Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Gjysma bosh dhe gjysma plot

Shkruar nga: Eduard Zaloshnja  
Botuar më: 25 vite më parë

Eduard Zaloshnja
Gjysma bosh dhe gjysma plot

Dhe asnjë prej tyre s'e ka të lehtë të përgjigjet. Por sidoqoftë, hamendjet nuk mungojnë, si publikisht, edhe privatisht. Rreshtat e mëposhtëm ofrojnë dy hamendje të tjera, ndër të shumtat që i janë ofruar publikut shqiptar. E para e sheh gjysmën e gotës bosh, ndërsa e dyta e sheh gjysmën e gotës plot. Gjysma e gotës bosh Megjithë shpresën e Lutz Salzman-it që kandidatët për deputetë të kenë distancë nga interesat ekonomike, duket se shumica e kandidatëve socialistë nuk do ta kenë një distancë të tillë. Madje, disa prej tyre janë bërë super të pasur nga afërsia me biznesin ose nga qënia pjesë e tij. Ndërkohë, shumica e komisionerëve të qendrave të votimit janë mijra herë më të varfër se ata. Duke patur parasysh rëndësinë që kanë këto zgjedhje për kandidatët socialistë, si dhe mbizotërimin e kulturës së korrupsionit në Shqipëri, të presupozosh se disa komisionerë të opozitës do të blihen nga kandidatë me xhepa të thellë socialistë nuk mund të konsiderohet fantazi e çfrenuar. Po të pranohet ky presupozim, është më se e lehtë të imagjinohet se si komisionerët e një qendre periferike votimi mund të "ndihmojnë" një kandidat të caktuar; në një moment oportun, ata mund të "votojnë" në emër të zgjedhësve që nuk paraqiten në qendrën e votimit. Dhe në qoftë se një numër i mjaftueshëm komisionerësh të opozitës e bëjnë këtë gjë, fitorja i shkon PS-së. Por jo zyrtarisht. Arsyeja e mungesës së vulës zyrtare të një fitoreje të tillë të PS-së gjendet në një nga nenet e kodit të ri zgjedhor, i cili përcakton se KQZ-ja mund ta marrë vendimin përfundimtar mbi fituesin e zgjedhjeve vetëm me një shumicë të kualifikuar prej pesë anëtarësh. Dhe ky nen krijon një problem jo të vogël për PS-në; tre nga shtatë anëtarët e KQZ-së janë nga njerzit më të besuar të Berishës. Pra, që fitorja e PS-së të zyrtarizohet, të paktën njëri prej tyre duhet të votojë kundër ankesave të opozitës. Dhe të parashikohet se njëri nga njerzit e Berishës në KQZ do ta tradhëtojë atë, ndryshe nga parashikimi për tradhëtinë e komisionerëve të varfër vendorë të opozitës, mund të konsiderohet një fantazi e çfrenuar. Në qoftë se ngjarjet do të rridhnin sipas këtij skenari pesimist, opozita me siguri do të fillonte protesta masive me shalla blu. Dhe nën presionin e brendshëm e të jashtëm, PS-ja do të detyrohej të pranonte krijimin e një qeverie të përkohëshme, e cila do të ngarkohej me përgatitjen e zgjedhjeve të tjera në një të ardhme të afërt. Që do të thotë se trenit shqiptar për në Bruksel do t'i duhej të bënte edhe një ndalesë tjetër të dhimshme. Gjysma e gotës plot Presupozimi kyç në skenarin e mësipërm është se, ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, një numër i madh votuesish nuk do të marrin pjesë në votime, duke krijuar kështu mundësinë që komisionerët e blerë t'i mbushin vetë kutitë e votimit. Por ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, ish-bojkotuesit mund të vendosin të votojnë kësaj rradhe. Ndër ish-bojkotuesit me orientim djathtas, disa mund t'ia japin votën koalicionit të udhëhequr nga PD-ja, e cila ndryshe nga viti 2001, ka ndërmarrë disa hapa që krijojnë përshtypjen se një ardhje e saj në pushtet do të përmirsonte qeverisjen. Ndërsa disa të tjerë mund t'ia japin votën LZHK-së, të tërhequr nga emri i Leka Zogut, birit të udhëheqësit që e shndërroi Shqipërinë nga një territor anarkik në një shtet funksional. Gjithashtu, ata mund ta shohin pjesmarrjen e LZHK-së në një qeveri të ardhme të djathtë si faktor amortizues kundrejt autoritarizmit të mundshëm të Berishës. Ndër ish-bojkotuesit me orientim majtas, disa mund t'ia japin votën LSI-së, të tërhequr nga qëndrimi i ashpër i saj ndaj korrupsionit dhe monopoleve, si dhe nga efekti amortizues që do të luante LSI-ja në një koalicion të majtë qeverisës. Ndërsa disa të tjerë (sidomos në Tiranë), të tërhequr nga rrugët e rregulluara gjatë qeverisjes së kryeqytetit nga Edi Rama, mund të votojnë për koalicionin e udhëhequr nga PS-ja. Kuptohet që edhe sikur të gjithë votuesit që jetojnë në Shqipëri të marrin pjesë në votime, nuk mund të shpresohet që shtigjet nga do të përpiqet të kalojë manipulimi i votave të bllokohen plotësisht. Për shembull, rreth 20% e votuesve jetojnë jashtë Shqipërisë, dhe komisionerët e blerë mund "të votojnë" në emër të tyre. Por një akt i tillë do të ishte shumë flagrant. Pra, lehtësisht i kapshëm nga vëzhguesit e zgjedhjeve. Një mënyrë tjetër manipulimi është edhe blerja e drejtpërdrejtë e votuesve. Por një operacion i këtij lloji do duhej të ishte masiv. Si i tillë, do të linte gjurmë. Dhe në kushtet kur komuniteti ndërkombëtar ia ka bërë të qartë qeverisë socialiste se nuk do të lejojë as manipulimin më të vogël në këto zgjedhje, ajo e di mirë se marzhin e tolerancës për manipulime që lënë gjurmë e ka shumë të vogël. Në qoftë se ngjarjet do të rridhnin sipas këtij skenari optimist, do të minimizohej probabiliteti si për manipulime nga socialistët, ashtu edhe për kontestime nga opozita. Dhe në këto kushte, do të rritej presioni ndërkombëtar ndaj KQZ-së për të dhënë një verdikt përfundimtar, pavarsisht se kujt do t'i përkiste fitorja. Që do të thotë se treni shqiptar nuk do ta ndërpriste rrugën e tij të gjatë për në Bruksel.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama