Sot (Dje) është Dita e Verës, e cila, para disa vitesh, festohej vetëm në krahinën e Elbasanit, përpara se të “globalizohej” shqiptarisht, duke u zyrtarizuar si ditë e shënuar kombëtare. Përfytyroni sikur të dilte një etnohistorian që të ketë mbledhur provat e papërballueshme se Shqipëria është shpallur shtet i pavarur më 14 mars 1912, hajde t’i mbaje pastaj elbasanasit! Sidoqoftë, tani për tani nuk do të merrem as me etnografi e as me histori, por me fjalën “ballakume”. Deri më sot, fatkeqësisht, asnjë gjuhëtar – me sa dimë, natyrisht – nuk është marrë me prejardhjen e kësaj fjale që, siç po venë punët, rrezikon të kthehet në emërtim të ëmbëlsirës sonë kombëtare. Embëlsirë e cila, ndryshe nga gjella jonë kombëtare , fasulet, nuk prodhon muzikë frymore, por dashuri! Si kështu, – mund të pyesë me habi lexuesi i vëmendshëm e i paanshëm i rubrikës sime të së dielës – përse pikërisht “dashuri”? Sepse tërë përbërësit e saj janë të pasur me proteina dhe me manjez, që nxisin veprimtarinë erotike të individit (Në këtë kuadër, do të ishte me interes të bëheshin anketa e sondazhe, në anonimatin më të plotë e më të garantuar, sigurisht, për të përllogaritur numrin e fëmijëve të ngjizur Ditën e Verës).
Pikërisht, pra, meqë asnjë gjuhëtar nuk është marrë me prejardhjen e kësaj fjale, unë iu drejtova miqve të mi të vjetër Aqif Qifa, Françesk Armadhi dhe Vangjel Lezeti për të mësuar diçka sado modeste lidhur me etimologjinë e fjalës “ballakume”. Së pari, nga goja e tyre e mençur, mësova se fjala “ballakume” paska edhe dy variante të tjera shqiptimi, “ballokume” e “bollokume”; këto dy të fundit, në pamje të parë e të nxituar, të sjellin ne mendje fjalën “llokum”, e cila fjalë vjen nga arabishtja “rahatu-l-hulqum” që do të thotë “kënaqësia e fytit”. Por ballakumja nuk ka thuajse asgjë të përbashkët me llokumin as si formë, as si përbërje, as si mënyrë të gatuari e aq më pak si shije.
Nga ana tjetër, dhe më në thellësi të çështjes, vërehet se pjesa “kume” në të tri variantet të shpie tek emri i përveçëm i gjinisë femërore “Kume”, shkurtim ky i emrit “Kumrie”, që është edhe emër zogu, edhe emër femre. Fakti është se në Elbasan ka shumë kumrie dhe, për pasojë të pashmangshme, edhe shumë femra me emrin “Kumrie”, mirëpo, kumries, që këndon gugu-ftu, gugu-ftu, i thonë edhe “guguçe”, por, ama, “guguçe” është edhe term erotik që shenjon seksin femëror (shih “Fjalorin erotik të gjuhës shqipe”, botimet ORA, Tiranë, 2004); së fundi, nga përvoja vetjake, mund të pohoj shumë seksriozisht se të gjitha Kumriet që kam njohur kanë qenë të bukura në përgjithësi dhe joshëse në veçanti. Pra, nga sa më sipër, rezulton se ballakumja ka fort mundësi të jetë një ëmbëlsirë e shpikur për nder të ndonjë Kumrieje (A nuk ka edhe një këngë elbasanase ku përmendet një Kumrie Elbasani), e cila, edhe vertikalisht, edhe horizontalisht, i harxhonte meshkujt deri në pikën e fundit të... djersës thelbësore aq sa këta, ëmbëlsisht të rraskapitur, i përgjëroheshin duke i thënë: “Boll o Kume!”
Për sa u përket trajtave “ballakume” dhe “ballokume”, me shumë gjasë, duhet të jetë bërë fjalë edhe për ndonjë tjetër Kumrie, shkurtimisht të thirrur gjithashtu Kume, e cila do të ketë pasur një ballë të bukur, por, meqenëse meshkujt shqiptarë në përgjithësi nuk janë fort të ndjeshëm ndaj ballit të femrave, me siguri që fjala “ball(ë)” duhet konsideruar si shkurtim i fjalës “ballkon”, e cila ka kuptimin “gjinj, sisë, gjoks” (shih të njëjtin “Fjalor erotik...”), pra, ballakumja ka fort mundësi të jetë një ëmbëlsirë e shpikur për nder të ndonjë Kumrieje, e cila i çmendte meshkujt me gjinjtë e saj, kryesisht me të djathtin dhe sidomos me të majtin. Së fundi, në disa lagje të Elbasanit, disa të rinj të sotëm i japin fjalës “ballakume” edhe një kuptim erotik, kur i thonë ndonjë vajze seksi dhe provokuese: “Ta hangsha ballakumen!”
Duke qenë se si nismëtar i shtrirjes së Festës së Verës në mbarë Shqipërinë mbahet Fatos Nanoja, kam përshtypjen se tërë politikanëve shqiptarë, pozitarë apo opozitarë qofshin, u ka interesuar, u intereson dhe do t’u interesojë babëzisht, sa të kenë jetën, ballakumja e pushtetit ose, shkruar ndryshe, ball(kon) i Kumes së Pusht Etit, një ballkon ku e djathta përplaset tru(p) me tru(p) me të majtën në luftë se cila palë do t’ia rrëmbejë tjetrës Pusht Etin për ta mbajtur sa më gjatë, por kam shumë frikë se kurrë nuk ka për të ardhur ajo ditë kur politikanët tanë gopçarë më në fund të thonë: “Boll o Kume!”.