E drejta në demokraci është e lëvizshme. Madje shpejt, ajo lëviz shumë shpejt dhe në këtë paqëndryeshmëri të së drejtës qëndron thelbi i një shoqërie demokratike. I tillë është rasti i konfliktit mes biznesmenit Rezart Taçi dhe gazetarit Mero Baze Biznesmeni Rezart Taçi po mbush javën në burg, duke vuajtur dënimin e paraburgimit pa afat, pas goditjes fizike të tij dhe të truprojave të tij ndaj gazetarit Mero Baze. Dhënia e vendimit “burg pa afat” dhe refuzimi i garancisë pasurore prej 100 mijë euro nga ana e Gjykatës së Tiranës është padyshim një teprim dhe një ndëshkim shproporcional në raport me faktin që kemi të bëjmë me periudhën e hetimit të çështjes.
I gjithë opinioni publik, të gjitha institucionet dhe përfaqësitë diplomatike e institucionet ndërkombëtare e dënuan gjestin e ulët të biznesmenit Rezart Taçi ndaj gazetarit Baze dhe kjo tashmë nuk ka asnjë mëdyshje. Ky rast ishte një alarm për lirinë e shtypit në këtë vend dhe ndjeshmëria ndaj këtij rasti kapi kuotat maksimale në të gjithë median shqiptare, nga protesta e gazetarëve e deri tek emisionet kryesore televizive.
Por sakaq mënyra e reagimit të drejtësisë ndaj këtij rasti duket shproporcionale. Është e arsyeshme që një rast i tillë të mund të trajtohet në kuadrin e “hetimit në gjendje të lirë” pa pasur nevojë për mbajtjen në paraburgim.
Rezart Taçi është gjithsesi një biznesmen dhe nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore se mund të përsërisë të tilla gjeste, nuk ka rrezik të arratiset apo nuk ka rrezikshmëri shoqërore që duhet izoluar në burg që drejtësia ta ketë të disponueshëm.
Janë të gjitha mundësitë që pas hetimit në gjendje të lirë dhe gjykimit, në bazë të një vendimi të drejtë dhe të paanshëm, dhe biznesmeni përkatës t’i bindet vendimit të drejtësisë dhe të vuajë atë dënim që drejtësia shqiptare do të japë për gjestin e tij në përputhje me ligjin shqiptar dhe në përputhje me faktin që ky konflikt ka ndodhur si një manifestim i rrezikimit të lirisë së shtypit.
Rasti Taçi – Baze, përjashto dënimin e qartë të dhunës së çfarëdo forme, aq më tepër ndaj gazetarëve, është një nga rastet e koklavitura që na provokon një gamë të gjerë diskutimesh lidhur me çështjet e mprehta të lirisë së shtypit në Shqipëri. E sigurtë është se asgjë nuk ngjan më si më parë, lidhur me çështjen e lirisë së shtypit. Një infrastrukturë e gjerë e ekonomisë së mediave është ngritur tashmë pas afro 20 vjetësh mëtimi të lirisë së shtypit dhe ekonomisë së tregut në këtë vend. Janë sofistikuar dhe bërë rrezik i madh për lirinë e medias lidhjet dhe trafiqet e interesave mes biznesit, pushtetit lokal dhe qendror, është kompromentuar rëndë reputacioni i korporatës së gazetarëve, për shkak të lidhjeve me qeverinë dhe politikën. Industrializimi i procesit mediatik e ka bërë të vërtetën mediatike të vërtetën zyrtare në këtë vend.
Bashkë me të gjitha këto është rrezikuar seriozisht repotacioni i korporatës së gazetarëve nga abuzimi me lirinë e medias, nga shpifja, nga fyerja dhe dëmtimi i reputacionit të personalitetit të individit, cenimi i reputacionit të biznesit apo i pasurisë së individëve. Për të dyja këto ka nevojë të hapet një diskutim i madh.