Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Skafet, ndalimi një gabim!

Shkruar nga: Blendi Fevziu  
Botuar më: 16 vite më parë

Blendi Fevziu
Skafet, ndalimi një gabim!

Qeveria Shqiptare ka shtyrë edhe për tre vjet të tjerë moratoriumin anti skaf. Thënë me fjalë më të thjeshta, edhe në tre vitet e ardhshme, skafet, jahtet, mjete të tjera lundruese të tonazheve të ulta, kryesisht ato atraktive, nuk do të lejohen të lundrojnë në detet shqiptare.

Nuk ka asnjë dyshim se qëllimi kryesor vijon të jetë ai i tre viteve më parë. Forcimi i bindjes se Shqipëria është e gatshme të luftojë trafikun, me masa edhe nga më ekstremet, dhe e dyta përforcimi i kësaj bindjeje në prag të heqjes së vizave. Duke mos dyshuar në qëllimin e mirë të qeverisë shqiptare, nuk mund të mos thuhet se ky vendim është një vendim ekstrem, që bie ndesh me të drejtat e një pjese të qytetarëve dhe me strategjinë për zhvillimin e turizmit në vend. Po e nis nga kjo e fundit.

Gjithë zhvillimi ekonomik i tetë viteve të fundit ka dëshmuar se turizmi, dhe në mënyrë ekskluzive ai veror, i plazheve, është fusha më fitimprurëse dhe më e rëndësishme e ekonomisë shqiptare. Lulëzimi i hoteleve nga Velipoja në Ksamil, numri i shtuar i turistëve shqiptarë dhe të huaj, vëmendja e shtypit botëror, investimet e përqendruara në vendet bregdetare, fushatat publicitare dhe më gjerë, e vërtetojnë më së miri këtë. Por nuk ka asnjë dyshim se tentativa për të ngritur një turizëm masiv dhe fitimprurës bie ndesh me vendimin për ndalimin e skafeve dhe mjeteve lundruese në vend. Gjithkush e di se turizmi nuk është vetëm rëra dhe uji, por edhe argëtimet. Madje këto zënë një vend kryesor. Si mund t’i bësh atraktive brigjet shqiptare, në mungesën e plotë të mjeteve detare?! Si mund të jetë panorama blu shqiptare tërheqëse, kur mungojnë krejt velat dhe mjetet lundruese që i japin gjithsesi një pamje të pashlyeshme?! Si mund të vizitojnë turistët gjiret dhe shpatet e mrekullueshme të jugut që arrihen vetëm nga deti?! Këto janë vetëm disa nga momentet, por mund të renditen edhe shumë të tjera.

E dyta, vendimi për të ndaluar mjetet lundruese, frenon investimet në turizëm. Sidomos ato që lidhen me portet e jahteve, kantieret e vegjël të mirëmbajtjes dhe gjithë infrastrukturën e tyre. Zhvillimi i turizmit është i pandarë nga ky lloj investimi dhe në masterplanet e bregdetit parashikon disa molo të tillë. Nëse jahtet nuk do të lejohen, përse duhet të ndërtohen portet e tyre?!

E treta, vendimi për ndalimin e mjeteve lundruese, prek të drejtën e atyre qytetarëve, atyre pak qytetarëve, që dëshirojnë të kenë mjetet e tyre lundruese private dhe t’i përdorin ato. Edhe pse kjo kategori është një komunitet i vogël i kësaj shoqërie, kryesisht ajo që vjen nga biznesi, ka të drejtën e saj të pamohueshme që të gëzojë skafet, jahtet apo mjetet e tjera që ekzistojnë kudo në botë. Iniciativa e lirë dhe suksesi i tyre personal, jua ka dhënë këtë të drejtë dhe mohimi i saj, qoftë edhe pse i bëhet një pjese të vogël, atyre që Berisha i quan “borgjezët e rinj”, është një prekje direkte e të drejtave të njeriut.

E katërta, ligji krijon diskriminim. Jahtet me flamuj apo regjistrim të huaj, lejohen të lëvizin në Shqipëri; pronarët e tyre të huaj, po ashtu, ndërsa ata shqiptarë, jo. Kjo përbën diskriminim dhe duhet të eliminohet në rastin më të parë.

Për të gjitha këto arsye, moratoriumi për skafet nuk duhet parë si një shenjë vullneti për të bindur të huajt se ne jemi të gatshëm për të ndaluar çdo lloj trafiku, por edhe si një shkelje e të drejtave tona, që duhet korrigjuar shpejt.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama