Afrimi i samitit të NATO-s ka ngjallur me të drejtë një vëmendje të veçantë në opinionin publik dhe politik ndërkombëtar. Ky samit përkon me jubileun e 60-vjetorit të themelimit të Aleancës dhe natyrshëm që aty do të bëhet një bilanc optimist e do të flitet për reformat e të ardhmes, në mënyrë që kjo organizatë politiko-ushtarake, më e madhja e llojit të vet në historinë e njerëzimit, t’u përshtatet më mirë sfidave që e presin.
Pas mbështetjes së mjaftueshme, që Presidenti Sarkozi mori nga parlamenti i vendit të tij, Franca merr pjesë në këtë samit e kthyer plotësisht tashmë edhe në strukturat ushtarake të Aleancës, struktura që Gjenerali De Gaulle i kishte braktisur më shumë se 40 vjet më parë. Me rikthimin e Francës, ky moment bëhet i rëndësishëm, sepse shënon fuqizimin e NATO-s. Presidenti Obama do të ketë në këtë samit rastin e parë për t’u takuar me të gjithë krerët e shteteve anëtare të Aleancës dhe të ndajë me ta vizionin e tij për rolin e pazëvendësueshëm të kësaj organizate në zgjidhjen e problemeve gjithmonë e më të ndërlikuara të sigurisë globale.
Por do të jetë edhe një ngjarje tjetër me peshë të posaçme në këtë samit: pranimi i Shqipërisë dhe i Kroacisë me të drejta të plota, duke e shndërruar këtë mbledhje të madhe edhe në një moment të ri zgjerimi të organizatës. Për më tepër, ky zgjerim shtrihet drejt Ballkanit Perëndimor, këtij rajoni ku, para së gjithash, për shumë e shumë kohë ka munguar pikërisht siguria. Ky cep Europe, ku janë ngjeshur brinjë më brinjë një mori shtetesh dhe kombesh, nuk ka asnjë traditë në ndërtimin e një sistemi të përbashkët sigurie. Madje, tradita është krejt në të kundërt.
Për vetë specifikimet e këtij rajoni, zgjerimi i realizuar nga Aleanca kësaj here merr një rëndësi më tepër se simbolike. Shtrirja e NATO-s në rajonin tonë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e sigurisë jo vetëm ndër ne këtu, por për krejt Europën. Përtej marrëdhënieve preferenciale politike, diplomatike, ekonomike dhe kulturore të Rusisë me Serbinë, është fakt se Ballkani Perëndimor, përfshirë këtu edhe Serbinë, nuk prek gjeografikisht në atë që vetë Rusia e konsideron zonë strategjike të sigurisë së saj e, për pasojë, edhe i kundërvihet përparimit të Aleancës në atë drejtim, siç është rasti për disa republika ish-sovjetike. Në rajonin tonë, pra, kërcënimet për sigurinë e përbashkët e më konkretisht, kërcënimet ndaj ndërtimit të një realiteti të qëndrueshëm marrëdhëniesh sipas filozofisë së fqinjësisë së mirë, nuk vijnë nga jashtë rajonit, por burojnë tashmë thelbësisht nga përbrenda dhe kanë kështu tharmin klasik të sherreve të përgjakshme, me të cilat është e mbushur historia e gjatë e këtij gadishulli. Rrjedhimisht, ka vend të shpresojmë se diplomacia natoiste do të imponojë mekanizmin e mirëkuptimit, duke krijuar hapësirën e munguar të kompromisit si rruga që zgjidh mosmarrëveshjet pa i ndarë vendet në të humbur dhe fitues.
Pak vjet më parë, kur u fillua nisma Adriatik 3, ishte parashikuar dhe gjithë ishim të bindur në suksesin, se bashkë me Kroacinë dhe Shqipërinë, do të ishte edhe Maqedonia e gatshme për të zënë vend në tryezën e rrumbullakët të NATO-s, si anëtare me të drejta të plota. Nuk ndodhi kështu, për arsye që dihen e që haptas nuk kanë të bëjnë aspak me cilësinë e reformave të nevojshme që fqinji ynë të pranohet në Aleancë. As në samitin e mëparshëm, atë të Bukureshtit e as tani, në prag të samitit të Strasburgut, nuk shohim të vijë nga Brukseli dhe as veç e veç nga vendet udhëheqëse të NATO-s, ndonjë vlerësim i qartë lidhur me performancën e demokracisë në këtë republikë kur është fjala për perspektivën e integrimit të saj në NATO. Thuhet dhe theksohet vetëm nevoja për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Greqinë lidhur me emërtimin zyrtar të kësaj republike ish-jugosllave. Fakti është se deri sot, për shkak të vetos greke, Maqedonia i ka të mbyllura dyert e Aleancës. Për ne në Shqipëri, por edhe për Kosovën, për Bullgarinë e për vetë Greqinë, pra, për të gjitha vendet fqinje, është me rëndësi të posaçme që Maqedonia të përparojë në rrugën e ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe të pajiset me një ushtri të standardeve demokratike. Monitorimi i reformave të nevojshme për anëtarësim në NATO i shërben pikërisht përmbushjes së këtij qëllimi. Por, prej disa vitesh po e shohim gjithnjë e më pak këtë monitorim.
Ndërkohë, ne shohim se gjithë vëmendja ndërkombëtare është e përqendruar te zgjidhja e mosmarrëveshjes së Maqedonisë me Greqinë për emrin, duke krijuar përshtypjen e një lënie pas dore të përmbajtjes së reformave. Kjo mosmarrëveshje, me konotacion më shumë emocional se sa logjik, sigurisht që duhet zgjidhur. Dhe mund të zgjidhet, mjaft të ekzistojë vullneti. Për hir të së vërtetës, unë që nuk shoh ndonjë preokupim serioz të vetë klasës politike maqedonase në pushtet për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje nëpërmjet kompromisit. Sa për të dhënë një shembull kuptimplotë: në fushatën për zgjedhjet presidenciale, që u zhvilluan para tri ditësh, nuk u vu re një angazhim i qartë i të dy kandidatëve të partive për ta shtyrë procesin drejt kompromisit dhe kjo është një shenjë dëshpëruese, që na vjen nga Shkupi, ç’ka nuk do të thotë se e gjithë përgjegjësia është në Shkup. E keqja e një qëndrimi të tillë refraktar në Shkup dhe në Athinë ka filluar të dalë nga qarku i kancelarive politike e diplomatike dhe të infektojë opinionin shoqëror. Kemi mësuar për autobusë me turistë grekë të sulmuar në Ohër, siç edhe për manifestime jo dhe aq paqësore antimaqedonase të grupeve nacionaliste greke. Historia e rajonit tonë na mëson se episode të tilla nuk duhen nënvleftësuar. Ato e mbartin sindromin e urrejtjes etnike, që është edhe kërcënimi më i ndjeshëm për sigurinë e këtyre vendeve në radhë të parë e pastaj edhe të rajonit. Për ta shtyrë arsyetimin edhe pak më tej: Maqedonia është një shtet multietnik. Popullsia me përkatësi shqiptare ka paralajmëruar se nuk është e gatshme të aderojë pafundësisht në këmbënguljen për emrin, në qoftë se kjo këmbëngulje bëhet pengesë e pakapërcyeshme për integrimin në NATO.
Për t’u marrë me seriozitet nga diplomacia natoiste janë edhe tensionet e dukshme kroato-sllovene lidhur me rregullimin përfundimtar të kufirit midis tyre si dhe të përdorimit të ujërave të Adriatikut verior. Parlamenti slloven dëshmoi pjekuri të lartë duke e miratuar Protokollin e anëtarësimit të Kroacisë në NATO, pavarësisht kontekstit të trazuar të marrëdhënieve dypalëshe. Por ky miratim nuk u arrit me konsensusin e të gjithë deputetëve sllovenë, fakt ky që duhet analizuar me kujdes në strukturat politike të NATO-s nesër, kur të dy këto vende do të jenë së bashku në tryezën e Aleancës, siç edhe duhet mbajtur parasysh që u bë një përpjekje për ta rrëzuar vendimin e parlamentit me anë të referendumit. Qoftë edhe e dështuar, një përpjekje e tillë nuk kalon pa gjurmë në ndërgjegjen e shoqërisë. Sepse fjala është për kufijtë dhe kufijtë në Ballkan kanë qenë gjithmonë mollë e madhe sherri. Çështje të pambyllura kufijsh ka dhe midis Maqedonisë dhe Kosovës.
Nënvizuam vetëm dy probleme, por ka edhe të tjera në rajonin tonë, të cilat shtrojnë nevojën që samiti i afërm i NATO-s, sa ç’duhet të jetë moment festiv, aq të jetë edhe moment refleksioni. Presupozohet se Aleanca, më shumë se çdo organizatë tjetër, e ka fuqinë për të vepruar mbi anëtarët e vet ashtu siç edhe mbi vendet aspirante, për të sheshuar të gjitha mosmarrëveshjet që pengojnë miqësinë ndërmjet popujve. Dihet se pa ndjenja të sinqerta miqësie ndërmjet dy popujve fqinjë, politikat e sigurisë, qofshin ato edhe të formuluara shumë mirë, nuk e kanë të garantuar suksesin.
besnik@afalc.org