Pavarësisht nga justifikimet e Edi Ramës, socialistët i humbën zgjedhjet. Por as demokratët nuk i fituan dot ato. Demokratët janë sot në pushtet, vetëm në sajë të bashkëpunimit me LSI-në. Dhe është vetë LSI e Ilir Meta që duhet t‘ua kujtojnë, kohë pas kohe, atyre një gjë të tillë. Sepse ka të ngjarë që, pak kohë më vonë demokratët të harrojnë se janë në pushtet vetëm në sajë të LSI-së dhe të nisin të qeverisin, sikur kanë dalë fitimtarë nga zgjedhjet. Kjo do të thotë që ata të qeverisin njësoj ose edhe më keq se ç‘ndodhi me qeverinë "Berisha 1". Dhe e vetmja garanci që, një gjë e tillë të mos ndodhë, është qenia në qeveri e një LSI-je, e cila pranon, por edhe imponon.
Në këtë kuptim, LSI dhe Meta, pavarësisht pragmatizmit të diktuar politik për bashkëqeverisje me PD-në, duhet të jenë në gjendje t‘u qëndrojnë besnikë disa parimeve e premtimeve të veta, që i dallojnë nga PD-ja, e prandaj nuk kanë qenë dhe as nuk janë të PD-së. Vetëm një gjë e tillë do të mund ta bënte qeverisjen e sotme më të mirë se ajo e djeshmja dhe jo shpresat e kota për "ndryshimin" e Berishës apo rolin e atyre që u rikthyen në PD, jo për të "nënshtruar" Berishën, por për t‘iu nënshtruar Berishës.
Kohët kanë treguar se Berisha nuk ndryshon. Por qeverisja e tij mund të detyrohet të ndryshojë, nëse një gjë e tillë i vihet si kusht i mbijetesës së qeverisë. LSI ka detyrim të punojë për një ndryshim të tillë, sepse ndryshe do të mbante në këmbë një qeverisje si ajo "Berisha 1", që LSI konkurroi në zgjedhje që ta rrëzonte. Nëse kompromisi do të shkonte kaq larg, atëherë do të kishim të bënim me një tradhtim të interesave të elektoratit. Dhe jo vetëm të atij të LSI. Por LSI është në një pozicion strategjik që i jep shanse për të imponuar një ndryshim të tillë. Prandaj një surprizë e mundshme do të mbajë vetëm emrin e saj. Si për mirë ashtu edhe për keq.
Nuk duhet harruar se edhe pse sot janë në qeveri, PD dhje LSI ndahen, të paktën nga ç‘është thënë, në shumë pika madje, parimore. Bashkimi i PD dhe LSI në qeveri nuk është një martesë me dashuri, por një martesë e imponuar nga rrethanat dhe me kontratë. Dhe kontrata ka disa kushte që duhen përmbushur nga të dyja palët. Nëse kushtet përmbushen martesa vazhdon, nëse jo, martesa (qeverisja) ndërpritet. Një ndër pikat më parimore, në fakt një sfidë e vërtetë për bashkëqeverisjen LSI dhe PD, është ajo e pavarësisë së gjyqësorit. Për këtë problem me rëndësi kardinale për të ardhmen e vendit, qëndrimet e LSI dhe PD kanë qenë diametralisht të kundërta.
Të paktën me vepra. LSI ka kundërshtuar me forcë amendimet e Kushtetutës së Republikës që krijuan të tjera premisa për bjerrjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, në një kohë që PD në konsensus me PS, qenë hartuesit dhe miratuesit e këtyre amendimeve. Duke dalë dje kundër amendimeve të Kushtetutës, LSI u pozicionua parimisht dhe strategjikisht kundër autoritarizmit, gjë që do të thotë se duke pranuar sot taktikisht të bashkëqeverisë me PD, nuk i lejohet gjithsesi, që të marrë anën e autoritarizmit. Edhe gjatë fushatës, pavarësia e gjyqësorit ishte një nga pikat më të forta të programit qeverisës që LSI premtonte se do vinte në zbatim nëse merrte pushtetin. Ndërkaq në fushatën elektorale të PD nuk u fol fare, ashtu si dhe pritej, për pavarësinë e drejtësisë. Këto janë dy pozicionime të kundërta të PD dhe LSI.
Tani ka ardhur momenti të provohet sa të sinqerta janë ato. Ndaj kur Ilir Meta deklaron se ishte i detyruar të bënte qeveri me Berishën për të mos lënë vendin pa qeveri, kjo nuk nënkupton që kostoja e shmangies së krizës politike duhet të jetë jetëgjatësimi në pushtet i autoritarizmit. Të paktën nëse LSI i përmbahet mbrojtjes që i bëri Kushtetutës dhe premtimit të bërë në fushatë. Bashkëqeverisja nuk imponon heqje dorë nga parimet bazë për LSI, por është një shans për t‘i imponuar ato qoftë edhe pjesërisht. Bashkëqeverisja PD-LSI nuk është produkt i forcës, por i dobësisë së Berishës. Në këtë kuptim, nëse ajo është vërtet bashkëqeverisje, pra qeverisje e dy palëve dhe jo e njërës palë, presupozohet edhe ndryshimi nga qeverisja "Berisha 1" që i takonte një pale. Ky ndryshim mund të jetë pozitiv nëse faktori i ri në qeverisje (LSI) bën presion për ndryshime pozitive. Kjo shpresohet nga LSI. Dhe është një zhvillim pozitiv që pavarësia e gjyqësorit gjendet tashmë e fiksuar si një nga pikat e marrëveshjes së PD dhe LSI për bashkëqeverisjen.
Por është ende e paqartë sesi do të arrihet një gjë e tillë ose më saktë, sesi LSI do të mund t‘i imponohet PD dhe aq më tepër Berishës lidhur me pavarësinë e drejtësisë kur për vite me radhë, këta të fundit, kanë lakmuar dhe tentuar të kundërtën. Duke qenë të lidhura me natyrën e PD si parti dhe Berishës si politikan autoritarist, vështirësitë e arritjes së një objektivi të tillë shfaqen thuajse si një utopi. Por ndërkaq, nuk duhet harruar se pavarësia e drejtësisë ka një vlerë strategjike për integrimin e Shqipërisë në BE. Një nga tiparet më të qenësishme të shteteve perëndimore dhe europiane është pikërisht ndarja (reale dhe jo vetëm në letër) e pushtetit gjyqësor nga pushtetet e tjera si dhe pavarësia e tij nga ato. Dhe Shqipëria nuk mund të pretendojë të bëhet pjesë e familjes së shteteve europiane, të integrohet me to, nëse nuk arrin të mëvetësojë realisht drejtësinë nga politika. Të shpresosh integrim të Shqipërisë në Europë pa krijuar një gjyqësor realisht të pavarur, është si të shpresosh që Perëndimi të bëhet Lindje. Prandaj objektivi i drejtësisë së pavarur është i lidhur pazgjidhshmërisht me kryeobjektivin e shpallur nga qeveria Berisha-Meta, integrimin e Shqipërisë. Dhe ajo nuk do të mund të bëhet realisht qeveri e integrimit, sikundër edhe vetëpagëzohet, nëse nuk arrihet pavarësimi i drejtësisë.
Sprova shfaqet edhe më e vështirë, thuajse e papërballueshme, po të mbajmë parasysh faktin se disa segmente të PD në qeveri janë sot në konflikt të drejtpërdrejtë interesi me një gjyqësor të pavarur. Tashmë dihet se ministra si Mediu dhe Basha, për shkak të skandaleve që rëndojnë mbi kurrizin e tyre, nuk janë të interesuar për ekzistencën e një gjyqësori të pavarur që do të mund t‘i shkonte vendosmërisht deri në fund gjykimit të Gërdecit apo Rrëshen-Kalimashit. Ndërkaq rifutja e tyre në qeveri është komprometuese për vetë Kryeministrin Berisha. Këto janë shenja se PD dhe Berisha do të ishin jo kooperues për realizimin e atij objektivi që LSI ka mundur të ndërkallë në marrëveshjen mes tyre: pavarësinë e drejtësisë. Por ky objektiv ka një rëndësi strategjike dhe është një nga ato pika mosrealizimi i të cilit duhet të shpjerë, parimisht, medoemos në prishjen e "martesës" PD-LSI. Sa do të jetë e gatshme LSI të përdorë kartën e fundit të presionit, duke kërcënuar me rrëzimin e qeverisë nëse Berisha vazhdon në kursin e kapjes së gjyqësorit?
Është herët të flitet për një gjë të tillë, por kjo do të varet nga shumë faktorë. Disa janë parimorë dhe disa të tjerë makiavelikë. Ndër këta të fundit, jo pak të rëndësishëm në vendimmarrjet e politikës shqiptare përmendim armiqësinë mes Metës dhe Ramës. Në një rast jo-suksesi, lidhur me pavarësinë e gjyqësorit, Meta mund të qe i gatshëm të bënte kërcënimin e madh për të shpëtuar faqen dhe mos u diskredituar para elektoratit. Por do të kishte gjithnjë e më pak shanse që ai ta bëjë një gjë të tillë kur ka prapa kurrizit një PS të drejtuar nga një Ramë që ka punuar dhe punon pa pushim që t‘i hapë varrin LSI. Meta do ishte jo i gatshëm për një presion të tillë mbi Berishën, për sa kohë ka prapa shpine një Ramë që nuk jep asnjë garanci se nuk do t‘i falte disa deputetë Berishës vetëm e vetëm që të rrëzohet Meta. Meta do të ngurronte ta prishte kompromisin e tij me Berishën, nëse kjo do t‘i krijonte shans Ramës që të realizonte një marrëveshje me Berishën, ose siç e cilësoi dje Dule i PBDNJ, "një kompromis historik".
Pra, Meta mund të ngurrojë të sakrifikojë një bashkëqeverisje që sot i përflitet si tradhti, për të mos i dhënë Ramës shansin që të bëjë të njëjtën gjë me Berishën, por që do cilësohej si "kompromis historik". Meta mund ta gjykojë si të pavlerë prishjen me Berishën për pavarësinë e gjyqësorit, edhe për një shkak tjetër disi më parimor. Në kushtet kur si alternativë e Berishës është po një Ramë që ka përqafuar formulën e Berishës (jo thjesht me fjalë, por me vepra fondamentale si amendimet e Kushtetutës) për një gjyqësor jo të pavarur, sakrifica e LSI do të humbiste kuptimin. Të paktën si taktikë politike. Lufta e paprinciptë e Ramës kundër LSI dhe pazaret e tij të rënda me Berishën, shfaqen sot si alibia më e mirë për atë që ka bërë, që mund të bëjë apo mos bëjë Meta. Dhe në këtë gjeratore ku trazohen parime, pasione, pragmatizëm madje edhe makiavelizëm, do të gatuhet ajo rezultante politike që sot shfaqet si sprova vendimtare e LSI dhe e Ilir Metës.