Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

TRYEZA!

Shkruar nga: Blendi Fevziu  
Botuar më: 15 vite më parë

Blendi Fevziu
TRYEZA!

E lakuar në gjithë format e saj, e projektuar në gjithë këndet e shikimit, Tryeza, është konsideruar si çelsi i artë për të zgjidhur ngërçin politik shqiptar, që vjen si pasojë e refuzimit të opozitës për të qenë në Parlament. Nuk ka asnjë dyshim që një tryezë, një takim, një bisedë ballë për ballë mund të prodhojë shumë më tepër sesa barrikadimi i palëve në pozicionet e tyre dhe qitja nga larg e akuzave dhe kundërakuzave; nuk ka asnjë dyshim që dialogu është forma e artë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve; nuk ka po ashtu asnjë dyshim që secila palë, duhet të konsiderojë zgjidhjen më të rëndësishme sesa konfliktin. Në këtë rast ka edhe një element më shumë. Një institucion i papërfshirë në këtë histori, ai i Presidentit të Republikës është inkurajuar të nxisë dialogun dhe të organizojë takimin e pritshëm midis palëve. Deri më sot, Presidenti është shprehur se do të ndërhyjë vetëm nëse palët ja kërkojnë këtë gjë. Me sugjerimin e Këshillit të Evropës, palët kanë dhënë të dyja miratimin e tyre. Por dialogu dhe gjetja e konsensusit duket se po reduktohet thjesht si një problem forme sesa përmbajtje. Po kthehet si në një epope kreshnikësh, ku Muji dhe Halili ulen përballë për t’i shtrënguar dorën njëri–tjetrit. Nuk ka asnjë dyshim që forma, tavolina, biseda konfrontimi, kanë rëndësinë e tyre.

Asnjë marrëveshje nuk mund të funksionojë pa uljen përballë të dy liderëve, pa firmën dhe shtrëngimin e duarve, por marrëveshja në vetvete, nuk duhet të arrihet detyrimisht dhe vetëm në tryezë. Presidenti ka rastin e artë të ulet me palët, të negociojë me to, për të gjetur një variant më të përafruar të dy qëndrimeve të tyre ekstreme. Ai mund të shfrytëzojë të gjitha mjetet dhe rrugët e komunikimit për të hartuar një marrëveshje që të jetë e pranueshme nga palët dhe mbi bazën e saj dhe me pëlqimin e tyre të ulen në tavolinë për të diskutuar detajet dhe implementimin. Në këtë rast, roli i Presidentit do të ishte tejet i rëndësishëm. Në të kundër, Tryeza si qëllim në vetvete nuk do të kishte asnjë vlerë. Përkundrazi. Duke ndjekur ligjërimin e disa përfaqësuesve të opozitës, duket sikur më e rëndësishme është tryeza dhe përfaqësimi sesa përfundimi i saj. Çdo të ndodhë nëse palët ulen në tryezë pa konsultime dhe përafrime paraprake të qëndrimeve?! Mund të ndodhë që secila palë të përsërisë qëndrimin e saj tashmë të njohur, që të dy liderët e forcave politike të pozicionohen edhe më në postet e tyre dhe tryeza të jetë e dështuar. Atëherë, kjo tryezë e ka ndihmuar apo rënduar më shumë ngërçin politik në vend? Një tryezë e dështuar, ku janë ulur Presidenti i Republikës, Kryeministri i vendit dhe Kryetar i PD, Shefi i Opozitës dhe Kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit, është për Shqipërinë shumë herë më e rëndë dhe e dëmshme sesa një tryezë e munguar. Ndaj Presidenti që ka marrë përsipër një nismë të tillë (edhe pse ai ende nuk ka folur publikisht, por ka marrë ftesën e palëve dhe bekimin e KE), dhe vetë aktorët duhet të fillojnë negociatat sa më parë, mundësisht në heshtje që Shqipëria të ketë një zgjidhej dhe jo një shfaqje politike thjeshtë për të mbushur studio televizive dhe faqet e gazetave!


Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama