Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Sistemi bankar dhe biznesi si faktorë zhvillimi

Shkruar nga: Eugenia Gjuraj  
Botuar më: 15 vite më parë

Eugenia Gjuraj
Sistemi bankar dhe biznesi si faktorë zhvillimi

Sistemi financiar është truri i ekonomisë së tregut. Rritja e profesionalizmit dhe transparencës të bankave në vendin tonë, është një kusht i rëndësishëm në zhvillimin e kësaj ekonomie.
E parë në këtë këndvështrim, trajtimi i diferencuar i bizneseve-klientë të bankave, bazuar në një histori krediti dhe stabilitet transaksiones, shihet si një domosdoshmëri. Kalimi i 90% e transaksionet financiar të biznesit përmes bankave, është nga njëra anë, një mbështetje e mëtejshme ligjore dhe morale për zhvillimin dhe konsolidimin e sistemit bankar, dhe nga ana tjetër obligon bankat, të bëjnë të mundur, rishikimin e tarifave të shërbimit, që për pasojë sjell lehtësimin e kostove në marrëdhëniet me bankat, duke aplikuar një trajtim të diferencuar të këtyre klientëve. Ky trajtim i diferencuar do të arrihej përmes një analize të përditësuar të një baze të dhënash, e strukturuar mbi kritere të sakta, e cila do t’i paraprijë një analize potenciale risku dhe pse jo, do të mundësonte prezantimin në treg të paketave të diferencuara të produkteve bankare dhe do të diferenconte kriteret e kreditimit, dhënë bizneseve të vogla dhe të mesme, për qëllime investimi, apo financimi të kapitalit qarkullues.

Gjithashtu, një vëmendje duhet t’i kushtohet edhe rritjes së transparencës së shërbimeve bankare dhe fuqizimit të  kuadrit rregullativ te mbrojtjes së klientit, nga praktikat e mundshme abuzive të sistemit financiar. Në kushtet ku Niveli i njohurive ekonomiko-financiar i klientëve të bankave, i ndikuar nga një sërë faktorësh si, shumëllojshmëria dhe sofistikimi i produkteve dhe shërbimeve financiare, zhvillimi i shpejtë i teknologjisë, lëvizjet demografike të popullsisë nga zonat rurale në ato urbane, historia personale e secilit me financat, e kanë bërë huadhënien më të përhapur, dhe si pasojë, mungesa e njohurive ndaj saj, bën të pamundur marrjen e informacionit në kohën e duhur.

Prandaj është shumë e nevojshme prezantimi sa më i qartë dhe transparent i paketës kontraktuale të nënshkruar mes klientit dhe bankës, termat e një kontrate, normat e interesit, afatet, penalitetet, përcaktimin e monedhës etj.

Në përshpejtimin e procedurave dhe efeciencën operacionale, vlen të konsiderohet e rëndësishme, saktësimi i dokumentacionit që shoqëron procedurën e dhënies së kredive. Në më të shumtën e rasteve dokumentacioni i publikuar si i kërkuar nga sektori i analizës së riskut në banka, nuk është realisht as 20% i tërësisë së dokumenteve që shoqëron në përfundim, dosjen e klientit për shqyrtim. Eshtë e kuptueshme që llojshmëria e dokumenteve të kërkuara varion nga kërkesat për kreditim. Në rast se do të ekzistonte për çdo klient/biznes, një bazë e analizuar e të dhënave do të limitohej dhe saktësohej me transparencë dokumentacioni shoqërues, gjë që do të diktonte shkurtimin e kohës dhe rritjen e efeciencës së shqyrtimit të dosjeve, si dhe do të garantonte një vendimmarrje objektive.
Nga vetë sipërmarrjet private, duhet të investohet me urgjencë dhe prioritet, në përmirësimin e sistemeve të drejtimit, të kontrollit, si dhe në rritjen e aftësive parashikuese, duke konsoliduar një staf profesional dhe të kualifikuar, në të gjitha nivelet, menaxheriale dhe operacionale. Kjo sipërmarrje private do të performojë me standarde, efeciencë, vizion afatgjatë, e mbështetur në analiza të qarta dhe plane biznesi që sigurojnë suksesin e investimit. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në komunikim të vazhdueshëm me bankat e nivelit të dytë i bën thirrje këtyre të fundit, aktorë të rëndësishëm të këtij tregu që të reagojnë dhe të reflektojnë uljen e normës së interesit, e cila do të përkthehet në rritje të kreditimit të sektorit privat.

Në këtë drejtim Dhoma e Tregtisë ka dhënë dhe jep kontributin e saj konkret, e të qenit, partneri më i rëndësishëm i Biznesit në Shqipëri, me profesionalizmin e stafit të dy departamenteve të reja të ngritura pranë kësaj Dhome: Qendrës së Trajnimit Professional dhe Departamentin e Riskut dhe Studimit të Tregut.

Parimi që e udhëheq këtë qendër është profesionalizmi, që do të thotë pavarësi dhe sukses i sipërmarrjes private. Kjo Qendër Trajnimi ofron kurse profesionale të menaxhimit të cilësisë, menaxhimit financiar dhe të sistemit të standardeve, të drejtuar nga lektore të huaj dhe vendas, më eksperiencë të gjatë në këto fusha. Menaxhimi i cilësisë dhe ai financiar kanë vlera cilësore të shumëfishta: dikojnë cilësi të produkteve të ofruara, analizë reale të  kostos së prodhimit dhe jo vetëm kaq, por ngritje e këtij koncepti në një sistem të llogaritjes e saj, formalizim të biznesit, standarde reale dhe jo fiktive. Në këtë qendër po implementohet një tjetër projekt i rëndësishëm, krijimi i një baze të dhënash e kapaciteteve dhe burimeve njerëzore. Kjo bazë të dhënash, është e ndërtuar mbi kriteret sektoriale dhe analizë tregu, është e strukturuar profesionalisht dhe do t’i prezantohet dhe furnizojë sipërmarrjen private, me një staf profesional të intervistuar dhe të testuar nga panele të specializuara të huaja dhe vendase. E gjitha kjo do t’i ofrohet bizneseve në formën e një pakete shërbimesh. Sipërmarrja private, do të ketë mundësinë e një asistence profesionale të ofruar nga burime të specializuara të Departamentit të Riskut dhe të Studimit të Tregut pranë Dhomës së Tregtisë, në hartimin e planeve të biznesit me fokus investimet afatmesme dhe afatgjata, që kontribuojnë në ruajtjen e balancave sektoriale të zhvillimit të vendit.

*Drejtore Ekzekutive, Dhoma e Tregtisë & Industrisë Tiranë

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama