Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, përsëriti dje vendosmërinë për të çuar në Kuvend pa konsensusin e opozitës paketën e ligjeve për drejtësinë. Ekspertët e huaj dhe ata shqiptarë, që kanë kundërshtuar paketën në fundjavën që shkoi, si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian në Shqipëri, mund të nervozohen sërish nga kjo deklaratë, por realisht nuk kanë arsye ta bëjnë këtë.
Prej gati një viti, që kur ka ardhur në krye të këtij dikasteri, Alibeaj ka bërë rregullisht rolin e një testuesi të opinionit publik për çdo procedurë ligjore të mirë-menduar nga qeveria në favor të saj. Ajo çfarë thotë Alibeaj, nuk duhet marrë si ajo që thotë qeveria, por si ajo që qeveria po provon të bëjë. Nëse ka reagime kundër asaj, nëse ka kërcënime, nëse dalin diplomatë dhe thonë se ky është skandal, zëreni se Alibeaj nuk e ka thënë këtë gjë. Prej fillimit në krye të Ministrisë së Drejtësisë ai është përdorur vetëm si lakmus për të parë nëse ka mjedis acid ose jo për propozimet e qeverisë. Kujtoni vetëm pak fillimet e propozimeve për ligjin e prokurorisë dhe arrogancën e tij qesharake.
Me një vështrim të mbërthyer në tavan, sikur komunikon me Zotin, ai deklaroi pa iu dridhur qerpiku deri dhe kufizimin për imunitetin e Prokurores së Përgjithshme. U alarmua BE, SHBA dhe vetë institucioni dhe u tërhoq sikur s’kishte bërë gjë fare. Projekti i ri që shpërndau, as që e kishte fare propozimin e tij dhe, kur e pyesnin diplomatët kryeministrin, ai iu përgjigjej me të qeshur: “Epo, Enkelejdi e bëri atë, qeveria s’dinte gjë”. Kujtoni po ashtu betejën e tij për të emëruar kryetarët e gjykatave nga Ministria e Drejtësisë. Pasi u bë sherr i madh, u vendos që emërohen nga KLD dhe ai bëri sikur s’kishte thënë gjë.
Po ashtu, që të mos zgjatem, e keni të freskët arrogancën e tij qesharake me urdhrin e weekend-it për të hetuar prokurorët që donin të merrnin në pyetje Damir Fazlliçin. E mori “përpjekur” pastaj ndryshoi objektin e shkresës dhe e shtyu sikur s’kishte thënë gjë. E mbani mend, kur doli dhe filloi të shpjegojë si do ta bënte komisionin kundër Ina Ramës, pastaj të nesërmen, kur pa ambasadorin amerikan që ia nxiu faqen “si këpuca” qeverisë, e harroi? E mbani mend si argumentonte në TV hetimin ndërkombëtar për Fazlliçin, por dhe atë s’e zë më në gojë? E mbani mend se si rezistonte që të mos çonte në Këshill të Lartë të Drejtësisë tre gjyqtarët që kishin falur evazionin fiskal të Delijorgjit?
Ishte gati të votëbesonte Kreshnik Spahiun, pse e vuri në siklet me atë kërkesë. Pastaj u bind dhe e patë dje si e priti votimin. Nëse nuk do t’i kishte bërë të gjitha këto, fjalimi i tij regresiv ditën e djeshme do të ishte shqetësues. Por, në të vërtetë nuk është. Nuk ka pas një rrezik prej tij. Është një nëpunës i thjeshtë që përdoret si dordolec për të trembur kundërshtarët, por, kur ata nuk tremben, thjesht mbledh puplat. Kryeministri Berisha e ka përzgjedhur atë thjesht për këtë rol. Ajo që dje ai tha publikisht dhe që është shumë e rëndë, thjesht duhet marrë si një dëshirë e kryeministrit. Një dëshirë, për të cilën ai s’ka ndërmend të bëjë betejë.
Thjesht e çel dhe teston situatën. Ndërkohë që ne merremi me Enkelejdin, ai ka bërë gati variantin 2, që prapë do ta thotë Enkelejdi i shkretë dhe prapë s’do ta marrim seriozisht. Në fund do të dalë vetë kryeministri. Ai do të japë një version të moderuar të gjithë situatës dhe projektligjit. Do ketë folur ndërkohë dhe me Edi Ramën, dhe me të huajt, dhe do bëjë ashtu si i leverdis që të ketë sa më pak dëm. Atëherë merreni seriozisht atë version. Ai është versioni i duhur, për të cilin duhet bërë betejë. Alibeaj është një figurë që përdoret për të hutuar kundërshtarët. Është një rol real që ia ka dhënë kryeministri për të bërë një eksperiment të gjallë politik në terren.
Nuk ka vrarë mendjen të marrë këshilla apo të bëjë sondazhe. Nuk beson më tek analizat apo idetë e hedhura nga ekspertë të huaj. Do thjesht ta provojë realisht në terren sa dëm dhe sa dobi kanë idetë e tij. Dhe për ta bërë këtë, ka gjetur një rrugë me kosto të ulët njerëzore. Ka gjetur Enkelejd Alibeajn. Por dhe me kosto të lartë politike. Pasi, për t’u bërë i besueshëm në këtë rol, e ka bërë ministër Drejtësie.