Politika shqiptare arriti të krijojë një problem të ri, që si zakonisht nuk lidhet me shqetësimet tipike të një vendi, që nuk i shkojnë punët vaj anipse i papërfshirë nga kriza globale. Është fjala për të ashtuquajturin problem të dëmshpërblimit të së vrarëve nga Partia Komuniste apo partizanët gjatë Luftës së Dytë Botërore e që krijoi polemika në Komisionin e Ligjeve. Parlamenti pritet të diskutojë projektligjin në seancë plenare dhe hëpërhë nuk janë parë rreshtime masive të palëve në mbrojtje apo në kundërshtim të tij. Nuk kanë dalë bateritë e rënda në fushëbetejë, d.m.th., krerët e partive, por nuk është çudi që të shohim rreshtimin e tyre javën tjetër kur ligji të miratohet. Deri atëherë janë disa momente për t’u mbajtur shënim nga kjo betejë e re.
E para, që PD po vazhdon të insistojë në linjën e saj të mbrojtjes së shtresave të djathta në vend, duke u shtyrë dhe më djathtas. Ky atashim ndaj të djathtës nuk është me frymëzim ekonomik siç mund të ishte për shembull rikthimi apo kompensimi pa kufizim i të gjithë pronave të dikurshme, por me natyrë historike: d.m.th., mbrojtja e atyre që e paguan herët me jetë kundërshtimin e komunizmit. Qeveria e PD destinoi për këtë vit një fond të madh për të persekutuarit e pas Luftës së Dytë, ndërsa vjet për ta kishim në dispozicion vetëm thërrmija të vogla. Në këtë kontekst dhe beteja që po konsiderojmë mbështetet mbi logjikë qartësisht elektorale. Nuk shënon një prirje autentike djathtas.
Së dyti, e majta (të paktën këta eksponentë të saj që u shprehën deri tani) dëshmon që ende nuk ka ndonjë reflektim serioz ndaj historisë së afërt të shqiptarëve, por se vazhdon ta shohë atë me syzet e Enver Hoxhës. Në fakt, nuk mund të presësh më shumë prej saj: deri më tani nuk ka nderuar themeluesit e saj, ato kapacitete intelektuale që krijuan shtjellën ideologjike të majtë në vend, duke e përfshirë Shqipërinë në trendin e përgjithshëm botëror të ardhjes së të majtës në pushtet. Nuk ka asnjë nderim për figura që guxuan dhe kundërshtuan qasjen sektare të Enver Hoxhës, ritmet e shtetëzimeve të tij, egërsinë ndaj kundërshtarëve, pra për figurat liberale të pas luftës. Janë pikërisht ato figura ku e majta duhet të gjente frymëzim për rrënjët e veta: figura që i bënin nder jo thjesht asaj, por dhe gjithë vendit nisur nga historia e tyre individuale, nga shkollimi i shkëlqyer i shumë prej tyre, etj., etj., siç tregon profesor Kristo Frashëri me librin e vet për “Historinë e së majtës”. Pra, as që mund të pritet që kjo PS indiferente ndaj të vetëve, të nderojë kundërshtarët ideologjikë të Enver Hoxhës.
Së treti, nga ky këndvështrim, e majta duket se vazhdon ta shohë Luftën nacionalçlirimtare vetëm si luftë ndaj pushtuesit dhe jo si luftë civile siç e shohin historianë të caktuar të së djathtës. Në fakt e vërteta mund të jetë diku në mes: ajo ishte dhe luftë çlirimtare, e tregojnë këtë betejat, të vrarët në luftë kundër pushtuesve, ashtu siç ishte dhe luftë civile, e tregojnë këtë numri i madh i të vrarëve nacionalistë, jo në krah të pushtuesve. Lufta e Dytë Botërore për shqiptarët ishte edhe ashtu, edhe kështu, siç ndodhi dhe gjetkë rreth nesh, në Jugosllavi, Greqi, etj. Vetëm Enver Hoxha donte t’i jepte karakter të veçantë luftës së partizanëve në vendin e vet, duke u diferencuar nga çdo vend tjetër, pra duke e shpallur këtë luftë vetëm si çliruese. Për fat të keq, kjo dogmë e historiografisë komuniste mbetet dhe sot dominante, megjithëse autorë seriozë si Bernd Fisher apo të tjerë tregojnë se nuk është saktësisht kështu. Mirëpo siç thotë dikush në Kodin Da Vinçi të Dan Braunit, “për të zhbërë të vërtetën e përhapur sipas miliona apo miliarda kopjeve të Biblës do të duhet të shpërndahen po aq kopje të librave me të vërtetën e re, të kundërt me të”. Duke dëgjuar të majtët që sigurisht injorojnë këta pak libra me të vërtetën alternative për Luftën Nacionalçlirimtare, na vjen t’i pyesim: a ishin patriotë Zai Fundo, Anastas Lulo, Sadik Premte, Mustafa Gjinishi, apo figura të tjera që u vranë megjithëse ishin të atashuar pranë misioneve anglo-amerikane? Për ata dhe shumë të tjerë të vrarë që kanë qenë nacionalistë, por jo komunistë, ne nuk mund të marrim për të mirëqenë se ç’i ka quajtur ata Enver Hoxha!
Shkaku i kësaj gjendjeje? Pavarësisht rezultateve të votimeve dhe tranzicioneve politikë që ato prodhojnë, vendi gjendet nën dominimin kulturor të së majtës si kudo në Evropën kontinentale. Profesorët në universitete pavarësisht fushës së tyre të specializimit, historianët më të rëndësishëm (për shkak të eksperiencës, punës me arkivat, etj) janë të majtë. Si pasojë shumë momente të diskutueshme të figurës së Enverit nuk diskutohen në forume të përshtatshme dhe ata që i përhapin hipotezat alternative nuk kanë besueshmëri për t’i akredituar gjerësisht në publikun akoma të dominuar nga tezat e majta. Shumë figura kyçe në institucionet e së drejtës, etj., janë gjithashtu të majtë. Gazetat kryesore vazhdojnë në funksion të klientëve të tyre më të shumtë në numër prej moshës së vjetër, ish administratës së dikurshme të Partisë së Punës të shpërndajnë historira heroike të komunistëve. Votuesit e palëkundur të PS janë ata, ishët e administratës së vjetër komuniste, ndaj për t’u bërë qejfin atyre duhet kundërshtuar nisma e fundit e parlamentit. Ish të persekutuarit nuk janë integruar plotësisht në shoqëri për të imponuar ndonjë kthesë mendimi. Në këtë kuptim, kjo është një shoqëri që nuk ka drejtpeshim, por anon majtas.
Situata megjithatë nuk duket pa shpresë. Po rritet një brez i ri, që pavarësisht origjinës së prindërve të vet, nuk ka memorie historike, nuk beson në dogmat e dikurshme edhe pse nuk i ka lexuar ato. Dhe derisa ata të bëjnë historinë e kohës së tyre apo të rishkruajnë atë të gjyshërve, duhet njëlloj sensi drejtësie. Për të nderuar dikë që ishte viktimë e luftës nacionalçlirimtare e që përfundoi në luftë civile të udhëhequr nga Enver Hoxha, parlamenti duhet të bëjë diçka. Megjithëse në kohë fushatash elektorale.