A na lejohet emfatizmi?! Pas goditjes akute të krizës financiare, ekonomia globale po futet në fazën e ngadaltë të rritjes ekonomike. Po ndërkaq, niveli i papunësisë edhe në vendet e industrializuara do të vazhdojë të mbetet ende relativisht i lartë. Në fakt, ato kërkojnë një kohë të nevojshme për konsolidim. Bile, financat publike në këto vende janë “holluar” në mënyrë të dukshme, për arsye të krizës, por dhe si të nevojave, që shtohen dita-ditës nga moshimi i popullsive të tyre. Në terma monetarë, inflacioni pritet të mbahet deri diku në kontroll, sidomos në ato vende ku bankat qendrore gëzojnë një nivel të lartë pavarësie.
Parë me këtë sy “realist”, Shqipëria, pavarësisht deklaratave “emfatike” kryeministrore, nuk duket aq e “pajisur” nga ana konceptore e praktike, politike e strukturore, disiplinore e teknologjike, për të përballuar pa një maturi dinamike e kohë të gjatë një sfidë të tillë. Dhe, mbi të gjitha, për të zotëruar burime financiare të mjaftueshme në luftën kundër papunësisë e zgjerimin e tregut të punës; apo, në përgjithësi, edhe për t’iu përgjigjur kërkesave normale të tregut, pa të cilat rritja mbetet e vështirë. Bile, rënia e fuqisë blerëse dhe rritja e çmimeve po bëhen dita-ditës problematike. Kurse, ndërkohë, nevojiten masa të reja për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit privat, vitaliteti i të cilit, përtej ndërhyrjeve qeveritare, mund ta qetësojë e stabilizojë deri diku ekonominë shqiptare. Por, dhe në një plan shumë më të gjerë për t’u rezistuar sado pak tendencave proteksioniste apo diskriminuese të ekonomive të fuqishme, ndrydhjeve monopoliste e trysnive shumëkombëshe. Në këto kushte, duket tejet sarkastike, pretendimi për shtetin e mirëqenies sociale, edhe duke qenë ai fare larg llojit të tillë!...
Pamje të shtetit të mirëqenies sociale. Janë të mundshme disa pamje të ndryshme të shtetit të mirëqenies sociale. Ecuria e tyre lidhet ngushtë me programe publike në zonën e shëndetit, transferimit të ardhurave, edukimit e trajnimit (përfshirë dhe ato të tregut të punës) apo shërbimeve të ndryshme sociale (përfshirë asistencën, strehimin, etj.) Prej këtyre pamjeve mund të veçohen 3 modele: ai liberal, i mbështetur në taksa (sidomos tek ato që kanë si burim të ardhurat e ulëta); ai korporatist, në të cilin përfshihet kontributi i të punësuarit dhe i punësuesit, në mungesë të ndonjë mbulese universale (një skemë e tillë kontributesh individuale ndeshet, praktikisht, në Itali, ku dhe “familja tradicionale” është një element i rëndësishëm); dhe, së fundi, ai social-demokrat, që ka një mbulesë universale dhe mbështetet në një kontratë cilësore (p.sh., një skemë të tillë më të zhvilluar social-demokrate të shtetit të mirëqenies sociale e ka Suedia). Po aq i rëndësishëm është dhe dallimi midis vlerave bazë në këto skema. Kështu, mund të veçohet skema reziduale, ku shteti shërben si burimi fundor, kurse tregu e familja janë parësore. Një skemë e tillë lidhet dhe me arritjet industriale, madje zhvillimi drejtpërsëdrejti reflektohet në mirëqenie. Po ashtu, e rëndësishme është dhe shpërndarja e të ardhurave, bile mirëqenia shihet si mënyrë për të reduktuar ndarjet sociale, në kuadër të një kapitalizimi sa më human. Por, ndryshe nga Suedia, Shqipëria është tepër larg një skeme të tillë!
Sidoqoftë, shteti i mirëqenies, kudo në botë, pavarësisht tipit konkret, po përballet me një situatë krize, veçanërisht në pamjen e një krize fiskale. Në përgjigje të saj janë të mundshme dy rrugë: a) duke bërë axhustime (por duke ruajtur shtetin e mirëqenies sociale), apo b) duke hequr dorë nga shteti i mirëqenies sociale. Pra, sipas “variantit” të dytë, ai po i mbyll ditët e veta! Shumë më afër këtij varianti të dytë është Shqipëria. Por, nuk është vetëm ajo! “Shteti i mirëqenies” në shumë vende, si në Shqipëri, po dështon në qëndrueshmërinë e tij. Natyrisht, ai ka pasur meritat e tij, duke arritur qëllime të rëndësishme, por ama sot ai mbetet tepër i kushtueshëm për vende të tilla. Ndoshta, dhe përtej këtij grupi!...
Presionet fiskale. Përgjithësisht, për një krizë fiskale, ka disa shkaqe që e favorizojnë atë. Krahas korrupsionit, në krizën fiskale që po asfikson mirëqenien sociale, ndikojnë p.sh.: rritja e moshës mesatare, niveli i lartë i papunësisë afatshkurtër e afatgjatë, etj. Madje, zvogëlimi në vite i forcave të afta për punë e bën, gjithnjë më problematike mbështetjen e skemave të pensionit. Në fakt, nga që popullsia në moshë pune duhet të mbështesë pjesën e njerëzve në pension apo gjeneratën jo në moshë pune, ajo duhet të jetë ekonomikisht sa më aktive dhe relativisht e arsyeshme në kërkesat e saj për pagën apo rritjen e saj. Aq më e vështirë bëhet zgjidhja kur përqindja e të papunëve bëhet shqetësuese, siç është dhe rasti shqiptar. Prandaj, një synim i rëndësishëm për çdo qeveri është mbajtja e një niveli sa më të ulët papunësie. Përndryshe kostot rezultojnë dyfishe: të papunët thithin burime të konsiderueshme nga sistemi në asistimin e tyre dhe, nga ana tjetër, ata nuk janë të aftë të kontribuojnë më për mbështetjen e asaj moshe në pension, që jeton tashmë në një kohë shumë më të gjatë. Ky është dhe thelbi i krizës fiskale, apo “gjë e gjëza” e shtetit të mirëqenies sociale. Përfytyroni tani “ngërçin” shqiptar!...
Kriza fiskale kapërcehet. Shumë specialistë mendojnë se shteti i mirëqenies sociale është në kolaps, nga vetë pesha e tij. Prandaj, duhen reduktuar kostot e këtij shteti pa prekur kapacitetet asistenciale të tij. Këtij qëllimi i shërben diferencimi i kostove të përbërëseve të ndryshme të mirëqenies, sipas moshave. P.sh., bërthama e shpenzimeve të edukimit duhet të lidhet me moshën, të orientohen më shumë shpenzimet e shëndetit për lindjet, më tepër kujdes në vitet e para të pas lindjes, për moshën e tretë, etj. Po ashtu, duhet të ridimensionohet ajo pjesë e konsiderueshme e të ardhurave që u transferohet skemave të pensioneve, që në Shqipëri po bëhen tepër problematike në kushtet e një rritje galopante çmimesh. Pa një zhvillim të shpejtë të skemave private, skemat publike do të jenë të pamjaftueshme në kohë, deri me rreziqe të brendshme “piramidale”... Edhe në botë, nisur nga struktura e popullsisë së këtij shekulli, ritmet e rritjes së fondeve për kostot e ndryshme të asistencës apo mirëqenies sociale po bëhen të pangrënshme. Kështu, p.sh., fondet sociale në Britani përfaqësonin 25% të GDP-së, në vitin 1981, ndërsa pas ndryshimeve reduktuese u arrit në 22%, në vitin 1989. Ndërkohë, mendohet se nevojitet një rritje prej 5% për të mbështetur këtë sistem mirëqenieje sociale për një kohë 40-50 vjeçare, që nënkupton një zhvendosje të kostos totale për nga vlera 30% të GDP-së; të vlerësuar deri diku të përballueshme në shmangien e krizës fiskale. Por jo për kosto më të larta!
Krahas këtij fakti, ekzistojnë dhe hapësira të tjera për t’u shqetësuar, bile edhe kur përbërëset e mirëqenies sociale (si sigurimi shëndetësor, pensioni, asistenca sociale) janë të arritshme nga ana fiskale. Të tilla janë dhe ato që lidhen me efekte afatgjata mbi kohezionin social, që e bëjnë të pamundur fuqizimin e tij. Madje, për Shqipërinë, ky problem është jashtë vëmendjes dhe po bëhet tepër shqetësues. Aq më tepër që ky kohezion apo kapitali social kanë marrë goditje të forta gjatë viteve të tranzicionit...
Sistemi social i mirëqenies nuk është zgjidhje, por problem. Por pavarësisht shqetësimeve të mësipërme globale apo shqiptare, nuk mund të mohohet se sistemi i mirëqenies sociale është në krizë edhe në një rrafsh konceptor. Ai po rezulton zhgënjyes, aq më tepër që vazhdon të ushqejë gabimisht njerëzit në pritshmëritë e tyre të tepruara (si të drejta të fituara apo detyrime të shtetit ndaj tyre). Edhe sikur të zgjidhet problemi i krizës fiskale, elementë të tillë si sigurimi, pensionimi, asistenca etj., në kuadër të mirëqenies sociale, kanë nevojë për reforma të mëdha. Por, reforma të tilla kanë pak shanse që të jenë të suksesshme, sepse çdo prekje e themelit në konceptimin e shtetit asistencial (mirëqenies sociale), në shumë vende është politikisht e papranueshme. Imagjinoni sherrin që do të “plaste” menjëherë në Francë, Greqi, etj.! Megjithatë, ky lloj shteti duhet të reformohet, jo vetëm pse konceptimi i tij është relativisht konfuz, por dhe pse ai mishëron sot një “amalgam” problematik: Diku siguri për disa; për të tjerë një etapë socializimi; diku për të tretë as dhe nuk nevojitet. Bile, në rastin e fundit, pretendohet se standardi i jetës dhe cilësia e saj janë përmirësuar aq shumë dekadat e fundit, sa që nuk ekziston një varfëri “këmbëngulëse” për ta ruajtur një sistem të tillë (bile një pjesë dërmuese e taksave të mbledhura për të ushqyer shtetin e mirëqenies sociale riciklohet e kthehet te njerëzit prej të cilëve është marrë, etj.). Kjo vlen të rikonsiderohet dhe në terma të solidaritetit, që nuk mund të derivohet nga asistenca. Pse jo dhe një rol rezidual për të siguruar mbijetesën në kushte kritike, p.sh. që asnjë individ të mos vdesë nga uria!...
Globalizimi dhe një shoqëri e ndryshme pas disa dekadash. Kriza fiskale nuk është kryesore. Siç u konstatua dy vitet e fundit, mund të shfaqen kriza më fondamentale, që lidhen me natyrën e “shtetit”, pra dhe me shtetin e mirëqenies sociale. Edhe institucionet janë ndryshuar, partitë politike po bëhen më pak masive, duke u dhënë hapësirë grupeve civile jo partiake, më tepër lokale dhe të orientuara për nga konsumatori. Bile, krejt ndryshe nga “pompa” shqiptare!
Po ashtu, një problem bashkëshoqërues i globalizimit është homogjenizimi, ndërkohë që vetë shoqëria njerëzore “parapëlqen” pluralizmin dhe jo homogjenitetin. Me këtë shpjegohet diversifikimi që prek familjet, komunitetet, punësimin, etj. Bile, homogjeniteti i qartë i shoqërive kombëtare të pas luftës, është zëvendësuar nga heterogjeniteti, nga faktorë të tillë si emigracioni, tejkalimi i feve tradicionale, pluraliteti i institucioneve nga familja deri punësimi, etj. Që nga ajo kohë, as natyra e shtetit nuk ka qenë imune nga ndryshimi, përfshirë dhe kapacitetet e tij, eficiencën ose përgjegjësinë në llogari-dhënie. Edhe qëllimi i garantimit të një shoqërie më njerëzore ka fuqizuar shoqërinë civile, ku shteti luan një rol më të reduktuar. Nga ana tjetër, procesi globalizues e ka reduktuar ndikimin e shtetit; ai nuk mund të qeverisë si më parë. Kjo dhe për faktin që politikat nacionale iu nënshtrohen në një mënyrë apo tjetrën qeverisjes globale, institucioneve të saj. Rrjedhjet e kapitaleve, mallrave, njerëzve dhe ideve, telekomunikimi, informimi e media, nuk janë më si më parë, madje, në shumicën e rasteve, jashtë kontrollit të shtetit apo kufizimit të qeverisjes kombëtare. Kjo ka ndryshuar fondamentalisht vetë nocionin e sovranitetit. Parë me këtë sy, janë të domosdoshme dhe riorganizime në vazhdimësi në shërbimin shëndetësor, arsimor e mjedisor, për menaxhimin e skemave të pensioneve, përfshirë ristrukturimin e qeverisjes, duke kufizuar apo “zeruar” kostot e disa lloje programesh asistencialë. Në vetvete ato shprehin krizën e shtetit të mirëqenies sociale. Veçse, kriza e këtij shteti është rezultat i një numri faktorësh. Një prej tyre është humbja e besimit ndaj institucioneve politike kombëtare, përfshirë dhe abuzimet ose shpenzimet e pajustifikueshme në shërbimet sociale.
Por çfarë nënkupton kjo për shtetin social? Në fakt, një numër në rritje njerëzish që nuk paguajnë dot taksat në vendet e origjinës, madje mund të priren që të shmangin detyrimet në vendin e rezidencës aktuale. Në njëfarë mënyrë diçka e tillë i bën njerëzit më pak të përgatitur për taksat në nivel shtetëror, ndërkohë që ata janë shumë më të interesuar në shërbimet brenda komunitetit (pra dhe për pagesën e taksave me natyrë vendore). Ndryshe kjo do të thotë se duhet të shpaloset, në teori e praktikë, më tepër devolucion e decentralizim. Dhe, nga ana tjetër, vetë lokalizimi e globalizimi po e “dobësojnë”, po e asfiksojnë vetë shtetin, nëpërmjet “të menduarit në mënyrë globale, dhe të vepruarit në mënyrë lokale”, nëpërmjet trysnisë në rritje mbi vetë shtetin kombëtar. Por, ky thelb: mendimi global dhe veprimi lokal, është larg të kuptuarit nga politika shqiptare brenda “kutive”, e mbetur prapa ndaj vetë evolucionit të shoqërisë shqiptare.