Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Kasapi i mediave dhe Evropa

Shkruar nga: Andrea Stefani  
Botuar më: 25 vite më parë

Andrea Stefani
Kasapi i mediave dhe Evropa

Mbante firmën e kreut të këtij delegacioni, Helmut Lohan dhe këshilltares së posaçme të Këshillit të Evropës, Delphine Freymann. Pa kaluar as 15 ditë nga ky mesazh për "konsensusin më të gjerë të mundshëm", shumica parlamentare e miratoi ligjin në fjalë pa konsensusin më të gjerë të mundshëm. Vendin e konsensusit e zuri dhuna e kartonit të shumicës. Letra qëllimmirë e zotit Lohan u hodh në kosh të plehrave dhe bashkë me të, edhe shumë nga sugjerimet e bëra prej ekspertëve të Evropës. Përse? Sepse qëllimi i Kryeministrit Berisha dhe i shumicës së tij të bindur, nuk është të hartojnë ligje që mbështesin lulëzimin e medias së pavarur, por të shfrytëzojnë një proces "legalizimi" për qëllimin më ilegal dhe antidemokratik në botë, asgjësimin e mediave të pavarura. Prandaj edhe ligji për transmetimet dixhitale u bë me nxitim, natën, tamam ashtu sikundër bëhet një vrasje. Prandaj edhe folësja e Kuvendit Topalli mezi duronte sa të mbyllej votimi, duke i kaluar nenet shpejt e shpejt, tamam si ai vrasësi që kërkon të fshijë gjurmët dhe të largohet sa më parë nga vendi i krimit.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama