Por po aq e rëndë, tepër e rëndë, është se ne e harrojmë këtë të vërtetë të pashmangshme, pra, pandehim se jemi të pavdekshëm, sidomos ata që kanë para me shumicë, pushtet me shumicë, fuqi me shumicë. E kam fjalën për ata që na kanë qeverisur dje, po na qeverisin tani e do të na qeverisin nesër në të gjitha hallkat, që nga komuna më e vogël deri në krye të shtetit.
Pra, çdo lloj pushteti të jep ndjesinë e mrekullueshme të të qenit i pavdekshëm. Këtë e besojnë edhe ata që i admirojnë, i adhurojnë, i shenjtërojnë politikanët e fuqishëm, biznesmenët e pasur, vipat e padiskutueshëm, njëshat e pakundërshtueshëm, pavarësisht ngjyrës së tyre politike. E besojnë shumë militantë gjithashtu, e besojnë shumë naivë pa të keq, e besojnë shumë të tjerë, pa ngurrim. Disa, gjithsesi, shtiren sikur e besojnë. Madje do të guxoja të pohoja se edhe për ata që nuk e besojnë, ka momente entuziazmi që i bëjnë të lëkunden në bindjen e tyre dhe, gati-gati, ata e besojnë ndonjëherë.
Vetëm dy zonja të rënda, të heshtura, presin me durim shembullor e shekullor, që të pavdekshmit në fjalë, sado besnikë ndaj bashkëshorteve të tyre (nganjëherë edhe ndaj femrave tê tjera), të shkojnë të bashkëjetojnë përfundimisht me ato. Këto dy zonja e dinë fort mirë, nga përvoja e tyre e gjatë e sidomos e nëndheshme, se të gjitha këto personalitete janë kufoma të ardhshme. Këto dy zonja me banim në periferi të Tiranës, njëra në lindje e tjetra në perëndim të saj, janë Madame Sharra dhe Missis Tufina. Apartamentet që ato u ofrojnë, kundrejt një shumë fare modeste, politikanëve të fuqishëm, biznesmenëve të pasur, vipave të padiskutueshëm, njëshave të pakundërshtueshëm, pavarësisht ngjyrës së tyre politike, janë të sigurt në rast tërmeti, përmbytjeje, temperaturash polare apo sahariane. I vetmi problem është se, me t’u sistemuar në këtë apartamente, kategoritë njerëzore e lartpërmendura nuk mund ta marrin me vete as pushtetin, as pasurinë, as fuqinë që kanë: në bazë të një kontrate të detyrueshme dhe mirëfilli të përjetshme, ato ua lënë pasardhësve, sepse, në apartamentet e tyre të reja, bujarisht të ofruara ose nga Madame Sharra, ose nga Missis Tufina, ata do të kenë në shërbimin e tyre një personel fantastik krimbash të dashur e të kualifikuar për t’u siguruar përjetësinë në apartamentet e tyre të qeta, më të sigurta, më të mbrojtura se strehimet antiatomike të të tëra kohërave; kjo siguri dhe kjo mbrojtje bëhen edhe më të pakapërcyeshme, të pamposhtura edhe për vetë faktin që askush nuk synon t’i sulmojë apartamentet në fjalë sepse atje askush nuk mund të marrë pushtetin, pasurinë e fuqinë që kishte para transferimit të tij nëntokësor.
Unë vetë, kufomë e ardhshme si gjithë të ngjashmit e mi, shqiptarë apo të huaj, të bardhë apo zezakë, të djathtë apo të majtë, hetero apo homo, pozitarë apo opozitarë, të ditur apo analfabetë, fetarë, agnostikë apo ateistë, nuk parapëlqej të shkoj për t’u sistemuar përfundimisht te Madame Sharra apo Missis Tufina; qejfi ma ka që trupin të ma djegin në mënyrë që të mos kem të njëjtin fat madhështor si raca e politikanëve të fuqishëm, e biznesmenëve të pasur, e vipave të padiskutueshëm, e njëshave të pakundërshtueshëm, pavarësisht ngjyrës së tyre politike, të cilëve zotërinjtë krimba të personelit të përsosur të apartamenteve të sigurisë së lartë që sapo përmenda, ua zgjasin mrekullisht përjetësinë nën tokë; flas kështu sepse çdo lloj përjetësie nis e bëhet e mërzitshme tashmë për së gjalli të njeriut, pale nën tokë, ku arkivolet, këto kuti gjigante votimi, me t’u mbyllur, nuk hapen më asnjëherë ngaqë transparenca nuk është kurrsesi e nevojshme, pavarësisht manipulimeve të dobishme të zotërinjve krimba.