Deri kur me gazetarucët e UNMIK-ut dhe EULEX-it?
- Mediat dhe politika -
Është dëshiruar qëmoti që mediat shqipe të mbrojnë interesat kulturore, ekonomike e politike kombëtare; E jo ato partiake. Secili "komb i mençur" ka të paktën një medium ”te paprekur” e të forte që mbron interesat afatgjate kombëtare. Kështu vepron edhe kombi gjerman e Gjermania, kombi anglez e Anglia, kështu vepron kombi francez e Franca, kombi norvegjez e Norvegjia e, që besa, të gjitha kombet e shtetet tjera me vetëdije të qartë politike e kombëtare....
Shtrohet pyetja e thjeshtë, por gjithsesi e madhe:
- Cila gazetë shqipe mbron interesat kombëtare shqiptare?
- Cili televizion shqip ka një strategji afatgjate kombëtare?
- Cila radio tenton të ndalojë përdhunimin e akademikëve kritikë e të pavarur; akademikë të cilët mbrojnë teorinë e bashkimit të shqiptarëve në Shqipërinë tonë historike?
- Cili redaktor e redaktore tenton të pengojë falsifikimin dhe shtrembërimin e historiografisë shqiptare?
- Cili gazetar apo gazetare bën përpjekje për të ringritur statusin tonë kulturor, ekonomik e politik, brenda në Shqipëri, Kosovë e jashtë saj?
Mediat shqipe në Tirane, Shkup e Prishtinë janë zëdhënës të neokolonialistëve, janë mbrojtës të partiakucëve e liderucëve partiakë.
Mediat shqipe janë shndërruar ëe fabrikë për të fituar para, e jo për të rindërtuar, informuar e gdhendur kombin e lodhur shqiptar.
Deri kur me gazetarucët e UNMIK-ut dhe EULEX-it?
Shqiptarët janë lodhur: Ne meritojmë media tjera.
Shqiptaret meritojnë të jenë të shëndetshëm e të mirëinformuar.
Mendoni, gjykoni dhe bojkotoni mediat e UNMIK-ut e mediat partiake; Le të ndërtojmë media shqipe me intelektualë e akademikë universitar... le t’i përbuzim mediat e ndërtuara nga partitë fanatike dhe "të tjerët"....
PO, NE MUNDEMI.
"YES WE CAN!"
Kontakto: gezim@mekuli.com
www.mekulipress.com