Pesë vjet më parë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të holokaustit. Këtë vit Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit i kushtohet “Trashëgimisë së Mbijetesës,” për të theksuar mësimet universale që të mbijetuarit i përcjellin brezave të mëpasmë. Duke qenë se mbeten çdo vit më pak të mbijetuar që mund të tregojnë historitë e tyre, është nevojë urgjente që kjo trashëgimi të ndahet me njerëzit kudo, për të nxitur respekt për diversitetin dhe të drejtat e njeriut për brezat që do të vijnë.
Duke pasur këtë në mend, Presidenti Obama ka caktuar një Delegacion Presidencial të nivelit të lartë për në Krakovë të Polonisë, për të marrë pjesë në përkujtimin e 65 vjetorit të Çlirimit të Aushvicit më 27 janar.
Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit nuk është i njohur aq sa meriton. Është diçka me të cilën të gjithë shqiptarët mund të krenohen. Është diçka që i ka rrënjët në atë që shkruante Ambasadori i Sh.B.A. në Shqipëri Herman Bernstain gazetës së Nju Jorkut The Jewish Daily Bulletin, në vitin 1934: “Në Shqipëri nuk gjen dot as edhe një gjurmë të vetme të çfarëdo diskriminimi kundër hebrenjve, për arsye se Shqipëria është njëri ndër vendet e rralla në Evropën e ditëve të sotme, ku nuk ekzistojnë paragjykimi dhe konfliktet fetare, megjithëse vetë popullsia shqiptare është e ndarë në tri fe.”
Shqipëria mund të bëjë gjithmonë më shumë për t’i treguar botës historinë e vet të shkëlqyer, për të parandaluar persekutimin e hebrenjve në tokën e saj. Disa shqiptarë janë duke bërë pikërisht këtë. Për shembull, Profesor Shaban Sinani. Punimet e tij të shumta dokumentojnë që edhe në vitet më të errëta të holokaustit, në Shqipëri ndodhi një bashkim i të gjitha kaheve politike dhe besimeve fetare – antifashistë dhe profashistë, komunistë dhe nacionalistë, myslimanë dhe të krishterë, besimtarë dhe jobesimtarë – për t’u siguruar që asnjë hebreu të strehuar në Shqipëri nuk do t’i hynte gjemb në këmbë. Mund të përmendja edhe dokumentaret e shkëlqyer të gazetares së Top Channel dhe historianes Monika Stafa.
Jam i kënaqur që Bashkia e Tiranës po luan rolin e vet të rëndësishëm për të përcjellë trashëgiminë, duke përcaktuar një vendndodhje për Monumentin Përkujtimor të Holokaustit këtu në kryeqytet.
Gjithashtu, ishte kënaqësi kur dëgjova që vitin e kaluar, Bashkia e Beratit emëroi një prej rrugëve të qytetit “Hebrenjtë.” Edhe ky është një kontribut për të përcjellë trashëgiminë e mbijetesës, për t’u mësuar brezave të ardhshëm mësimet e rëndësishme të nxjerra nga holokausti dhe nga aktet heroike të shqiptarëve gjatë atyre kohërave të tmerrshme.
Në anglisht, themi se një foto vlen sa një mijë fjalë. Fotografia përkrah këtyre pak fjalëve të mia ilustron vërtetësinë e kësaj thënieje. Është një foto e vitit 1943 e Refik Veselit – ai dhe familja e tij ishin shqiptarët e parë që u njohën nga qendra e dokumentacionit të holokaustit Yad Vashem si “Fisnikë Mes Kombeve” – duke mbajtur në krahë dy vajzat e familjes hebreje Mandili, e cila kishte gjetur strehë në Shqipëri.
Kjo foto, e cila bën kontrast të mprehtë dhe frymëzues me mijëra fotot e hebrenjve nga pjesë të tjera të Evropës gjatë regjimit nazist, flet vëllime të tëra fjalësh mbi trimërinë me të cilën shqiptarët ruajtën humanizmin e tyre gjatë një kohe barbarie. Shqipëria ka trashëgiminë e saj dhe është një trashëgimi të cilën bota meriton ta njohë dhe nderojë.
* Ambasador i SHBA në Tiranë