Kriza në vend është bërë realitet. Bojkoti i opozitës nuk imponoi ulje apo ndërhyrje për rikthimin e komunikimit politik mes dy protagonistëve dhe palëve të politikës sonë. Në mënyrën se si po rrjedhin zhvillimet, por sipas edhe njoftimit të kalendarit të aksionit dhe veprimit politik të kryeopozitarit Edi Rama dhe kundërpërgjigjes së Kryeministrit Sali Berisha, jemi në gjendje të mësojmë se ditë të rënda krize po na presin. Shpresa për ndërhyrje të aktorit apo faktorit të tretë është shumë më e paktë, pas pohimit dy ditë më parë në shtyp të kreut të delegacionit të KE-së në Tiranë, ambasadorit Lohan: "Ne kemi bërë thirrje për dialog politik. Fjala dialog do të thotë që ka dy pjesëmarrës në të, pra ne nuk kemi bërë thirrje për trialog, të themi duke përfshirë këtu Bashkimin Europian apo ndërkombëtarë të tjerë".
Ky pozicionim po i jep mundësi binomit Berisha-Rama të skajojnë qëndrimet dhe sjelljen kundrejt njëri-tjetrit. Kryeministri Berisha, dje në Parlament ka rikthyer oratorinë e tij të para viteve 2000. Një gjuhë e egër, tipike konfliktuale si e Berishës së parë, domethënë e atij të pasviteve ‘90. Rikthimi te referenca e triumfit të parë të tij, me baballarët punisto-mafiozë të kryesocialistëve të sotëm, as më pak e as më shumë është "rikapje e armës së vjetër". Arma s‘ka ndryshuar, e fatkeqësisht, as përdoruesi.
Në Shqipëri është rikthyer për përdorim antagonist arma e konfliktit. Fjalimi i djeshëm i Kryeministrit në Kuvend ishte pamëdyshje një ndër oratoritë më të egra politike të tij në adresë të kundërshtarit Rama, qysh nga viti 2005 e deri më sot. Paskëtaj, orët e ardhme janë orë të përthellimit të konfliktit dhe përplasjes.
Ky konflikt po krijon imazhin e një fushate të pakohë. Politika e kushtëzimit nisi qysh në kërkesën e vonuar të opozitës për hapjen e kutive zgjedhore. Shumëkush besoi se shumica mikse në Kuvend do të gjente mundësinë për ta zbritur kërkesën e vonuar të opozitës në një nivel uljeje në bisedim, duke krijuar një normë të re luajaliteti apo kompromisi. Mirëpo nuk ngjau kështu. Madje e pandodhura u shndërrua në një premisë krize dhe për pak ditë u konvertua në krizë. Situata është zyrtarizuar tashmë si krizë. Palët hyjnë të parat, pas tyre në krizë po zhytet komunikimi politik dhe sipas gjasave në ditët e afërta, në krizë do të ndihet realisht vendi dhe sidomos marrëdhëniet institucionale të vendit me organizmat ndërkombëtare. Axhenda politike e vendit është e bllokuar. Vetëm oratoritë po ndizen në gjithë motorët zhurmues dhe ndotës të tyre. Kuvendi monokrom pas fjalimit të djeshëm të Kryeministrit, mesa duket do të ndihet edhe më tepër institucion i bojkotuar. Imazhi i tij në ditët e ardhme ka për të qenë modeli i vetëm i mosfunksionalitetit normal të institucionit të njërit prej pushteteve më themelore të republikës, pra legjislativit. Demokracia, në vend dhe sidomos ajo institucionale, në kushtet e rikthimit të konfliktit të vjetër politik, është e rrezikuar në shumë rrafshe dhe në brendinë e saj themelore.
Rikthimi i konfliktit të kësaj jave mes dy protagonistëve Berisha-Rama është i njëjtë me konfliktin e viteve 1996-1998. Ai fjalor po paraprin radikalizimin e pashmangshëm mes aktorëve dhe palëve mbështetëse të tyre. Ky është ogur i keq jo për politikën, por për shoqërinë. Sensibiliteti që shkakton kjo përballje e egër, apo kësi farë oratorish armiqësore, e rikthejnë normalitetin e Shqipërisë së sotme në krahasime prapavajtëse.
Rikthimi i konfliktit politik nis nga përdorimi i pushtetit dhe sidomos i shtetit. Shenjat janë dhënë dhe konteksti i akuzave dhe informacionit të Kryeministrit në adresë të kryeopozitarit Rama si bashkëpunues me "Aldo Baret e pronave", e le të nënkuptueshme këtë tendencë të tashmënisur.
Në këto rrethana dhe në këtë kompleks zhvillimesh, të tretët kanë përgjegjësinë e detyrimin e ndërhyrjes. Mosdëgjueshmëria e politikanëve tanë, konkretisht zotit Berisha dhe zotit Rama, nuk duhet lënë në fatin e saj. Askush prej tyre sot nuk le idenë e ndërgjegjes së përgjegjshme për koston dhe faturën që i shkakton vendit rikthimi i konfliktit, tejzgjatja e pashmangshme e tranzicionit dhe sidomos shprishja e rregullit dhe rendit kushtetues. Rendja e mundshme e opozitës, për t‘ju përgjigjur Kryeministrit me të njëjtën gjuhë dhe reagim kryeneç, do të bëjë të mundur të saposhfaqet paraliza dhe bllokimi opozitar. Paralajmërimet janë bërë dhe skenari është afishuar. Me një fjalë, konflikti mbërriti plotësisht. Në ditët e pasfestës kombëtare, shqiptarët do të zhyten në marrëzinë e re të klasës, për të qenë zhurmëtarë sërish në arealet mediatike të botës dhe sidomos Europës.
Një kapitull i tillë rikonflikti, i padëshirueshëm sidomos për qytetarët, rrënjos pakënaqësinë ndaj klasës politike dhe sidomos edhe ndaj palës së tretë që nuk preferon të realizojë misionin ndërhyrës me pretekstin e refuzimit të trialogut. Kjo skotë nëpunësish europianë, të cilët fodullojnë në ditët e paqes dhe tërhiqen në orët e konfliktit, meriton denoncimin e detyrëpakryerve në misionin që financohet prej taksapaguesve të Bashkimit Europian. Heshtja e tyre e prishur vetëm prej apeleve burokratike është në një farë mënyre investim i heshtur për kohëzgjatje të paarsyeshme të qëndrimit në lojë, për këtë vend. Në këtë rikthim të "Damës plakë", pra konfliktit, edhe këta miq po marrin meritën e tyre të drejtpërdrejtë apo indirekt. Ata e dinë se sa të lehtë e kanë fshehjen përballë pyetjes: "Kush na e riktheu ‘Damën tonë plakë‘"?