Keni hapur gazetat në mëngjes dhe befas, pasi të keni lexuar dhjetëra tituj që ju thonë se “të urryerat viza” më në fund po na e marrin të keqen, ju ka shkuar në mend që ta provoni një herë këtë dhe të kaloni andej nga rruga e ambasadave, thjesht për të parë sesa është holluar muri i betoneve, zinxhirëve gjithfarësh, i radhëve të gjata dhe i procedurave pafund që ju ndajnë nga fleta adezive në ngjyrë jeshile mbi pasaportën tuaj?!
Provojeni një herë dhe do ta shihni se asgjë s’ka ndryshuar. Thjesht është e njëjta gjendje. Po ata policë që flasin në celular dhe që me ndonjë lek nën dorë ju afrojnë mesa munden tek dera, po ata konsuj arrogantë që ju venë përpara rregulla po aq arrogante, po ato tarifa financiare të rënda për çdo vizë të dhënë dhe po ajo përshtypje e përgjithshme se të dalësh jashtë vendit sot, sidomos në vendet perëndimore, mbetet një sfidë e komplikuar, e kushtueshme dhe mbi të gjitha e padëshirueshme për ata që të pajisin me vizë hyrjeje. Për shqiptarin e mesëm, i cili sheh sesi avancon statusi i vendit, por jo statusi i tij personal, kjo situatë përbën një paradoks të vërtetë. Shqipëria e sotme ka nënshkruar MSA. Ka bërë kërkesën për statusin e vendit anëtar dhe ka hyrë në NATO me të drejta të plota. Krizat rajonale duken tashmë diçka që i përket të shkuarës në Ballkan dhe po ashtu trafiqet masive të klandestinëve dhe drogës janë fashitur. E megjithatë vijojmë të mbetemi të skeduar, vijojmë të jemi qytetarë të kategorisë së tretë në kontinentin ku jetojmë, e kjo materializohet më së pari në faktin që e kemi të vështirë të dalim fizikisht nga 28 mijë kilometrat katrorë ku na ka hedhur fati dhe historia.
A ka diçka të re në qëndrimin europian ndaj Shqipërisë për çështjen e vizave në fund të mandatit qeverisës të zotit Berisha?! Edhe po, edhe jo. Objektivisht ky qëndrim është spostuar disi nga gjuha e ashpër, sidomos në periudhën e fundit të qeverisjes socialiste, e cila ishte e mbarsur me një frazeologji të rëndë, ku spikaste lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të drogës. Por përtej këtij lehtësimi në terma, mund të thuhet se thelbi ka mbetur i njëjtë. Katër vjet pas ardhjes në pushtet të së djathtës nuk ka asnjë lehtësim të lexueshëm procedurash përsa i takon lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Qeveria ka mbetur në vend-numëro për heqjen e vizave dhe zoti Berisha, ashtu si për shumë pika të programit të tij qeverisës, është detyruar që të premtojë edhe një herë në 2009-ën atë që kishte premtuar në verën e 2005-ës.
Nga pikëpamja e gjuhës së përdorur, vërejtjet e përfshira në raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, janë pak a shumë po ato që kreu i panelit të negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Priebe, recitonte përballë zyrtarëve socialistë pesë apo gjashtë vjet më parë. Nga korrupsioni tek kontrolli i kufijve, nga dokumentet e identifikimit tek marrëdhëniet mes institucioneve, në Bruksel vazhdojnë të na shohin si një demokraci të korruptuar dhe si një shtet që nuk ka ende një inventar të besueshëm të shtetasve të tij. Sa kohë që këto probleme do të mbijetojnë, do të jetë e vështirë të bindet Europa e sotme skeptike, se shqiptarët nuk do të marrin të njëjtin status që sot e kanë rumunët dhe lindorët e tjerë sherrxhinj, që sapo kanë hyrë në Bashkimin Europian, kanë vërshuar në periferitë e Romës, Athinës dhe qendrave të tjera europiane, duke i dhënë hov kriminalitetit dhe shkeljeve të tjera gjithfarësh. Në mesin e një krize të thellë ekonomike, financiare e sociale, Perëndimi s’ka nevojë për probleme të reja që vijnë nga vende të pastabilizuara në Lindje të kontinentit.
Një kapitull më vete në këtë debat tashmë thellësisht elektoral, përbën qasja kryekëput e përmbysur e palëve ndaj problemit të lëvizjes së lirë. Sa më negativ reagimi i institucioneve europiane ndaj procesit të lëvizjes së lirë, aq më fort qeveria shqiptare brohoret e gëzohet, duke u thënë qytetarëve të këtij vendi se heqja e vizave është pas cepit.
Kësaj hipokrizie të trashë dhe aspak elegante i korrespondon nga ana tjetër një apati e pashpjegueshme e opozitës, e cila të jep përshtypjen se është ajo dhe jo qeveria, përgjegjësja për notat negative të raporteve të Brukselit. Në këtë mënyrë, afera historikisht e rrejshme e heqjes së vizave ngërthehet në një mënyrë groteske me një fushatë të çuditshme elektorale, ku askush nuk arrin të dallojë dështimin nga suksesi, sinqeritetin nga mashtrimi, të mirën nga e keqja. Në këtë lojë pasqyrash, pozita po arrin të fshehë pa shumë vështirësi dështimin e saj dhe të na bëjë të besojmë se ajo që shohim dhe lexojmë është veçse një “përçartje e majtë”. Vetëm mashtrimi po lëviz në fakt pa vizë dhe pa doganë në këtë vend!