Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Tym me kredi

Shkruar nga: Virion Graçi  
Botuar më: 26 vite më parë

Virion Graçi
Tym me kredi

Secili emision sponsorizohet, secili personazh televiziv ka sponsorët e tij, për veshjen, për këpucët, për çorapet, për shaminë e hundëve. Dhe i deklaron pareshtur ata, në çdo pesë-gjashtë minuta transmetim. Ndonjëherë fakti se kush e sponsorizon emisionin e radhës dhe rreckat e drejtuesit të tij, tejkalon vetë emisionin: tejkalon të ftuarit, pikëpamjet e diskutuara, problematikën, apo mbresën estetike që të ka lënë shfaqja, nëse është rasti për një spektakël me pretendime kulturore. Sponsorizimet janë praktikë e njohur ndërkombëtare, por jo në çdo gjë, jo në këtë masë, jo në këtë mënyrë asfiksuese, jo kaq brutalisht në hapësirën e përbashkët publike. Për të mos bërë padashje gabimin e ndëshkueshëm të antireklamës, themi pa përmendur emra, se, megjithatë, dy-tre e shumta katër janë sponsorët e pjesës dërrmuese të programeve dhe shfaqjeve televizive, që vërshojnë në shtëpitë e shqitarëve sot. Është e nevojshme që të ketë sponsorizime, duhet të përkrahen nisma dhe projekte që në terma të ekonomisë së tregut nuk dalin rentabël, etj., etj., por, ngjan e padrejtë, madje e rrezikshme që çdo investim për debat publik, për kulturë masive, për kronika e reportazhe problemorë, për dokumentarë ngjarjesh e personash historikë, për informacion, për sendërtim ambiciesh krijuese, të dalë nga sponsorizimet. A s’mund të bëhen pa pengje e garanci sponsorash të dukshëm e të padukshëm, së paku ato emisione ku diskutohen çështje të mprehta të aktualitetit, me karakter të përgjithshëm mbarëshqiptar, për shembull, çështje të politikës së jashtme, të pluralitetit fetar, të historisë së Shqipërisë, për periudha të veçanta dhe për zona të ndryshme të vendit? “Si miku, edhe byreku”, thotë populli: të njëjtët sponsorë veprimtarish e prodhimesh televizive, të njëjtët përfitues. Hamendësohet saktësisht se kush janë të ftuar sonte në mbrëmje, në orën më të shikuar, për çështjen më të debatueshme të ditës; dihet në vija të përgjithshme se çfarë do të thonë. Merret me mend kush do të jetë përballë tyre i zgjedhur si “kundërshtar”. Me këtë vërejtje, nuk dua të qortoj praninë e disa analistëve që janë aftësuar gradualisht dhe jetojnë me këtë punë. Problemi është te platforma bazë e debatit, si dhe te pjesa variabël e programit, te të ftuarit e tjerë, te gjysma përherë e munguar në studiot e televizioneve tona: opinioni i mirëfilltë qytetar, argumenti kundra, prova e paraqitur nga pala tjetër. Nuk po rrëfejmë delire të tjekaluara ksenofobësh, por një realitet: mungesën e pavarësisë, mungesën e opinionit të shëndoshë publik, mungesën e një tregu real për prodhimet kulturore e publicistike. Informacioni i paanshëm, debati i ndershëm e korrekt midis palësh që përfaqësojnë realisht interesa, pikëpamje dhe fakte të ndryshme, frymëzon qytetarët në luftën e tyre për të drejtën, formon e edukon ndjenjën e protestës kundër abuzimeve e shkeljeve të të drejtave të tyre. Informacioni i paanshëm, debati midis të barabartësh, që vërtetë mbrojnë praktikisht interesa madhore të ndryshme, shkojnë në kah të kundërt me interesat ditore e strategjike të sponsorëve “bujarë”. Kemi për pasojë një pseudo-kulturë masive, një gjoja liri shprehjeje, një gjoja debat të hapur për çdo problem. Një propagandë e këtillë e kamufluar, e ideuar dhe e ushqyer nga sponsorët e ndryshëm, brenda kornizave të interesave të tyre, duke komercializuar faktet, emocionet, simbolet, kujtesën historike, dilemat dhe ankthet tona kolektive, mbarështron mercenarizëm, amulli, pasivitet, mite të rreme kulturore e artistike, nënshtrim e injorancë. Në kushtet kur cilësia e shkollave është në rënie, kur arsimi universitar është i kompromentuar prej utilitarizmit ditor dhe fiktivitetit galopant, në kushtet tona, kur fatëkeqësisht nuk lexohet asgjëkundi, as në biblioteka, as në arkiva a gjetkë, masat e gjera, fëmijët, adoleshentët, shtëpiaket, të papunët (që përbëjnë së bashku pjesën dërrmuese të popullatës) armatosen “intelektualisht”, “politikisht” e “estetikisht” prej ekraneve, duke gromësirë. Dijet e tyre natyrore, historike, gjeografike, etnografike, atje marrin lëndë të parë, aty nisen e aty bitisen. Shijet tyre për muzikën, për humorin, për librin artistik, për kinemanë, për shfaqjen teatrale, për spektaklin variete, janë nën agresionin e ëmbël televiziv; keq-kultivohen kur kemi të bëjmë me mosha në formim, deformohen e tëhuajësohen kur kemi të bëjmë me njerëz të një brezi më të pjekur kulturalisht. Shija e ulët, gjykimi i ulët, perceptimi i deformuar dhe interpretimi vulgar i dukurive dhe fenomeneve të rëndësishme të shoqërisë, kur shumohen siç po shumohen, kur bëhen masive siç po bëhen, bëhen modë, bëhen normë për të gjithë ne, bëhen faktor përcaktues historik. Sipërmjarrjet private televizive nuk duhet ta shpërdorojnë privatisht vëmendjen tonë, pritjen tonë intuitive dhe kërkesat tona njerëzore. Jo vetëm prirje nga komercializimi i skajshëm i çdo gjëje që mund të konvertohet, aty për aty, në një dorë të hollash. Institucione shtetërore, si Televizioni Publik Shqiptar, me të ardhura të sigurta prej taksapaguesve, nëpërmjet buxhetit të shtetit, lypin poshtë e përpjetë sponsorizime edhe për disa emisione e biseda, ku investimi finalizohet me ndonjë karrige të pasigurt për të ftuarin që guxon të ulet në të, me një tavolinë që tundet e shkundet, me ndonjë shishe ujë, dhuruar nga një tjetër sponsor “gjeneral”. Në shkëmbim të vlerës monetare të përftuar në çdo rast sponsorizimi, është sakrifikuar përmbajtja e prodhimit televiziv. Idetë dhe pikëpamjet që artikulohen aty, figurat a ngjarjet që përkujtohen a lihen enkas në harresë, morali dhe mesazhi që përçohet, vizionet dhe versionet me të cilat ushqejnë përdhunshëm shoqërinë tonë dhe qytetarët e saj, janë tjetër pasuri e pataksueshme dhe e padeklaruar e parelinjve “bujarë”. Ne, shikuesit e zakonshëm, nuk humbasim vetëm kohën duke përtypur “falas” prodhimet e sponsorizuara prej tyre.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama