Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

'Ruzhdia' sfidon OSBE-ODHIR-in

Shkruar nga: Kastriot Islami  
Botuar më: 15 vite më parë

Kastriot Islami
'Ruzhdia' sfidon OSBE-ODHIR-in

Rasti i Ruzhdies është rasti më tipik dhe ndoshta më “i rëndë” i atyre që quhen në terminologjinë e OSBE/ODHIR “shkelje procedurale” i) lidhur me administrimin e zgjedhjeve dhe ii) të ndodhura pikërisht në “ditën e zgjedhjeve në procesin e votimit” (Lexo Raportin përfundimtar të OSBE/ODHIR, të publikuar në datën 14 shtator 2009, në kapitullin XVI. DITA E ZGJEDHJEVE Votimi). Por fatmirësisht, ky rast me vendim të Kolegjit Zgjedhor  (pra me vendim gjykate) është konsideruar i pavlefshëm dhe nuk është përfshirë në rezultatin zgjedhor. Pra nuk ka ndikim në rezultatin zgjedhor, sepse përndryshe përfundimet e nxjerra për këtë rast do të linin hapësirë për të vënë në dyshim qartas legjimitetin e zgjedhjeve. Por kjo nuk do të thotë aspak që “shkeljet procedurale”, që kanë ndodhur në këtë rast nuk duhen hetuar. Rasti i Ruzhdies mesa duket do të hedhë dritë 1) për llojet dhe nivelin e “shkeljeve procedurale” gjatë votimit por edhe 2) për saktësinë dhe integritetin e përfundimeve të nxjerra në Raportin e OSBE/ODHIR. Pra në një farë mënyre hetimi i rastit të Ruzhdies nga Prokuroria jo vetëm do të ndriçonte disa nga “shkeljet procedurale” në ditën e votimit, por edhe do të “sfidonte” cilësisht (jo në trajtë sasiore) gjithashtu raportin e OSBE/ODHIR.

Dy mënyrat ligjore (të deritanishme) për të bërë transparencën e zgjedhjeve…

Ka dy mënyra ligjore të qarta deri tani për të bërë transparencën e “shkeljeve procedurale” për rastin “Ruzhdie” 1) rruga e dërgimit të akuzës në Prokurori (gjë që ka ndodhur dhe ka funksionuar, së paku kështu rezulton nga media) dhe 2) hetimi në Kuvend i materialeve zgjedhore që ndodhen në kutitë e votimit, (e drejtë ligjore e përcaktuar nga Kodi Zgjedhor në nenin 178.6). Ka edhe rrugë të tjera, por mbeten për t’u ndjekur propozimet e opozitës për të përcaktuar edhe një mënyrë tjetër të “transparencës së zgjedhjeve”.

Sipas kërkesës së opozitës “hetim por jo ndryshim rezultati zgjedhor”..

Hetimi në këtë nivel (pra i materialeve zgjedhore) do të kishte dy karakteristika 1) kryhet në respekt të Kodit Zgjedhor dhe 2) përfundimet e nxjerra për “shkeljet procedurale” nuk kanë ndikim në rezultatin zgjedhor. Fakti që përfundimi për llojet dhe nivelin/dimensionin e “shkeljeve procedurale” nuk prek rezultatin zgjedhor është në përputhje me i) pranimin e rezultatit legal të zgjedhjeve nga opozita, ii) deklarimin e opozitës se “hapja e kutive” nuk ka për synim ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve, dhe iii) përfundimin e OSBE/ODHIR se “….nuk pati prova për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve….”.

Ekstrapolimi i rastit të “Ruzhdies” ….

Rasti i Ruzhdies tregon qartësisht se 1) kur një palë komisionerësh partiakë lihen vetëm mund të kryejnë manipulime të trasha  dhe 2) me urdhër partiak, komisionerët mund të largohen apo rivijnë në KQV (nuk mund të neglizhoj arsyen e tyre te fortë të kërcënimit). Pra ky rast është shembull i qartë i dështimit të komisioneve me përbërje partizane. Ky rast i) për shkak të mungesës së komisionerëve të opozitës dhe ii) të faktit që kolegji zgjedhor e ka shpallur të pavlefshëm nuk do mund të përdorej për të ekstrapoluar përfundimet për të gjithë vendin. Sepse sistemi i administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri, i cili nuk është bazuar në besimin reciprok dhe respektimin e ligjit nga të gjithë komisionerët (indirekt partitë politike) por në mosbesimin ekstrem politik dhe për rrjedhojë në survejimin e lartë reciprok, natyrshëm do të dështonte sapo njëra palë nuk do të ishte prezente, pra do të largohej siç ka ndodhur në rastin “Ruzhdie”. . Pra rasti i Ruzhdies apriori nuk mund të jetë funksional sepse me largimin e njërës palë partizane është rrëzuar mekanizmi i balancës dhe survejimit reciprok, që garanton jo vetëm funksionalitetit por edhe imparcialitetin e drejtësinë e vendimeve të marra prej tij. Në këtë kuptim, rasti Ruzhdie është rasti me devijimin më të madh nga normaliteti dhe bazuar në metodën e përpunimit statistikor përfundimet e nxjerra për këtë rast nuk do të përfshiheshin në nxjerrjen e rezultateve të përgjithshme për të gjithë vendin. Pra ky rast nga pikëpamja sasiore nuk është përfaqësues. Kurse cilësisht, ai nuk mund të neglizhohet në kuptimin se përfundimet e nxjerra prej tij mund/duhen konsideruar me kujdes dhe kryesisht me orientimin që në të ardhmen të shmangen përmes amendimeve ligjore adekuate.

Përfundimet nga hetimi i rastit “Ruzhdie” 

Pyetja tjetër që do të shtrohej mund të ishte nëse do të përputheshin përfundimet e publikuara në raportin e OSBE/ODHIR për “votimin” me përfundimet e nxjerra nga hetimi në prokurori të rastit të Ruzhdies. Për të mos spekuluar me përfundimet e Prokurorisë, të cilat deritani janë vetëm të publikuara në media (mungon pra varianti i tyre zyrtar) po përqendrohem në përfundimet e nxjerra në raportin e OSBE/ODHIR pikërisht për këtë çështje, pra për votimin e kryer në ditën e zgjedhjeve. Në vijim, duke krahasuar përfundimet e nxjerra nga prokuroria me ato të Raportit të OSBE/ODHIR mund të bëhen shumë vlerësime  dhe nxirren konkluzione si përsa i përket i) llojit dhe nivelit të “”shkeljeve procedurale” gjatë votimit dhe ii) nivelit të pasqyrimit të tyre në raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODHIR.

Përfundimet në raportin e OSBE/ODHIR për “”shkeljet procedurale” në ditën e votimit..

Duke ju referuar raportit final të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 28 qershorit 2009, në Shqipëri në kapitullin XVI. DITA E ZGJEDHJEVE-Votimi dalin përfundimet e mëposhtme:

a) Përshëndetja e zgjedhjeve nga partitë politike: “…Partitë politike të shumicës qeverisëse dhe opozita e përshëndetën zhvillimin e votimit si një përmirësim të ndjeshëm, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme...”.

b) Procesi i votimit “i mirë” ose “shumë i mirë”: “…Vëzhgues të MNVZ-së vlerësuan procesin e votimit si të mirë ose shumë të mirë në 92 për qind të qendrave të votimit që u vizituan. Vlerësimi i përgjithshëm ishte më pozitiv në zonat urbane sesa në ato rurale. Rajonet me një raport relativisht të lartë të vlerësimeve negative përfshinin Vlorën, Durrësin, Kukësin, Dibrën (Peshkopinë) dhe Korçën. Performanca e KQV-ve, si dhe të kuptuarit e procedurave prej tyre, u vlerësua pozitivisht në shumicën e qendrave të votimit që u vizituan…”

c) Shkeljet procedurale: Vëzhguesit e MNVZ-së konstatuan disa nga “shkeljet procedural” të mëposhtme:.

Ø Shënjimi me bojë: “…nuk u ndoqën gjithmonë procedurat e shënjimit me bojë, duke zhvlerësuar kështu një masë të rëndësishme sigurie kundër votimit të shumëfishtë të mundshëm: në 29 për qind të qendrave të votimit që u vizituan, jo të gjithë zgjedhësit u kontrolluan nëse ishin shënuar me bojë apo jo, dhe në 10 për qind ata nuk u shënuan gjithnjë me bojë. Vëzhguesit e MNVZ-së raportuan shtatë raste kur zgjedhësit u lejuan të votonin, edhe pse kishin shenja boje…”.
Ø“…Votimi i shumëfishtë përbën një sfidë të drejtpërdrejtë për parimin universal të barazisë së votës të përfshirë në paragrafin 7.3 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së…”

Ø Fshehtësia e votës: “…Në 9 për qind të qendrave të vizituara, nuk u garantua fshehtësia e votës, e parashikuar në paragrafin 7.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së, kryesisht për shkak të mosplanifikimit të mirë të hapësirës, kufizimeve të kësaj hapësire, apo numrit të madh të njerëzve. Megjithatë, në 2 për qind të qendrave të votimit që u vizituan, jo të gjithë zgjedhësit shënuan fletën e votimit brenda në kabinë dhe në 4 për qind të qendrave të vizituara, jo të gjithë zgjedhësit palosën fletën e tyre të shënuar në mënyrë që të siguronte fshehtësinë e votës…”

Ø “…Votimi familjar, një shkelje e fshehtësisë së votës, u raportua nga 19 % e QV që u vizituan…”

Ø “..Votimi në emër të personave të tjerë (3 për qind),..” ;(shënim: këtu do të përfshihej votimi në emër të emigrantëve dhe të votueseve të tjerë që nuk kanë marrë pjesë në votim.)

Ø “…Përpjekje për të influencuar te zgjedhësit (4 për qind)…”

Ø “…Raste kur i njëjti person “ndihmon” më shumë se një zgjedhës (4 për qind)…”

Ø “…Presion mbi zyrtarë të zgjedhjeve ose zgjedhës (1 për qind)..”

Ø “…Firma të ngjashme në listën e zgjedhësve (4 për qind)..” (Shënim: në këtë rast përfshihen të gjithë ata që  realisht nuk kanë votuar dhe ju është vendosur firma nga komisionerët, ose kur një votues ka votuar për të gjithë familjen duke vendosur firmën e tij, e tjerë)

Ø “..Lista e zgjedhësve nuk ishte e plotë, disa raste të izoluara. “

6.Në vend të përfundimit…”Ruzhdie” sfidon “OSBE/ODHIR”

Për rastin e hetimit të Ruzhdies nga Prokuroria duhet të priten përfundimet për të mos spekuluar. Me tej do të ishin me shumë interes përfundimet nga hetimi i zgjedhjeve të  28 qershorit 2009 nga komisioni hetimor kuvendor, përmes një raporti të këtij komisioni. (të shpresojmë të mos ketë dy raporte të ndryshme, siç ka ndodhur zakonisht për çështje të “nxehta”).  Mbetet për të vlerësuar sa të afërta do të ishin përfundimet e nxjerra për rastin “Ruzhdie” nga Prokuroria dhe/ose nga komisioni hetimor kuvendor me ato të publikuara në raportin e OSBE/ODHIR për “shkeljet procedurale” në përgjithësi. Pavarësisht se as në i) raportin e OSBE/ODHIR, ii) as në synimet e PSSH dhe as iii) nga përfundimet eventuale të Prokurorisë rezultati i zgjedhjeve nuk vihen në diskutim nga pikëpamja legale, me siguri të lartë debati politik për legjitimitetin e zgjedhjeve të 28 qershorit do të vazhdojë më intensiv pas hetimit nga Prokuroria dhe Kuvendi.  Nga ana tjetër do të shtrohej pyetja nëse ndikimi i “shkeljeve  procedurale” në rezultatin zgjedhor apo legjitimitetin e zgjedhjeve do të mund të provohej sepse i) vetë opozita nuk e ka këtë objektiv siç është deklaruar dhe ii) se hetimi edhe nëse do të arrihej një marrëveshje për “hapjen e kutive” apo ndryshe për “hetimin e fletëve të votimit dhe rinumërimin e tyre” nuk do të pranohej nga maxhoranca të shtrihej në përcaktimin e ndikimit të “shkeljeve procedurale” në rezultatin zgjedhor.

Rasti më i thjeshtë i këtij mospranimi nga maxhoranca (gjë që tashmë është bërë publike) do të ishte a) mos hapja e kutive dhe/ose b) mos hetimi i fletëve të votimit. Në të kundërtën, në rast se përfundimet e nxjerra nga hetimi i rastit “Ruzhdie” (nga Prokuroria apo Kuvendi) duke u ekstrapoluar në të gjithë vendin do të arrinin të vinin në diskutim apo të jepnin fakte për ndryshimin e rezultatit zgjedhor, atëherë kjo lloj “teknologjie” do të mund të shërbente si një precedent interesant për sfidimin e një rezultati legjitim të shpallur nga KQZ dhe të certifikuar nga OSBE/ODHIR. Në një mënyrë apo tjetër, kjo do të përbënte  një sfidë edhe për vetë raportin e OSBE/ODHIR dhe në një plan më të gjerë për rolin e OSBE e ODHIR, lidhur me zgjedhjet. Debat ky që zhvillohet intensiv brenda OSBE dhe rasti “Ruzhdie” mund t’i shtohej listës së argumenteve…

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama