Mediat dhe Politika
Leter e hapur drejtuar dy Presidentëve Shqiptarë
Te dashur President z. Fatmir Sejdiu dhe z. Bamir Topi!
Sot jemi deshmitare te nje politike aktuale qe eshte duke rrezikuar fjalen e lire, jemi deshmitare se eshte duke u sulmuar gazetaria hulumtuese dhe kritikuese. Eshte bere zakon ne politikat shqiptare, qe njerezit numer nje te politikave, te shfrytezojne fuqine politike dhe te provojne te frikesojne dhe vene nen sundim mediat masive. Qeverite tona, e vecanerisht keto te fundit, pambarimisht, jane duke tentuar qe llojin e informacioneve ta percaktojne ofansivisht, temen e dites ta influencojne medialisht. Keto duan qe mediat te prodhojne ndodhi e lajme qe i shkojne per shtat vetem "kameras dhe lapsit" se mediave qe keto i kane nen kontrroll.
Pse e them kete?
Ne Kosovë e Shqipëri eshte duke u instrumentalizuar sistemi medial i transportimit te lajmeve te perzgjedhuara. Dhe, kjo nen trysnine direkte te politikave ne pushtet. Prandaj do deshiroja nga autoriteti Juaj i cmuar, qe te beni "te pamunduren" dhe te ndaloni e te ndikoni per mosndikimin e politikes ne media, sepse kjo eshte duke i zene frymen zhvillimit normal te proceseve politike e sociale ne shoqerine tone.
Ju lutem shume, ashtu sic i lutet dhe gjunjezohet femija prindit te dashur, te ndikoni qe qeveritaret dhe paria politike te mos kene ndikim ne formen dhe permbajtjen e porosise se ndertimit te lajmit. Sepse, sipas mendjes se ca partiakeve shqiptar –ne Tirane e Prishtine-, mediat po u dashkan te aktivizohen e te ndermarrin nje mori hapash per ndermjetesimin dhe mbrojtjen e interesave partiake, ekonomike, personale e familjare te njerzve ne pushtet.
Te dashur Presidente!
Varesia e mediave nga politka ne pushtet, cdo here ishte dhe do jete kancer per zhvillimin progresiv te shoqerise shqiptare.
Edhe sot, si me pare, kryeministrat e te dy vendeve dhe politikat e tyre tentojne qe dobesite, te metat dhe deficitin politik e demokratik ta kompensojne, maskojne dhe falsifikojne permes "kontrollit te fuqizuar" te mediave.
Edhe sot, si me pare, partia ne pushtet eshte duke u kujdesur qe temat, dukurite negative te shoqerise sone, hallet dhe telashet qe do "kamzhikosen" nga keto, te jene te siguruara, "te pershtatshme" dhe "jo te nxehta". Si te shpjegohet fakti kur media hulumtuese, e cila kerkon llogari se si i "fiton" parate nje kryeminister apo nje politikan, te kercenohet e te dhunohet ashper, e njekohesisht, kjo, te mos gjykohet nga intelegjenca dhe shoqeria shqiptare?
Ky eshte nje reflektim i tmerrshem i shoqerise sone, te dashur President.
Po, kryeministrate "tane" shqiptar, pra politika ne pushtet e pa pushtet, kerkojne qe korrupsionin ekonomik, vjedhjen dhe deshtimet politke ti falsifikojne, ti grimcezojne dhe, mundesisht, ti asgjesojne permes okupimit dhe dhunimit te mediave.
Cfare te bejme?
Nuk duhet lejuar qe keto "politika" te gjejne mbeshtetje nga mediat me qellim per te perforcuar pozitat e tyre sunduese. Ju duhet te ndikoni qe mos denohet, sanksionohet, kercenohet dhe te mos burgoset media e pavarur dhe hulumtuese shqiptare. Une, te dashur Presidentet e mi, ka me shume se dhjete vite qe permes trajtesave dhe kritikave kam alarmuar publikisht per semndjen shqiptare te raportit “Mediat dhe Politika”. Dhe, perseri mendoj qe pavaresisht presionit nga politika, mediat dhe debati kritik nuk "guxon" te heshtet e te nderpritet; Spiralja e heshtjes duhet thyer. Te gjitha organizatat, shoqatat dhe klubet e gazetareve, intelektual e intelektuale, duhet te mbeshtesin, -permes debateve konstruktive- mediat qe jane nen presion dhe sulm nga politikat partiake. Ne te kunderten shoqëria jone do te kthehet ne nje spirale heshtjeje, qe do te na kujtonte erresiren "Goebelsiane".
Ndikoni, te dashur President, me gjithe rrespektin e madh qe Ju te dy keni ne eliten intelektuale, qe institucioni media te mos i imponohet "detyrimit dhe obligimit" ndaj kryeminsitrit.
Ndikoni, pashe Kishe e Xhami, qe idete liberale te lirise dhe pavaresise se shtypit te mos refuzohen, dhunohen e ndalohen.
Ndihmoni, pashë Toke e Qiell, te dashur President, qe sot te mos kerkohet te drejtohet dhe te kontrollohet forma dhe permbajtja e rrjedhjes se informimit dhe lajmit shqiptar per qejfe individuale, klanore e interese ekonomike....
Paqi faqen e bardhe e ju prifte e mbara!
Gezim MEKULI
Kontakto: gezim@mekuli.com
Gëzim Mekuli
- M.A in Media Science and Rhethoric, University in Bergen, Norway
- Communication, University in Agder, Norway
- Film, Media and Communication, University in Oslo, Norway
- Political science, University in Mainz, Germany
- English language and litteratur, University in Prishtina, Kosova