësi tregut që të normalizonte marrëdhënien midis kursimeve, huadhënies dhe produktivitetit. Mirëpo qeveria në vend që të lejonte krasitjen e shëndetshme që do t’i bënte vetë tregu degëve të kalbura të ekonomisë, është duke e zgjatur (por jo duke  eleminuar) kalbësinë.  Sikurse thotë Daniel Mitchel i Cato Institute, tregu pa falimentim është si feja pa ferr. Tregu pa falimentimin është i gjymtuar dhe i çaktivizuar dhe nuk mund të bëj funksiononin e vetë. Duke  shtuar likuiditetin në treg shteti amerikan ka ndërmarrë  një masë afatshkurtër që thjesht ka për të ndihmuar ato banka që kanë pasur dobësi në menaxhim si dhe ka për të nxitur inflacionin Po të ndodhte krasitja aktivitetet dështake do të mbylleshin ato aktivitete që nuk rrinë dot në këmbë dhe që konsumatorët nuk i duan  dhe fondet, burimet apo energjitë do të kalonin në aktivitete fitimprurëse.

Kjo masë e ndërmarrë bëhet në kurriz të ekonomisë dhe gjithë qytetarëve. Ajo ka për të vazhduar alokimin e gabuar të burimeve duke mos eleminuar ato biznese të veçanta që janë duke dështuar ose që do të dështojnë. Kjo masë gjithashtu po e kalon barrën nga kompanitë dështake tek mbarrë qytetarëve duke keqpërdorur taksat e tyre si dhe duke stimuluar inflacionin.

Me pak fjalë analiza e krizës që po mbizotëron në mediat ndërkombëtare është e gabuar dhe për këtë arsye edhe zgjidhja e propozuar është  e gabuar dhe e dëmshme. Shkaktari i kësaj krize ka qenë ndërhyrja e qeverisë në ekonomi me taktikat e promovuara nga promovuesit e rrugës së tretë dhe jo sistemi i tregut të lirë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama