Në përpjekje për të qetësuar debatin që ka hapur media lidhur me përcaktimin e kufirit ujor mes Republikës së Shqipërisë dhe fqinjit të saj, Greqisë, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ftoi në një tryezë dje drejtues të gazetave e televizioneve, opinionistë dhe studiues, të cilët kanë qenë të angazhuar publikisht për këtë çështje. Drejtues të ushtrisë, që kanë qenë në grupin negociator për përcaktimin e kufirit, prezantuan një material të gjatë, për të hedhur poshtë pretendimet që janë ngritur në media nga ish-ekspertë të ushtrisë dhe studiues, të cilët akuzojnë palën shqiptare për qëndrime inferiore gjatë hartimit të vijës kufitare. Me një shqetësim që duhet mirëkuptuar dhe mbështetur, ekspertë të ushtrisë, studiues dhe juristë të së drejtës ndërkombëtare, kanë ditë që denoncojnë një marrëveshje që, sipas tyre, i njeh Greqisë më shumtë sipërfaqe ujore, duke dëmtuar interesat kombëtare shqiptare.
Dje, ndërsa u përpoqën të qetësojnë mediat në këtë debat, qeveria në fakt nisi fazën e parë të bërjes transparente të marrëveshjes me Greqinë. Specialistë të ushtrisë ofruan fakte shkencore dhe argumente ligjore, duke treguar deri në detaje mënyrën e ndarjes së sipërfaqes ujore. Të dhënat e ofruara prej Ministrisë së Mbrojtjes rrëzojnë deri diku pretendimet e deritanishme të eksperteve për një devijim të vijës kufitare në dëm të interesave shqiptare, duke argumentuar pasaktësi në hartat e publikuara deri tani në media. Pa mundur dot të ofrojmë në këto radhë argumentet e ushtarakëve, ata që ishin në tryezën e ministrit të Mbrojtjes krijuan paraprakisht bindjen se kufiri ujor mes Greqisë dhe Shqipërisë është i përcaktuar teknikisht, bazuar mbi legjislacionin ndërkombëtar për administrimin e territoreve ujore. Gjithashtu, argumentet që u ofruan për metodat teknike të përcaktimit të vijës zyrtare kufitare, zbehin së paku alarmet e ngritura për veprime qëllimisht të këqija, në dëm të interesave kombëtare. Duke qëndruar te faktet e deritanishme, pro dhe kundër, mund të thuhet se grupi shqiptar i negociatorëve nuk i ka shitur interesat e vendit.
Duhet të saktësojmë se vija kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë, sipas marrëveshjes që pritet të ratifikohet, nuk është një riformulim, por vija e parë zyrtare, pasi deri tani mes dy vendeve nuk ka pasur një kufi të përcaktuar. Si kufi ishte pranuar, deri tani ishte pranuar në heshtje nga të dy vendet, një vijë imagjinare, të cilën e kishin respektuar në mënyrë tradicionale të dy vendet. Referuar këtij kufiri imagjinar, Shqipëria humb territore ujore, por teknikisht ato humbje janë të pashmangshme, bazuar në hartën gjeografike dhe ligjet ndërkombëtare për përcaktimin e kufijve. Ne duhet të dimë gjithashtu se në të njëjtat kushte Greqia është edhe me Turqinë, ku për gjatë gjithë bregdetit nuk ka një kufi të vijëzuar në mënyrë zyrtare. Një debat i gjerë për këtë çështje mund të nxjerrë në sipërfaqe të tjera probleme, por duke pranuar aforfe se vija kufitare është e përcaktuar teknikisht korrekt, koha kur ajo u bë, mënyra se si dhe mungesa e transparencës ngrenë një mori pikëpyetjesh. Kjo, pasi, botën nuk e vënë në lëvizje inxhinierët dhe teknicenët, por politika dhe diplomacia. Dhe, në këtë drejtim grekët kanë ditur ta përdorin mirë diplomacinë në shërbim të interesave të tyre.
Ja disa pyetje që duhet të na shqetësojnë politikisht ne shqiptarëve:
Përse kërkesa për përcaktimin e vijës kufitare u kërkua me ngulm nga Greqia?
Përse pati kaq shumë nxitim, sa e gjithë puna filloi e përfundoi në më pak se një vit dhe ku grupet negociatore u takuan vetëm 3 herë?
Përse Greqia kërkoi ligjërimin e kufirit më Shqipërinë, kur asnjë herë nuk ka qenë e kërcënuar dhe nuk kërkoi zyrtarizimin e kufirit me Turqinë?
Përse shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani, e konsideroi marrëveshjen si arritje strategjike, kur nga Shqipëria asnjëherë nuk kishte ardhur qoftë edhe incidenti më i vogël kufitar, madje kanë qenë shqiptarët viktima të shpeshta të policisë kufitare greke?
Çfarë zhvillimi ndodhi që Athina kërkoi papritur përcaktimin e kufirit detar, e madje e kishte bërë gati edhe hartën e re dhe ua vuri ekspertëve tanë përpara, që në takimin e parë negociues?
A ka Greqia interesa ekonomike dhe gjeostrategjike, të afërta apo afatgjata, në Detin Jon dhe ngushticën e Otrantos?
A ka projekte ndërkombëtare energjetike, që pas vijëzimit të kufirit e lënë Shqipërinë jashtë interesave?
Përse asnjëherë më parë pala shqiptare nuk kishte bërë transparente marrëveshjen, kur kufiri nuk është çështje e një qeverie, por çështje kombëtare?
Dhe së fundi, në këmbim të urgjencës greke, përse pala shqiptare nuk kërkoi paralelisht dhe saktësimin dhe zgjidhjen e problemeve që lidhen me kufirit tokësor apo të kërkonte koncensione për zgjidhjen e çështjeve të tjera, që kanë mbetur pezull historikisht?
Këto dhe shumë pyetje të tjera vijnë natyrshëm përballë një zhvillimi të tillë, i cili kurrë nuk duhet të bëhet në mënyrë të nxituar, pasi ato janë zhvillime të pakthyeshme e të pakorrigjueshme më. Padyshim që është e drejtë e çdo vendi të dijë dhe saktësojë se ku i ka kufijtë e tij, dhe këtu Greqinë nuk mund ta paragjykojmë. Por, edhe sikur kufiri të jetë përcaktuar në mënyrën më të mundshme korrekte, sërish Shqipëria nuk duhet ta shesë lirë plotësimin e kërkesës greke. Në fund të fundit diplomacia prandaj është, për të përfituar sa dhe kur të mundet dhe jo të kënaqet nga elozhet, apo edhe më keq, nga ndonjë koncension elektoral. Marrëveshja mund të ketë edhe plot anë të tjera të pazbardhura, ndaj puna më e ngutshme që duhet bërë tani për tani, është shtyrja e ratifikimit në Kuvend dhe bërja e saj tërësisht publike dhe përfshirja e saj në një diskutim më të gjerë ekspertësh, pro dhe kundër.