Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Rama,Fushata dhe...Pasuria Kombetare

Shkruar nga: Nevrus Nazarko  
Botuar më: 25 vite më parë

Nevrus Nazarko
Rama,Fushata dhe...Pasuria Kombetare

Para disa ditesh po shihja ne Top-Channel nje emision ku i ftuari i rastit ishte kryetari i bashkise se Tiranes, z. Edi Rama. Mendova se do te shihja dicka interesante dhe te degjoja me veshet e mi vizionin e Rames per te ardhmen, ndaj u pergatita ta ndjek me vemendje. Rezistova deri aty ku biseda u torr rreth Partise Socialiste dhe mundesise se Rames per te krijuar ndonje parti ose fraksion me vete... Rreth nje vit me pare, Rama, i dale fresket nga kuvendi i kongresmeneve i frymezuar nga cka ndodhi atje, dhe ne baze te postulatit te priftit "shihni c'bej une dhe mos beni si bej une", leshoi anatemen se do te ishte tradhti kombetare po te vinte ne pushtet opozita. Kjo teori behej qesharake e dale nga goja e Rames per dy arsye: Se pari, duke pare katandisjen e PS-se ne nje parti kongresmenesh te majmur dhe makuterisht te pasuruar nga aferat e pista te shfrytezimit te pushtetit, nje parti qe papritur nuk i jepte firmat e duhura ish-presidentit Mejdani per te kandiduar perballe Nanos, kerkonte t'i impononte popullit shqiptar te drejten per te rrezuar kete te keqe te madhe. Se dyti, nje freshist i vonuar si Rama, qe pretendon se eshte anti-konformist dhe eksentrik, mund te gjente nje shprehje me te goditur se krahasimi me tradhti kombetare, por mund ta quante, te themi, te votosh per opoziten do te thote te sjellesh ne pushtet antidoten e Robert Cimcakizit, ose rotacioni i pushtetit mund te sjelle ne pushtet "rruspat kunder korrupsionit." Po le ta leme te kaluaren dhe te merremi me te tashmen, d.m.th. me fushaten elektorale te kesaj vere dhe te shohim metamorfozen e Rames. Para disa javesh ai ndermori nje turne ne veri te vendit, si "i ftuar" nga kryetaret e bashkive te ketyre vendeve per t'u dhene leksione demokracie (por dhe per t'ju treguar medaljen e "world mayor" qe mori disa kohe me pare!) Pasi artikullshkruesi nuk ka qene ne asnje nga keto mbledhje keshilluese, moralcopetuese, edukativo-propagandistike po mundohem te sajoj se cfare u tha dhe cfare duhej t'u ishte thene pjesemarresve. Rama 1: Pjesemarres dhe ndjekes (e perdor kete pershendetje per t'u thene qe jam mbi partite ne s'kemi te majte dhe te djathte por vjeles tatimesh dhe dembele). E shoh gjendjen tuaj te mjeruar dhe nuk mund te mohoj se jam i indinjuar me realitetin q` me rrethon (pa perfshire ju), i indinjuar me Partine Demokratike qe ju ka lene ne kete gjendje, i indinjuar nga mungesa e investimeve ne kete zone te vendit, i zhgenjyer nga qeveritaret aktuale lokale, i zhgenjyer nga qeveritaret para 1996, madje i zhgenjyer edhe nga sistemi monist i para 90-s. Po si mund te dalim nga kjo situate? Votoni per alternativen, per progresin per nje force te re qe mund te krijohet pas disa kohesh, ose me e preferuara mos votoni fare, se keshtu ulet probabiliteti qe te vuani me shume se kaq sa keni vuajtur. Po do thoni ju, perfaqesimi, cfare m..t perfaqesimi, ju a e kuptoni qe edhe une s'jam i perfaqesuar ndonese hyra ne PS pardje, dhe madje me vullnet nga poshte dhe me orientim nga lart? Kjo ishte nje pjese e fjalimit qe u mbajt, por ja cfare kishte nder mend vertet t'u thoshte Rama i 91-92-it. Rama 2: Zonja dhe zoterinj, kam ardhur mes jush per te qare hallet ne kete moment kur vendin e ka pllakosur varferia, permbytjet, korrupsioni, trafiqet dhe pastrimi i parave. N.q.se ju kujtohet dikur kam thene qe te votosh per opoziten eshte tradhti kombetare. Ju prapeseprape per opoziten votuat pa i marre parasysh piskamat e mia. Aferim ju qofte more tradhtare, qe ia dhate votat opozites. A e shihni varferine qe ju ka pllakosur ketu? Po papunesine? Po prostitucionin e kriminalitetin? Po cfare eshte kjo more tradhtare, ne krahasim me ato qe po vuajme ne ne Tirane? Ne krahasim me vitin 1939, papunesia ka vajtur 65 per qind dhe megjithese une dola nje dite bregut te Lanes te rekrutoja te rinj fshesaxhinj ata te gjithe donin te beheshin tatimore. Po a e dini ju more demokrate se buxheti i Tiranes i akordon $700 dollare cdo banori, e ne Shkoder kjo shume eshte 250 dollare per fryme. A e dini ju se rreth 70 per qind e parave te pista te droges e trafiqeve ilegale investohen (pastrohen) ne Tirane e juve ju mbetet afro 4-5 per qind? Pra a doni qe te ndryshoni dicka nga keto shifra? Votoni per alternativen, ate alternative qe do t'ua them une pasi te me mbushet mendja se Nano nuk ka ndermend te leshoje PS-ne. Ne vend te mbylljes: Pasi Nano u vu ne dijeni te fjalimit te pare te Rames (dhe pasi pa transkriptin e fjalimit te dyte) i pezmatur dhe nen efektet e avujve dehes te rakise permetare (mos ja permendni Skraparin kryetarit) sokelliu si dikur Ai ne pleniumet e partise meme te Edit: Po a e di ai qafiri se pa Partine Socialiste nuk merr dot as 9 per qind te votave ne Tirane? Kjo sokellime e dha efektin e vet menjehere. Edi e kuptoi se kryetari mund te fillonte prape nga ajo historia e thonjve te paprere te Parisit, dhe vendosi te beje "mea culpa". Kete radhe fjalimi nuk ishte para nje audience nga Veriu demokrat por nje emisioni televiziv qe shihet edhe ne Jug. Terheqja e Edit i kaloi edhe parashikimet me te guximshme te kryetarit. "Partia Socialiste eshte pasuria me e madhe kombetare qe ka vendi yne",- deklaronte ne ekstaze Edvini. Kete me kapi veshi kur me doli gjumi, dhe mu kujtua thirrja e njohur e Qifos ne "Portokalli"; arr-arrr- arr- arrr- po kadale mer ti, o kapterrr, kadale mer jahu se po na e shton kete rrethin e armiqve (nenkupto tradhtareve) se sipas atij postulatit te se tretes te barabarte, na i bie qe kush mundohet ta dobesoje (larg qofte) PS-ne (d.m.th. pasurine me te madhe kombetare) na qenka tradhtar apo jo mer jahu? Vetetimthi mendja me vajti tek Berisha, Meta, Lesi, Milo, Pollo, Mediu e te tjere, dhe ne mend po me fluturonin gjyqe ku eta te fundit do te akuzoheshin per tradhti kombetare me motivacionin: "Keni punuar per dobesimin e pasurise me te madhe kombetare sic eshte Partia Socialiste (e kongresmeneve). Gjykates te dhjamur dhe prokurore sadiste ferkonin duart gjithe gezim se me ne fund nderi u vu ne vend: - edhe ai copapak pluralizem u percoll ne varr. Me keto mendime te zymta me erdhi prape nje gjume i shqetesuar...

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama