Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Kapitullimi pa kushte i sektorit publik

Shkruar nga: Henri Çili  
Botuar më: 18 vite më parë

Henri Çili
Kapitullimi pa kushte i sektorit publik

Diskutimi për "sektorin publik" dhe atë "privat", për kufijtë mes publikes dhe privates, janë debate të pashtershme në të gjithë botën, mes liberalëve ekonomikë dhe socialëve, mes filozofësh, ekonomistësh, mes shkollash ekonomike apo të mendimit. Ndaj rrezikon të biesh në një përsëritje të pashmangshme, sa herë që rimerret një temë e tillë. Sidomos nesër ndërmerret në mënyrë frontale. Por megjithatë ka një moment kur përkon një sistem idesh dhe konceptesh për organizimin dhe të shoqërisë e ekonomisë ...me gjendjen në të cilën ndodhet një shoqëri apo një sistem ekonomiko-social.

Këtë verë, më shumë se kurrë, Shqipëria u katandis në një ankimore të pamat publike: nuk ka drita, nuk ka ujë të pijshëm, nuk ka siguri në rrugët kombëtare, nuk ka sportele të mjaftueshme nëpër gjendjet civile, nuk ka serume nëpër spitale… nuk ka, nuk ka asgjë që të funksionojë mirë në sektorin publik në këtë vend. Në këtë ankimore të madhe, siç është shndërruar Shqipëria këtë verë të vitit 2007, ka megjithatë disa specifika për të cilat ia vlen të reflektosh. Nuk kemi një krizë, më saktë ka disa kriza njëherësh, të cilat janë pjekur të gjitha bashkë në një pikë të vetme pikërisht këtë verë. Edhe pse këto kriza ekzistojnë të gjitha prej vitesh, u desh thatësira që sapo na la për të zbuluar gjendjen reale në të cilën ndodhemi si "shoqëri shërbimesh". Po pse pikërisht në verë u duk se "falimentimi pa kushte" i sektorit publik është një fakt i mirëpranuar nga të gjithë, kur Shqipëria ka të paktën 20 e ca vjet që luhatet në të tilla probleme, herë më të rënduara e herë më të lehtësuara si situata dhe si problematika. Pse tani, pse këtu, pse kështu? Këto tre pyetje, pjesë të së tërës janë shtruar sot për diskutim më shumë se kurrë.

Së pari, sot, më shumë se 17 vjet nga fillimi i transformimit të shoqërisë në një shoqëri tregu, disa sektorë të ekonomisë dhe shërbimeve kanë një përvojë të çmuar operimi në tregun e lirë, ndërkohë ato pjesë të ekonomisë që kanë mbetur ende shtetërore, përkundrazi kanë një degradim edhe më të madh. Pikërisht në këtë kontrast jetojnë shqiptarët në këtë verë.

Ekonomia shqiptare kaloi në kolaps të plotë në fillim të viteve '90-të, gjë që shërbeu si arsyeja kryesore e rënies së sistemit politik komunist. Megjithatë, ndërsa sektorë që dukeshin hapur se nuk funksiononin në atë kohë, si tregtia dhe shërbimet, "përfituan" me shpejtësi nga hapja, duke u privatizuar, disa shërbime të tjera publike si energjia, spitalet, telefonia apo arsimi, dukeshin një "kafshatë e madhe" për sektorin privat. Shteti ruajti ende në këto sektorë monopolin. Nga një qeveri në tjetrën, nga një emergjencë në tjetrën, ky vend nuk u ul më kurrë seriozisht për të parë se çfarë duhet të bënte me këto shërbime, të cilat funksionin gjithnjë e më keq.

Me përjashtim të telefonisë mobile, që ishte një sektor i ri shërbimi, jo thjesht për ne, por për të gjithë perëndimin, një industri e viteve '90-të, sektorët e tjerë të shërbimeve publike masive thuajse nuk u prekën fare nga pikëpamja e pronësisë, duke qëndruar në dorën e shtetit. Ja pra, ku jemi sot, 17 vjet më pas, kur këto shërbime nuk janë më as në nivelin e performancës së regjimit komunist. Janë shumë më poshtë.

Së dyti, këto shërbime nuk do të kishin kontrastuar kaq shumë nëse krahas tyre do të ishte zhvilluar një sektor privat, i cili funksionon gjithnjë e më mirë për klientët. Shërbimet e tjera private që funksionojnë mjaft mirë, ndeshen në rrugë e sipër me ato shërbime që ende i ruan shteti si monopoli, si p.sh., energjinë, ujin, spitalet, shkollat apo administratën publike, duke krijuar një pengesë të madhe edhe me funksionimin e tyre. Kjo rëndon edhe më tepër te qytetarët. Edhe te shërbimet private që siguron qytetari, pasoja katastrofike e keqfunksionimit të shërbimeve publike ndjehet dhe kushton për ta edhe më shumë.

Pikërisht këtë verë, në këtë kryqëzim mes një zhvillimi 17-vjeçar të sektorit privat dhe një degradimi 17-vjeçar të sektorit publik, duhet parë kriza e shoqërisë shqiptare, një krizë që për nga pasojat e gjithanshme ka krijuar një qytetar dhe një shoqëri në prag të "krizës së nervave". Duke llogaritur brenda kësaj një prag falimentimi për çdo sipërmarrje.

Por e gjitha kjo mund të kthehet në një impuls pozitiv për të gjithë shoqërinë shqiptare, për politikën dhe aktorët e tjerë shoqërorë. Kjo krizë shumëfishe dhe e integruar mund të avancojë fort opinionin publik për një privatizim të plotë dhe total të shërbimeve publike, duke e spostuar rolin e shtetit drejt një tjetër drejtimi: drejt rolit të tij rregullator dhe arbitrues të tregjeve të lira. Po ashtu, politika ka një rast real të de-kompleksohet nga të gjitha mbetjet etatiste në logjikën programore dhe ekzekutive të formacioneve të mëdha politike në vend, që këmbejnë vendet në drejtimin e Shqipërisë sipas rrotacionit politik.
Të përfitojmë prej krizës së kësaj vere!

*Pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës. Referim në konferencën "Sektori publik në udhëkryq", mbajtur dje në hotel "Tirana Internacional"

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama