E në të njejtën kohë, rikthimi në pushtet i Berishes, është ndëshkuar me sakrificën a Pirros, ku gëzimi i fitorës do zbehej e vanitej kundrejtë mundim-përipecive me të cilën fitorja arrihet. Ardhja e Berishes në krye të vendit është aq e vështirë sa është e nevojeshme, jo se nuk ka të tjerë por ngaqë të tjerët mbeten zogj të pa celur në vezat llukë-prishur ku ata janë mbytur. Të shpresosh ndërrimin e partive në pushtet pa rikthimin e Berishes është të ëndërrosh hedhjen e catisë pa ngulur themelet. Ndaj nëse Shqipëria, mbetur në udhekryq si makine e vjetër e ndryshkur, duhet të ndërroi gomat e shpuara- Partinë Socialiste, sëka tjetër alternetive përveë ri-marrjes në llucin e moëalit të vetë, të gomave që flaku në lajthitjen e rrëzimit të ëPiramidaveë - Partine Demokratike. Ky ri-ndërrim në udhën tone të lodheshme perms tymit të djegieve të endrarave tona si plehu i kazanve në perfiferi qytetesh, drejtë qytetrimit të evropës, me besime të marra Donkishotese, kur në fakt në më teper i afrohmi, territ barbaric të mesjetës, bëhet sa vjen e më tepër, Domëzdoshmëri Kombëtare. Domëzdoshmerinë e këtij rikthimi e impunon para se gjithash varferia mesjetare e kombit, ku egersia e Socializmit Kapitalist, mizorisht ushqehet duke thithur gjakun e pakët të Shqipërisë së mpakur, me shiringat e korrupsioni institucional. Zhytur ëdo ditë e më thellë në mjerimin e ligjeve pa dhëmbe të shtetit shqiptarë dhe dhëmbeve pa ligje të pushtetareve social-kapitalist, Shqipëria mishdjegur në zgarën e Evropës së shekullit të fundit të mijëvjeëarit që shkoi, pjekur e tretur sipas shijeve sllavo-ballkanike, mbetur me një luginë të hollë Myzeqeje, ndarë nga viset e veta më pjellore, prej kohës që kurrë nuk favorizoi Shqipërinë, nuk sheh tjetër rrugë shpetimi prej hellit nga ku rrotullohet, përveë ndërrimit urgjent të qeverisë, tani në fillimet e shekullit të parë të mijvjeëarit ku jemi. Berisha nuk është ilaci sherues nga kanceri i korrupsionit, por sëpaku është një qetesues më i mire se sa vet virusi- Partia Socialiste. Zgjedhja është e thjeshtë në prag të zgjedhjeve që po afrojnë. Ose vatren e kancerit, Parinë Socialiste, që zgjat metastazat nga tumorri në godinat qëndrore të PS-së nëpër të gjitha organët e trupit që dergjet, ose lëngjet e kimotherapisë qetesuese që edhe pse nuk shërojnë së paku luftojnë këtë sëmundje Partine Demokratike. Tjetër zgjidhje nuk ka për Shqipërine e për shqipëtartët. Nuk është se Shqipëria nuk gatoi figurë më të kompletuar se Berisha për të hequr nga kurrizi i vet kockë e lëkurë, qeveritartët Social-Kapitalist, që e kthyen vëndin në një Shtet Klan, ku sundon korrupsioni, anarkia, dhe e drejta jo ligjore e Partisë Shtet; njerëz të tillë mund të ketë plot, por mjerisht nëse ata egzistojnë, ose nuk kanë guxuar të dalin në dritën e diellit, e populli shqipëtar ska pse merr qiririn për ti kërkuar (Shqipëria akoma vazhdon të mbetet përëues i keq i energjisë elektrike) ose në patëin dalë në skenë ata ënde nuk kanë ditur të bindin votuesit në vënd se atyre mund tu besohet misioni e spastrimit të Ujrave të Zeza. Për vetë rrethanat që janë krijuar deri tani, të gjithë figurat e tjera të politikes shqipëtare, kundërshtarë të Partisë Shtet, nuk kanë mundur ta lartojnë veten në sytë e bashkëkombeseve si të aftë të marrin një numër të caktuar votash që do tëi siguronte vendit ndërrimin e qeverisë. Ndër partitë e tjera që nuk mund të rradhitën kurrësesi si kundërshtarë të Social-Kapitalisteve, përsonalitete butakesh që mbajnë ison e pushtetareve, nuk kanë ëfarë opcioni tëi ofrojnë vëndit dhe si të tillë ata nuk mund tëi impunojnë shqiptareve filozofizmen e stërdëgjuar të ëngrehu hoxh të ulët prifti aq më keq kur këta mund të jene splitime të reja brënda PS-esë. Ndaj tani për tani, duam a zduam, na pëlqen apo s'na pëlqen, mvaret se me c'lugë propagande hëngrem gjellën helmuese të së kujt partie, apo se kush na përkedheli e kush na dha shqelmin, e vetmja shpresë shpëtimi për Shqipërinë nga korrupsion dhe ligji i pashkruar i paligjeshmerisë, mbetet rikthimi i Berishës ose pajtimi me fatin, dhe heshtja për ata që na tallëpërqeshin me një kanal të hapur rishtazi në prag të ëdo zgjedhjeje, që vetëm prish dhe atë pjesë të pa prishur trotuaresh, sa për të vjedhur një grusht më tepër votash të pa merituara. Ngurrimi i shpërthimit të rebelimit tonë, për hire nostalgjish individuale apo lidhjesh shoqërore e miqesore me pushtetarë të vaëantë, bëhet përgjegjes jo i pakët, i faktit që Shqipëria zë vëndin e shtetit më të korruptuar të kontinentit. Gjendja e kolereshme në një meyrë a tjetër nuk është tërësisht faj i një partie të vetme, por faj kolektive i motos së pa shkruar ëPse të bëhem unë i keq apo cfarë më duhet mua!! Të zgjedhesh mes figurave politike, që dallgat e tranzicionit i sjellin me shumicë, një parti a një tjetër, nuk do të thotë se figura se cilës i jep votën, është figura e vetme që meriton votën tënde, për të shmangur suksesëshem ajzbergët e korrupsionit shtetëror. Ne jemi në mbytje e kur je në mbytje mund te kapesh pas së cilës dërrasë që është më e fortë se ajo që ke në dorë. E kjo dërrasë që duhët zënë derisa të ikim mbytjes për interes të fqinjeve, që me shtytjen e skafisteve të kuq, na hodhen në detë para se të na ëonin në Evropë, eshtë partia e Berishes.