Të martën paradite, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u kujdes vetë që diskutimet në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të kishin sa më shumë jehonë. Ishte ai vetë që u kërkoi gazetarëve të qëndrojnë në sallë, ndërsa anëtarët e KLD-së ngrinin tonet njëri pas tjetrit, kundër gjykatave, për zvarritjen e proceseve gjyqësore. Të gjithë ishin në të njëjtën linjë: drejtësia po shkatërrohet, pasi gjykatat nuk janë në gjendje t‘i fillojnë apo t‘i përfundojnë proceset brenda afatit.
Për herë të parë, njerëzit që kontrollojnë drejtësinë në këtë vend folën para dhjetëra kamerave pa dorashka. Si pasojë e zvarritjes së qëllimshme të proceseve, kriminelë të rrezikshëm dalin nga burgu dhe njerëz të korruptuar nuk i nënshtrohen hetimit gjyqësor dhe nuk ndëshkohen. KLD urdhëroi nisjen e një vale kontrollesh për të verifikuar shkaqet e zvarritjes së proceseve, me karakter penal e civil, si përpjekja e parë serioze për ta shkundur gjykatën.
Por, të nesërmen e këtij zhvillimi të rëndësishëm në kupolën e drejtësisë, në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë ndodhi tallja dhe njëkohësisht sfida e radhës me drejtësinë. Procesi për ngjarjen më të rëndë të dekadës së fundit, vrasjen e 26 njerëzve në Gërdec, u shty sërish. Ai nuk u hap as në seancën e katërt. Si gjithmonë, njëri prej avokatëve kishte radhën për të munguar dhe gjykatësi komunikoi që seanca shtyhet pas një jave. Kështu ka ndodhur katër herë rresht dhe kështu do të ndodhë edhe pas një jave, kur një tjetër avokat do të ketë probleme shëndetësore. Kështu ka dy vjet e gjysmë që ndodh me procesin për dënimin e një prej bandave kriminale më të rrezikshme në vend, atë të Durrësit.
Pas afro 80 seancash, procesi nuk hapet dhe gjykatësit e shtyjnë sistematikisht me nga dy javë seancën pasardhëse. Kështu po ndodh me dhjetëra procese të tjera, ku njerëz të rrezikshëm, të akuzuar për krime të rënda, mbahen në burgje prej vitesh ende pa u dënuar. Gjykatësit justifikohen me mungesën e avokatëve, duke iu nënshtruar në rastin më të mirë, por duke bashkëpunuar në rastin më të keq, në mënyrë të vullnetshme me një grup njerëzish, të cilët nga mbrojtës ligjorë janë shndërruar në sekserë pazaresh mes kriminelëve dhe njerëzve të drejtësisë.
Gjykata është hallka finale e institucioneve të shtetit që bëjnë drejtësinë. Është një ushtri policësh, që hetojnë dhe ndjekin kriminelët ditën e natën, duke mbetur shumë herë edhe vetë viktima. Është një ushtri oficerësh e prokurorësh, që hetojnë mbi provat e policisë, që mbledhin dëshmi e hartojnë mijëra faqe për çdo dosje. Por në fund, kur kriminelët duhet të paguajnë krimin, kur të korruptuarit duhet të paguajnë vjedhjen dhe batakçinjtë mashtrimin, zinxhiri këputet. Shumë njerëz nuk deklarohen as fajtorë e as pa faj, ata thjeshtë nuk gjykohen dhe kjo e bën gjendjen edhe më të rëndë. Një bandë që akuzohet për vrasjen e 12 personave nuk gjykohet, sepse avokatët sjellin raporte mjekësore, të lëshuara nga mjekja e fëmijëve të lagjes. Një ministër i akuzuar për korrupsion nuk gjykohet për shkaqe banale procedurale. Një tjetër ministër, që akuzohet se shpërdoroi detyrën, duke lejuar punishten famëkeqe të Gërdecit, nuk gjykohet, sepse fitoi imunitet të ri, i cili fare mirë mund t‘i hiqet ashtu siç iu hoq i vjetri. Një biznesmen, një ish-drejtor dhe disa ish-ushtarakë të lartë, që akuzohen për vrasjen e 26 njerëzve, plagosjen e 200 të tjerëve e shkatërrimin e qindra shtëpive, sërish nuk gjykohen.
Disa nuk hyjnë fare në burgje e disa që janë brenda presin lirimin nga manovra e zvarritjes pa fund e proceseve. Korrupsioni e ka mbërthyer drejtësinë prej fyti dhe, pasi ka shkatërruar çdo moral njerëzor te togat e zeza, pasi kanë shkatërruar çdo qelizë ndershmërie e përkushtimi në detyrë, tashmë po shkatërron edhe detyrimin ligjor për ta bërë atë punë në mënyrë formale. Kurrë ndonjëherë në historinë e drejtësisë shqiptare, gjendja nuk ka qenë më dramatike. Ajo që po ndodh në Shqipëri është e paprecedent. Ne kemi sot një shtet që nuk bën dot gjyqe dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Këtu nuk mund të flitet më për sistem të sëmurë, të korruptuar apo me ndikim politik. Jemi përpara një kaosi total shtetëror dhe ku paralajmërimet e kreut të shtetit as që merren në konsideratë. Të konsideruar si perëndia në tokë, gjykatësit janë shndërruar në varrmihës të shtetit, në varrmihës të drejtësisë. Nuk po flasim këtu për rastet kur ata firmosin, pa iu dridhur dora, lirimin e trafikantëve të drogës, të cilët janë kapur duke transportuar dhjetëra kilogramë heroinë e kokainë, por për moszhvillimin fare të gjyqeve, një gjë që nuk ndodhte as në kohën kur drejtësinë e bënte pleqësia e fshatit. Ndaj, dhe kundër këtij fenomeni duhet të shkarkohen të gjitha bateritë e politikës, shoqërisë, medias dhe institucioneve të tjera shtetërore. Dhe ky revansh nuk duhet të konsiderohet kurrë ndërhyrje në punët e gjyqësorit. Askush nuk duhet të ndalë së bërtituri në këtë vend, derisa drejtësia të mbajë erë drejtësi.