Pandeli Majko tha se PS pësoi në zgjedhje një gol jashtë loje dhe prandaj nuk është e drejtë që për humbjen të gjithë t‘i vërsulen trajnerit, domethënë Edi Ramës. Por Majko harroi të shtojë se ishte pikërisht trajneri Rama, që në bashkëpunim me trajnerin e skuadrës blu, Berisha, reformoi rregullat e lojës zgjedhore në atë farë feje, sa i mundësoi kundërshtarit të vet edhe atë që sot përflitet si gol jashtë loje. Pra, në një farë mënyre, goli jashtë loje është autogol. Ndeshja për pushtetin u humb, por e keqja më e madhe është se Rama ka shënuar të tjerë autogolë në rrjetën e opozitës, gjë që do ta thellojë disavantazhin e saj përballë pushtetit në të ardhmen. Ndërkaq, në selinë rozë nuk kanë sy të shohin dhe as veshë të dëgjojnë. Atje po triumfon arroganca bolshevike dhe pa tru e unitetit rreth liderit. Dhe "argumenti" i vetëm i fitores së Ramës në Kongresin që hapet sot do të jetë vetëm "shumica". Të gjitha të tjerat, faktet dhe logjika, flasin kundër tij. Por kur dhe ku ka ndodhur që logjika dhe faktet ta kenë bërë një shumicë bolshevike të reflektojë? Të tilla shumica përbëhen, po në shumicë, nga ata që Erich Fromm i quan "unreflecting creatures". Për ta mendon kryetari dhe prandaj është kryetari që ka gjithnjë të drejtë. Po të mos qe kështu, bolshevizmi nuk do të qe bolshevizëm.
Edi Rama dhe klani i tij që ka mbërthyer tashmë PS-në, po trumbeton se do t‘ia shkurtojë ditët qeverisë Berisha-Meta. Realisht premtojnë të shkurtojnë ditët e një mandati që vetë ia dhuroi Berishës me tahmanë e madhe për pushtet absolut. Pra do ia shkurtojnë ditët qeverisë, pasi sapo ia kanë zgjatur. Po si do ia shkurtojnë? Mos dëgjuam gjë fjalën protesta? Po? E pabesueshme! Sepse jo më shumë se një vit më parë, a nuk ishin "protestat" një tabu në fjalorin e politikës së re të Edi Ramës? A nuk u etiketuan të gjithë ata që kërkonin protesta intensive pas tragjedisë së Gërdecit, si shprehës të një taktike të vjetër politike që imitonte opozitën e Berishës? Si është e mundur që protestat, deri dje armë e politikës së vjetër, të bëhen befas armë e dashur e "politikës së re"? Por për shumicën dhe "unreflecting creatures" në PS, ka rëndësi ajo që thotë lideri sot dhe s‘ka aspak rëndësi fakti se ajo që lideri thotë sot, kundërshton katërcipërisht atë që po ky lider ka thënë dje. Më tej, a mund ta hedhësh popullin në protesta pasi ke folur mbi një vit kundër protestave, pasi ke vrarë shpirtin e protestës? Akoma më tej, a mund ta hedhësh popullin në protesta në shtator apo tetor, kur zgjedhjet janë vjedhur në qershor? A nuk vleka për "politikën e re" thënia se hekuri rrihet sa është i nxehtë? Me shumë gjasa, "protestat" janë një tullumbace për të fashitur presionin e elektoratit të majtë të pakënaqur nga rezultati i zgjedhjeve, por me pak shanse të ndodhin vërtet. Është me shumë gjasa një truk politik. Rama nuk ka pasur dhe nuk ka "kockë" për protesta. Shihet qartë se "politika e re" nuk është e kalitur për protesta dhe vështirë se do të mund t‘i organizojë ato. Në PS tashmë të gjitha këto jo vetëm nuk mund të thuhen, por as edhe të mendohen nga shumica. Sepse janë mendime të ndaluara nga lideri.
Pas tragjedisë së Gërdecit, "politika e re" shpalli si politikë të vjetër edhe bojkotin parlamentar. Dhe këtë e bëri sepse jo pak zëra kërkonin që Edi Rama ta bojkotonte Kryeministrin e Gërdecit me anë të bojkotit, për sa kohë shprehej se e kish të vështirë të organizonte protesta. Ata që kritikonin "politikën e re", thanë dhe shkruan në atë kohë se po humbej një shans, se pavarësisht që Berisha kish abuzuar ekstremisht me bojkotin për sa kohë qe në opozitë, kjo nuk do të thoshte që opozita e "politikës së re" të mos organizonte bojkote të përligjura për largimin e një Kryeministri dukshëm kryepërgjegjës për një kryetragjedi ku u vranë 26 qytetarë. Ata u përpoqën t‘i sqarojnë shumicës së PS se bojkoti - madje edhe sipas Obamës - mbetet një mjet demokratik që në shumë raste bëhet shpëtimtar për demokracinë dhe një Republikë Demokratike. Por shumica nuk donte të dëgjonte nga ai vesh, sepse Rama nuk donte të dëgjonte. Dihet që shumicat bolshevike dëgjojnë me veshët e liderit. Pasoja? Berisha mbeti në pushtet pas Gërdecit për të fituar më 28 qershor një mandat të ri kundër "politikës së re". Pas kësaj, befas nga zyrat e lidershipit të "politikës së re" nis të përflitet nevoja e bojkotit, të kësaj arme të politikës së vjetër.
Apo mos vallë "politika e re", me gjithë luhatjet, do t‘i qëndrojë konsekuente klasifikimit të protestave dhe bojkoteve si arsenal i politikës së vjetër, duke i shpënë ato në muze dhe do të kërkojë rrugë të tjera për t‘ia shkurtuar ditët mandatit të dytë të Berishës? Por cilat mund të jenë ato? Mos vallë planëzon që të mos japë konsensusin kur të vijë momenti për zgjedhjen e Presidentit të Republikës? Por jo, kjo nuk mund të ndodhë, sepse Edi Rama ka bërë, në bashkëpunim me Berishën, një reformë kushtetuese e cila i jep mundësi shumicës në pushtet ta zgjedhë Presidentin me vetëm 71 vota, pa pasur nevojë të marrë konsensusin e opozitës dhe pa qenë e detyruar ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Rama dhe shumica e "politikës së re" e quajtën këtë ndryshim të Kushtetutës pjesë të një reforme që do të sillte më shumë stabilitet politik dhe "mirëqeverisje". Këto u quajtën gjëra të mira? Po sot si do t‘i quajnë? Kuptohet që Rama dhe lakenjtë rreth tij nuk dyshonin se pas 28 qershorit do të ishin ata në pushtet. Tani mbetet të shpjegojnë se çfarë mund të quhet fakti që mandati i autoritaristit Berisha nuk mund të shkurtohet - sikundër premton Rama - sepse nuk mund të ketë më krizë për të zgjedhur Presidentin? Vështirë se do të guxonin ta quanin "stabilitet politik" dhe "mirëqeverisje" këtë përforcim të autoritarizmit në pushtet. Por s‘ka hiç rëndësi. Rama mund t‘i riemërojë të gjitha këto si të dojë. Shumica do ta ndjekë nga pas me blegërima dhe duartrokitje si një kope e bindur. Por për ku, për në fitore, apo për në thertore? Sepse këto dhe shumë të tjera, që nuk mund të përfshihen në pak rreshta, janë autogola të ndeshjeve të ardhshme politike që kryegoleadori Rama i ka bërë në portën e opozitës shumë vite para se këto ndeshje të zhvillohen. Rrallë mund të gjesh në histori një lider që i fal kundërshtarit fitoret e ndeshjeve politike të së ardhmes shumë kohë para se ato të zhvillohen. Kjo vërtet është një mënyrë e re të luajturi politikë, që mjerisht pritet ta shohim të duartrokitet me ovacione në Kongres! Zakonisht shitjet "future" janë pjesë e bursës së mallrave, por jo e tregut politik. Por ndoshta "politika e re" ka dëshirë ta trajtojë politikën si një mall, gjë që, na vjen keq ta themi, është thelbi i çdo politike të vjetër.