Vjedhja është realiteti që po e konflikton shoqërinë shqiptare, në një raport të padukshëm, por tejet të rrezikshëm. Madje, dimensioni real i saj është vështirë të rrëfehet, por ai pëshpëritës është realisht shumë i frikshëm. Arma e shumicës së opozitarëve të sotëm shqiptarë, në formën e akuzës për vjedhje të ngjara e të pangjara, po krijon një frikë dhe dyshim të përmasave gjithërrokëse. Kjo mësymje po bëhet e tejetshtrirë, në të gjitha fushat në ekonomi, në administratë, në të ashtuquajturën reformë qesharake të pronësimit të tokës, në arsim, në kulturë dhe sidomos në marrëdhëniet politike. Rasti i përleshjes së qytetarëve të Orikumit në Rrethin e Vlorës me policinë lokale, për shkak të konfliktit pronësor mbi një truall, është shëmbëlltyra reale e konfliktit të fshehur dhe të papranuar në një masë të madhe në gjithë vendin. Ai sherr i përkohshëm është një majë ajsbergu për korrupsionin e frikshëm me pronat dhe tokën jo vetëm në Vlorë, por kudo ku ndodh investimi perspektiv turistik, ai urbanizues apo edhe shtimi industrial. Në këto fusha, vjedhja është normë dhe akt fatvendosës.
Për këtë shkak në pesë vjetët e fundit nëpër dyert e gjykatave shqiptare dhe nëpër kronikat e prokurorisë dhe Policisë së Shtetit shënohet dyfishim i konflikteve, akuzave dhe penalizimeve. Në kaq vite, ne dhe e ashtuquajtura pjesë e shëndetshme e klasës sonë politike, përjetuam shqetësimin se po abuzonin qeveritë e socialistëve në pushtetin e tyre 8-vjeçar. Na tromaksën bëmat e dikurshme të ish-kryeministrit Fatos Nano. Na habiste tarifa e përfolur publikisht për udhëtimet dhe hotelet luksoze, për itineraret ekzotike dhe orarin e shprishur të punës si Kryeministër. Reaguam atëkohë, në një mënyrë shumëplanëshe. Besuam se rotacioni i realizuar me përpikmëri dhe paqe politike në vitin 2005 na dha shpresën iluzive se tranzicioni do të mbërrinte shumë shpejt në finishin e vet, për të qenë më pas qytetarë të një vendi me krenarinë e anëtarësimit në BE.
Mirëpo, në këtë rrugë pesëvjeçare të qeverisjes, së pari prej të djathtëve të kryesuar nga zoti Berisha dhe së fundi në bashkëqeverisje edhe prej të ardhurit si i majtë, Ilir Meta, skepticizmi po bëhet edhe më i theksuar. Nuk është fjala për një skepticizëm që shton, me vend e pa vend, opozitarizmi, e aq më tepër, refuzimi bojkotues i opozitarëve të Edi Ramës. Jo. Është fjala për një realitet i cili po e shumëfishon negativisht raportin midis dyshimit dhe besimit, për ndryshim dhe rritje të vlerave institucionale të shoqërisë. Kjo klasë politike është rikthyer në aktin e zhbërjes së paqes dhe dialogut mes vetes. Në katër vjetët e parë të qeverisjes "Berisha 2", kryeopozitari Edi Rama u investua suksesshëm si kryeopozitari që zhbëri konfliktualitetin në marrëdhëniet pozitë-opozitë. Ndodhi kjo, pasi në vitin e parë të mandatit qeverisës të të djathtëve, shumëkush dyshonte se Rama do të ishte një politikan agresiv, konfliktual dhe pse jo edhe radikal. Në mediumet tona në vitin 2005, shpaloseshin opinione, analiza dhe komente të cilat i bënin tejet të shtuara dilemat se cila do të jetë opozita e majtë shqiptare pas vitit 2005. Koha rrodhi dhe në tre vjetët e radhës, Edi Rama e fitoi betejën me paragjykimin publik.
Mirëpo ç‘ngjau pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009?! Opozita e Edi Ramës është futur në një itinerar të ri të aksionit politik, pra atë të ecjes në dy muaj bojkot parlamentar. Është një qëndrim jo shqetësues, por alarmues, për realitetin politik dhe institucional të vendit. Gjatë javës së shkuar, Edi Rama nga foltorja me sfond peizazhi në selinë e tij politike, paralajmëroi rrënimin institucional të shtetit. Kushdo që e njeh gjuhën e politikës dhe sidomos kumtin politologjik të oratorisë së një kryeopozitari kërcënues, duhet të verë në shërbim vëmendjen. Ky vend ka marrë prova të tepërta prej konfliktit rrënues politik, në periudhën e postkomunizmit. Shqipëria nuk ka më arsye dhe takat të përballet me paralizë krizash politike dhe aq më tepër pengesa që sjellin rrënim administrate dhe institucionesh. Këto dy muaj të mandatit të ri qeverisës, kontrasti i marrëdhënies politike pozitë-opozitë është bërë më i thellë. Konfliktualiteti po shtohet rrezikshëm. Antagonizmi po merr përmasa të shtrirjes dhe veprimit në mënyrë transversale. Po bjerret sintonia ndërinstitucionale dhe sidomos, po përvijohen qartë defekte në marrëdhëniet midis pushteteve. Kriza nuk është më një mundësi për të na frikësuar, por një e sapofutur në "derë të shtëpisë". Legjislativi është prej dy muajsh, si ajo shtëpia që ia mban çelësat vetëm një palë.
Qeveria është në punë, por e pakontrolluar dhe pa asnjë mekanizëm oponencial që të mund të ndajë të mirën nga e mira abuzuese, apo projektin nga plani nepotik. Drejtësia është shndërruar në pushtet i akuzuar dhe i sulmuar. Shteti është në një marrëdhënie shqetësuese të mosauditimit prej institucioneve apo mekanizmave të pavarur. Rrezikshëm palët po investojnë diplomacinë kundërthënëse jo vetëm në takimet dhe dialogun me sejmenë dhe ambasadorë, por edhe në prezencën institucionale të vendit në BE apo SHBA. Liria si frymë dhe sjellje në demokracinë e vendit, po bjerret, duke u sfumuar prej indiferencës dhe oportunitetit korruptiv. Imazhi i vendit si republikë e rumpallës po rikthehet vrullshëm, si në vitet më të stigmatizuara të tranzicionit.
Me një fjalë, kjo tablo e vendit, nuk favorizon perspektivën dhe vizionin gjithëdashës të integrimit. Kjo tablo ofron vetëm mundësinë e humbjes së punës së vlershme dhe shtimin e zhgënjimit prej antivlerës. Buritë e shtuara me vend e pa vend për vjedhjen në këtë vend dhe këtë realitet, po e shndërrojnë Shqipërinë në imazhin e "republikës së vjedhjes". Vjedhja nuk është më veprim i copëzuar individësh, grupesh apo zyrtarësh, ajo është bërë një e vërtetë që ka mbërthyer shumëçka dhe sidomos dy palët. Vjedhja është një recidivizëm administratorësh në këtë Shqipëri. Socialistët në shumicë, si administrues të pushtetit lokal dhe demokrato-integruesit në pushtetin qendror, janë vënë në garën e akuzimit për abuzim dhe vjedhje.
Dy grupet e këtij aktrimi politik kanë evituar mundësinë e peshimit të vjedhjes reale që ndodh në Republikë. Kjo skemë është tipike mafioze, ajo ngjan me Italinë e viteve 1960-1970. Fatkeqësisht jemi në imazhin e atij konstatimi që Indro Montanelli jepte në vitet 1939 te libri "Shqipëria një dhe njëmijë":"…problemi është një dhe vetëm një; kthinorizmi". Kthinorizmi sjell amullinë. "Ndërsa kariesi që e mundon këtë popull janë vështirësitë që dalin për shndërrimin e elementit homo në homo politicus, në kuptimin modern që i japim ne kësaj shprehjeje".
Vjedhja është fryma dhe sjellja e parë e palëve në pushtet dhe me pushtet. Në këtë skemë vendosjeje, në këtë marrëdhënie konflikti dhe dasie politike, as pozita dhe as opozita, nuk mund ta fitojnë betejën dhe misionin tjetërsues të realitetit vjedhës. Se po vonon kjo nismë dhe nevoja e këtij luajaliteti, prandaj në opinionin publik dominon përshtypja e një gjëme të madhe morale. Vrasja morale vijon të ndodhë në thellësi dhe në shumëshfaqje të kësaj jete. Matanë pretendimit të ndarë të palëve për të drejtën e pretenduar, fshihet ndërgjegjja e njollosur e tyre prej vjedhjes ose prej flirteve të përsëritura me vjedhësit.