Greva e urisë së 11 deputetëve të Parlamentit shqiptar ia arriti të monopolizojë vëmendjen e opinionit publik, duke ia dalë mbanë kështu në njërin nga objektivat e vetë grevës. Që në fakt është dhe një objektiv konstant i LSI-së: të protagonizohet në skenën politike shqiptare të dominuar nga dy partitë kryesore, duke u vendosur kundër të dyjave njëherësh. Sa për PDK, ajo u duk një vizitor jokomod për të gjithë, ndoshta dhe për vetë LSI-në, pas entuziazmit fillestar për gjerësinë e frontit anti Kod.
Deri këtu, gjithçka duket normale. Sepse është një objektiv normal të tentosh të sfidosh dy forcat kryesore politike dhe të protagonizohesh nëpërmjet politikës së fortë. Ky duket një objektiv i justifikuar nga të dhënat në terren: zvogëlimi i totalit elektoral të fituar nga partitë e mëdha; është rritur njëfarësoj abstenimi; me futjen eventuale - LSI e synonte - të emigrantëve në votime; do shtoheshin shanset për një subjekt të tretë. Dhe mbi të gjitha, historia e të gjitha vendeve ish- komuniste, ose e shumicës së tyre, karakterizohet nga rrënimi elektoral i partive historike, krijimit të subjekteve të reja elektorale, deri në atë pikë sa këto vende kanë paraqitur një numër të madh kryeministrash, emrat e të cilëve nuk mbahen mend. Nuk shihen arsye pse në Shqipëri do të ndodhte ndryshe.
A ia ka arritur LSI në vitet e jetës së vet të rrisë forcën e vet elektorale, kjo është një pyetje që vështirësisht mund të marrë përgjigje, sa kohë që administrimi i votave është kryer përgjithësisht nga partitë e mëdha. Bash për arsyet e mësipërme, administrimi i procesit zgjedhor duke kuptuar jo thjesht numërimin, por dhe votimin në përgjithësi duhet të fitojë më në fund besueshmërinë që i mungon. Dhe ky Kod, siç duket, nuk po e afron besueshmërinë e kërkuar. Por ndërsa teksti i Kodit është shumë i gjatë për t‘u analizuar në një artikull gazete, le të merremi pak me pjesën e kontestuar prej LSI. Me të metat e Kodit që dolën në dritë prej grevës. Do merremi me këto defekte, nisur nga pikëpamja e interesit publik dhe jo prej interesit të një partie të veçantë si vetë LSI.
Të metat e Kodit
Greva ia arriti të rriste ndjeshmërinë publike rreth të metave të një Kodi Zgjedhor, të cilat ne do mblidhemi t‘i korrigjojmë pas 4 vjetësh në prag të zgjedhjeve të radhës, diçka që rrit destabilitetin e sistemit politik në vend. Të metat e Kodit janë të dy llojeve - forcojnë monopolizimin e jetës publike prej dy partive të mëdha, dhe së dyti, janë të meta që kanë farën e padrejtësive në numërimin e votave, në administrimin e votimit në përgjithësi, që do t‘i bëjë zgjedhjet të diskutueshme.
Askush nuk po i hyn më të metave të sistemit zgjedhor të përzgjedhur të llojit të parë, i cili përgjithësisht privilegjon forcat kryesore politike që janë të rrënjëzuara në territor, që kontrollojnë drejtpërdrejt institucionet e administrimit zgjedhor, dy nivelet e pushtetit politik, etj. Ky është një defekt i madh, pavarësisht se mbrojtësit e tyre e quajnë pikërisht këtë si epërsinë e këtij sistemi. Vendi ka vuajtur prej partive të mëdha dhe jo të voglave, që kanë moderuar sadopak brutalitetin e të mëdhave, pa folur që ky sistem prapë i mban në lojë kryetarët e partive të vogla, duke i përfshirë ata nëpër listat e të mëdhave. Është naive dhe ideja e kreut të opozitës, në fakt jo e shprehur drejtpërdrejt, se ky sistem bashkë me ndryshimet kushtetuese, e rrit qeverisshmërinë, pasi që shmang disa prej problemeve që u shfaqën gjatë qeverisjes socialiste, kur grupe të vogla deputetësh krijonin pakica bllokuese. Nuk ka asnjë çudi që pakica të tilla të krijohen sërish; nuk ka asnjë pengesë që të mos krijohen parti të reja në një krah apo në një tjetër. Fraksionimi politik i subjekteve partiake ndodh kur ka fraksionim interesash ekonomike apo gjithfarësoj që nuk përfaqësohen politikisht në përputhje me ambiciet e tyre dhe diçka fare normale në kapitalizëm. Vendi ka vuajtur prej arrogancës së krerëve të partive të mëdha, që i kanë dhënë autorësinë veprave më të këqija të tranzicionit shqiptar, dhe që asnjëri prej sistemeve zgjedhore kombëtare apo të partive nuk ka mundur të na i largojë nga administrimi i pushtetit politik dhe ekonomik të vendit. E pra ky Kod rrit barrierat për partitë e vogla që kurrë s‘mund të bëhen të mëdha, rrit barrierat për kandidatët e pavarur nëpërmjet të ashtuquajturit depozitim të dhjetëmijë firmave të noterizuara, një kosto e tepërt. Krijon mundësinë që votat nën pragun rajonal për të pasur një deputet, t‘i kalojnë partive të mëdha, etj., etj. Por këto të meta janë të meta sistemike - asnjë sistem zgjedhor nuk është perfekt.
Çka është më e rëndësishmja, problemet më të mëdha lidhen me besueshmërinë e zgjedhjeve. Kodi në fjalë shënon thellimin edhe më tej të politizimit të procesit zgjedhor, një vërejtje e përhershme e vëzhguesve të huaj të specializuar. Kjo do ta bëjë vështirësisht të administrueshëm procesin, sa kohë që njerëzit politikë komandohen prej partive, duke e kushtëzuar dhe zgjatur pa fund nxjerrjen e rezultatit si dhe më parë.
Kodi në fjalë, në pjesën e institucioneve zgjedhore, shënon kthim mbrapa në raport me prirjen e parashikuar prej Kushtetutës së vitit 1998, atë të depolitizimit të komisioneve zgjedhore në të gjitha nivelet. Nëse ishte gabim zgjerimi i KQZ, me përfshirjen e njeriut të LSI-së apo PDK-së, para pak muajsh, nuk është korrigjim i tij, heqja e të drejtave të fituara për këto parti. Është e vërtetë se pjesëmarrja e komisionerëve të këtyre partive, në fakt është një mekanizëm punësimi, nxitjeje për votuesit në rrethe, kontrolli të vendimmarrjes qoftë në numërim, por pse jo dhe gjatë votimit, kur shënohen gjithashtu abuzime të mëdha. Por kjo nuk do të thotë se këtë mekanizëm duhet ta përdorin vetëm partitë e mëdha.
Kjo mënyrë zgjedhjeje e anëtarëve të KQZ, e cila duket se ka kompetenca të zgjeruara gjithashtu, duket e padrejtë dhe për një arsye tjetër. Nëse logjika e këtij sistemi zgjedhor është ajo që të privilegjojë koalicionet paraprake, nuk shihet arsye pse edhe në propozimet mbi përbërjen e Komisionit Qendror apo të niveleve të tjera, të mos preferohet koncepti i koalicioneve. E vetmja alternativë e arsyeshme për komisionet politike do të ishin ata me përfaqësues nga shërbimi civil, të cilët do të shtrëngoheshin të zbatonin ligjin nëpërmjet ndëshkimeve të rrepta dhe shembullore. Edhe një vend si Palestina, e njohur për ndarjen e fortë politike, ka komisione jopolitike dhe në përgjithësi kjo është tendenca në të gjitha vendet ish-komuniste. Procesi i zëvendësimit të anëtarëve politikë të komisioneve zgjedhore me anëtarë të shërbimit civil ka një fillim dhe nëse vazhdohet me teorinë se "s‘ka ardhur koha", ajo s‘do të vijë asnjëherë.
Në këtë kuptim, megjithëse LSI nuk pati sukses politik imediat, dhe për shkak të mungesës së mbështetjes ndërkombëtare, kjo nuk do të thotë se fuqia e saj politike ka rënë. As dhe se zgjedhjet do të zhvillohen të pakontestuara. Me anë të grevës, LSI hipotekoi të drejtën për t‘i kontestuar ato. Kështu problemi për ne të gjithë, vetëm se u shty për më vonë pa u zgjidhur.