Pak kohë më parë, Mustafa Nano më pati pyetur në emisionin e tij për cilësinë e lajmeve televizive në Shqipëri. Përgjigjja ime ishte e thjeshtë: Mendoj se është shumë më e keqe se sa duhej të ishte, por nëse do të më pyesje se si do t’i bëja po të isha unë Drejtor lajmesh , përgjigja do të ishte: po kaq keq! Thënë ndryshe, doja të thoja se ajo që shohim çdo ditë në edicionet qendrore të lajmeve, pra produkti i një armate të tërë drejtorësh, gazetarësh, kameramanësh dhe regjisorësh, është thjeshtë mizerabël, jo për faj të tyre, por për faj të gjithë shoqërisë shqiptare, përfshi edhe mua personalisht.
Pak muaj më vonë, vijoj t’i qëndroj idesë se produkti që edicionet e lajmeve prodhojnë është shumë herë më i dobët se sa ai që duhet të jetë; se zhvillimi i jashtëzakonshëm i teknologjisë televizive në Shqipëri nuk është shoqëruar me rritjen e cilësisë së përmbajtjes së lajmeve dhe se mbi të gjitha ajo dominohet nga dy probleme të mëdha: ndikimi dhe nënshtrimi i plotë ndaj politikës dhe si pasojë e kësaj, braktisja në shumicën e rasteve i interesave publike dhe largimi nga problemet e vërteta të vendit.
Nuk ka asnjë dyshim se debati mbi gazetarinë në përgjithësi dhe misionin e saj; mbi raportet e pronarëve me profesionistët; apo ai i një produkti serioz por jo të ndjekur siç duhet me atë të një produkti më të përciptë, por më të prekshëm për publikun, pra si pasojë më popullor, janë tema të mëdha që shoqërojnë gjithë gazetarinë sot në botë. Nuk dua të ndalem në to sepse debatet e mëdha botërore bëhen edhe më komike kur ilustrohen me shembuj lokalë apo provincialë. Nuk dua të ndalem as tek një fenomen tipik shqiptar, i turpshëm dhe mbi të gjitha varrmihës për gazetarinë në Shqipëri që u vu re në zgjedhjet e fundit dhe vijon çdo ditë: ai i gazetarisë së kasetave. Gazetarët sot as që i ndjekin më evenimentet politike, as lejohen të hyjnë fare aty, as që i dëgjojnë fjalimet e liderëve apo diskutimet e tyre me publikun, por marrin në dorë ose ju dërgohet me shofer një kasetë, me kronikën e montuar në zyrat e forcës politike dhe sipas idesë që ajo ka për lajmin dhe servirjen e tij. Kjo normë që do bënte të skuqej secilin gazetar, në çdo cep të globit, është bërë thuajse e zakonshme në çdo ekran. Aq e zakonshme sa p.sh., lajmi për turin Rama – Lakrori nëpër Shqipëri, ishte i njëjtë në gjithë ato televizione ku unë e ndiqja. Për fatin tonë të keq, asnjë gazetar nuk di të thotë sot se ç’ndodh realisht në takimet politike të Ramës dhe as se cila është gjuha dhe filozofia e tij politike.
Duke mos i hyrë një problematike kaq të gjerë, ku përzihen interesa ekonomike, pasione politike që zbehin dhe dominojnë pasionin profesional, mungesë përgjegjësie apo filozofia e një pune thjeshtë sa për t’u bërë, dua të ndalem vetëm tek një aspekt që po shndërrohet në fenomen në edicionet qendrore të lajmeve: ai i dominimit të zëdhënësve!
Që prej ditës së konstituimit të Parlamentit, kam ndjekur me vëmendje edicionet qendrore të lajmeve dhe ajo që kam vënë re dhe që po bëhet gjithnjë e më dominuese, është parada e pasens e zëdhënësve të partive. Lajmi i vërtetë po vdes, gazetaria po ashtu dhe ajo që përcakton titujt kryesorë të lajmeve është prania e zëdhënësve apo interesi politik i tyre. Struktura është e qartë. Për ta mbajtur gjallë frymën politike, opozita cakton një zëdhënës apo deputet të bëjë një deklaratë politike. Deklarata politike mund të ketë ose mos të ketë fare lidhje me lajmin e ditës. Thjeshtë, ajo konsiderohet si prani mediatike nga një forcë politike dhe shihet si e tillë. Deklaratës së parë i përgjigjet kryesisht maxhoranca, fillimisht PD e më pas LSI.
Për lajmin del edhe një zëdhënës i PR dhe një tjetër i PSD dhe në fund të ditës, zëdhënësit që debatojnë me njëri-tjetrin në distancë, në edicionet qendrore të lajmeve janë produkti më i rëndësishëm mediatik. Për fatin tonë të keq, politika nuk vihet në funksion të lajmit të ditës dhe qëndrimit ndaj tij, por është ajo që prodhon lajmin e ditës, ka apo s’ka ky interes për publikun. Pra thënë ndryshe, media nuk ndjek dhe as prodhon lajmin e ditës si në çdo vend të botës, në funksion të interesit publik për t’u informuar, por e le gjithçka në dorë të tekave politike të partive dhe zëdhënësve të tyre. Unë e kuptoj që zëdhënësit dhe qëndrimet e partive të përdoren në funksion të lajmit të ditës; që ata të citohen njëri pas tjetrit për të bërë edhe kontrastin e qëndrimeve ndaj ngjarjeve. Por që zëdhënësit të përcaktojnë axhendën e ditës së gazetarisë, shpesh me qëndrime apo probleme që s’kanë asnjë lidhje me koherencën, ky është një fenomen më shumë se qesharak. Jam i sigurtë se sot në Shqipëri, më popullorë janë zëdhënësit e partive që shahen në distancë se sa këngëtarët e BBF!
Fatkeqësisht, ky fenomen problematik, ka sjellë një seri pasojash.
E para, shoqëria po politizohet gjithnjë e më shumë dhe partitë po zënë një vend dominant që s’e kanë pasur gjithnjë.
E dyta, gazetaria po harron problemet e vërteta të vendit dhe të shoqërisë duke u zhytur në sherrnajën politike të partive.
E treta, gazetarët po humbin intuitën e tyre, duke u shfaqur thjesht si mbajtës mikrofonash të zëdhënësve politikë dhe duke u rrënuar profesionalisht.
Kjo klimë që ngjan më e thjeshtë për gazetarinë, që redukton ndjeshëm investimin dhe lodhjen e tyre; që i bën gazetarët të jenë të rregull me të gjitha forcat politike, është në fakt, një atentat ndaj shtypit të lirë, misionit të tij dhe ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë. Përderisa kjo histori të vazhdojë, ne nuk do të kemi një axhendë natyrale të zhvillimeve, por një axhendë false dhe të imponuar, ku diferenca do të bëhet se cili zëdhënës apo zëdhënëse do ta recitojë më bukur dhe më bindës tekstin, po s’do të kemi as verifikim të tij dhe as investigimin, dy parimet bazë për hir të së cilave ka nisur misioni fisnik i gazetarit…