Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Letër e hapur për Z.Lubonja dhe Z.Nano

Shkruar nga: Rezart Taçi  
Botuar më: 15 vite më parë

Rezart Taçi
Letër e hapur për Z.Lubonja dhe Z.Nano

Deri në Nëntorin e kaluar, kur gënjeshtrat e kolegut tuaj, Z.Baze më bënë që të gjendesha i burgosur padrejtësisht, mora mbi vete fajin e mos përgjigjeve dhe mos paditjeve ndaj polemistëve për shpifje (me qëllim po përdor fjalën "polemist", sepse "gazetarët" punojnë mbi fakte dhe investigime). E mësova në mënyrën më të vështirë, Nëntorin e kaluar, që zakoni im I vjetër i mos përgjigjeve ndaj fyerjeve dhe paditjeve ndaj shpifjeve, mund të dëmtojë familjen time dhe shume miq dhe kolegë të mi, të cilët më kanë dhënë besimin e tyre. Që prej atëherë, unë kam vendosur të ndryshoj. Unë nuk do të qëndroj më indiferent ndaj fyerjeve dhe do të përdor të gjitha mjetet ligjore për ti dhënë fund shpifjeve.

Ju të dy kritikoni me forcë vendimin e kompanisë sime për të sjellë Real Madridin që të luante me një nga skuadrat tona (siç mund të ishte ajo e Gramozit ). Ju të dy kujtoni shumën e tepruar të parave që Taci Oil do ti kishte paguar Real Madridit që të vinte dhe të luante këtu në Tiranë. Nëse do ju kishte interesuar që të pyesnit, unë do ju kisha dhënë përgjigje pyetjeve tuaja duke ju konfirmuar që nderi i të paturit Realin ne Tirane ka qenë fryt i marrëdhënieve miqësore dhe profesionale që na lidhin me drejtuesit e këtij Klubi. Po kush po vret mendjen, përderisa ju nuk jeni gazetare, ju nuk kontrolloni fakte! Po, Z. Nano, paratë e fituara nga shitja e biletave të ndeshjes kanë shkuar për ata që kanë vuajtur nga përmbytjet në Shqipërinë e Veriut. Po ju zoti Nano? Çfarë keni bërë për ta? Rehat ne Tiranë, a keni bërë ndonjë gjë? Është e lehtë të kritikosh, por për të bërë, madje edhe pak, është më e vështirë. Sigurisht, unë mund edhe të mos organizoja asnjë ndeshje këtu në Tiranë, dhe unë mund të përballoja privatisht të shijoja në mënyrë egoiste dhe diskrete aq ndeshje të Real Madridit sa të dëshiroja, dhe ju as që nuk do ta dinit. Kjo ndodh vetëm se unë dua që buxheti i marketingut të grupit Taci Oil ti shërbejë sigurisht imazhit të kompanisë, por edhe atij të mbarë vendit. A i përbuzni aq shume juve vendin dhe qytetarët tanë sa që të mendoni se ata nuk e meritojnë një ndeshje të Real Madridit në shtëpinë e tyre?

Ju të dy vazhdimisht supozoni se si e kam krijuar unë biznesin tim, por as nuk behet fjalë që të investigoni! Z. Lubonja ka një përgjigje: "një vend në duart e gangsterëve si ky baron nafte". Për z. Nano "nuk kam ndonjë kureshtje kushedi se çfarë për të njohur gjëra nga bota e rrëmujshme dhe e mistershme e sipërmarrjes shqiptare". E vërteta është se unë kam punuar jashtëzakonisht për më se tetëmbëdhjetë vjet, 12-16 orë në ditë, me shumë pak fundjava, dhe pa pushime. Por kjo nuk është mjaftueshëm për ju, kështu që ju duhet të fyeni, dhe jo vetëm mua, por të gjithë sipërmarrësit e këtij vendi, ata që bëjnë gjëra me duart "e tyre të pista". Për shkak të vendimit që kam marrë të cituar më sipër, mos u ndjeni të befasuar kur të gjendeni të paditur, pasi unë nuk do të toleroj më që të quhem (shprehimisht ose me nënkuptim) një "gangster" apo një "bos i mafias". Unë do të përdor të gjitha mjetet e Drejtësisë dhe ligjit për të ndaluar çdokënd të më fyeje mua, jo aq shumë për vete, por për familjen time, miqtë e mi dhe kolegët e mi që lëndohen nga këto akuza të pajustifikuara.

"Panem et Circenses"! Po, vërtet, Grupi Taci krenohet që siguron, brenda kufijve të tij modest, "Circenses" cilësor. Por në artikujt tuaj te hidhur, ju keni harruar "Panem"! Grupi Taci (duke përfshirë ARMO-n) tani punëson rreth 2,000 punonjës, që përfaqësojnë 2,000 familje në këtë vend. Në vitin 2009 Grupi Taci & ARMO është  renditur si taksapaguesi më I madh. Për të marrë këto fakte nuk kishit nevojë për të investiguar shumë, mjafton ti drejtoheshit autoriteteve përkatëse dhe vetë Grupit Taci. Por jo, ju ishit shumë të zënë, duke mbushur stilolapsat me helm dhe xhelozi. Unë ju ftoj të dyve që të vizitoni me mua rafineritë tona në Ballsh dhe në Fier, dhe të flisni lirisht me punonjësit tanë. Unë jam I bindur se ata nuk kanë nostalgji për ditët kur kompania e tyre ishte shtetërore. Ju do të shihni se çfarë sfide kemi trashëguar nga komunizmi dhe investimet e jashtëzakonshme që ne tani duhet të kryejmë për të kapur dhjetëra vite, në të cilat nuk është investuar pothuaj fare. Po, kam krenarinë e të qenit një sipërmarrës, dhe që duhet të investoj një shumë të madhe parash për të kapur hapin e dhjetëra viteve te keq menaxhuara. Por kam frikë, se ju do të duhet të jeni të gatshëm të ndotni këpucët dhe të largoheni nga komoditeti tuaj për të vizituar botën reale!

Z. Lubonja, Shqipëria nuk ka nevojë për një ose dy "Taci, Naci". Shqipëria ka nevojë për dhjetëra "Taci, Naci" për të ndihmuar këtë vend. Ju jeni të shqetësuar për reputacionin e vendit tonë? Çfarë mendoni ju se bëni duke quajtur çdo sipërmarrës të këtij vendi një "gangster" ose duke aluduar për botën kumbuese të sipërmarrjes si "atë të rrëmujshme dhe te mistershme të sipërmarrjes shqiptare"? Ju vetëm ngushëlloni ata jashtë vendit që e lidhin vendin tonë me aktivitete mafioze, dhe ju vetëm ngushëlloni një stereotip te mefshte. Por është e vërtetë që ju mund tju ketë marrë malli për ditët kur gjithçka ishte shtetërore dhe në duart e një partie të vetme. Kjo është politike, dhe unë nuk jam i interesuar për ketë dhe vazhdoj të jem vetëm një sipërmarrës. Romakët thane: "A bove ante, ab asino retro, a stulto undique caveto' (kini kujdes nga demi para syve, gomari në shpinë dhe budallenjtë përreth). Nga tani e tutje unë nuk do ti lejoj te kalojnë këto lloj artikujsh pa përgjigje.

Z. Lubonja citon Churchillin (një ironi!). Për veten time unë do të ndjek këshillën e Sir Winston (pasi mbi te gjitha ai ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të demokracisë dhe kapitalizmit): "Suksesi është përfundimtar, dështimi nuk është fatal: është guximi për të vazhduar që ka vlerë".

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama