Greqia po perjeton aktualisht nje nga tragjedite me te veshtira qe ka njohur historia moderne e saj, qe mund te krahasohet me Iliaden e Homerit. Nje shtet dhe shoqeri e destabilizuar politikisht,ekonomikisht, e diskretituar ne syte e opinionit evropian dhe atij nderkombetar. Greqia eshte kthyer ne “thembren e Akilit” te Bashkimit Evropian, sepse me reputacionin e Greqise i ka lidhur fatet e veta edhe BE, duke mbajtur mbi supe te njejtin reputacion. Me kredibilitetin zero te Greqise, identifikohet tashme edhe BE, ajo per disa vite radhazi eshte bashkefajtore e mashtrimit ekonomik grek. BE, Komisioni Evropian, vendet anetare, kur pranuan Greqine ne eurozone kishin dijeni qe shteti helen kishte manipuluar dhe genjyer publikisht mbi gjendjen ekonomike te saj.Greqia u be pjese e Eurozones pa qene e pergatitur, duke luajtur per vite me radhe rolin e Pinokut dhe BE rolin e Lizes ne boten e çudirave. Greqia, “thembren e Akilit” te BE, eshte nje lloj virusi ekonomik qe mund te infektoje dhe te vere ne pikepyetje stabilitetin e monedhes se perbashket te BE dhe me gjere akoma, tregjet nderkombetare.
Me fjale te thjeshta, BE u be bashkefajtore ne nje supermashtrim. Qeverite greke, te majta dhe te djathta, dhjetevjeçarin e fundit kane manipuluar shifrat e financave publike, deficitin dhe borxhin e jashtem. Nje skenar filmash qe mund ta gjesh vetem ne filmat qe flasin per Cosa Nostren. Deficiti grek kap aktualisht shifren e 13 per qind, ne nje kohe kur norma e lejuar nga BE per vendet anetare te Eurozones eshte 3 per qind, kur paralelisht buxheti ushtarak i Greqise eshte nga me ta larte ne Evrope. Sigurisht, Greqia nuk eshte i vetmi qe e ka tejkaluar kete limit buxhetor, Gjermania ne 2010 do te arrije nje deficit buxhetor prej 4 per qind te PBB, ndersa Franca vend i cili nuk eshte vend model i vlerave buxhetore, me nje deficit prej 8 per qind. Shteti grek perballe krizes te paprecedent, do t’iu propozoje huadhenesve te saj, ai kishte marre nje kredi ne menyre te fshehte ne vitin 2001 nga banka amerikane, nje norme interesi prej 6,7 per qind, norme 4 here me e larte sesa normat e interesave te aplikuara ne France dhe ne Gjermani. Ky akt, sipas Presidentit te Bankes Qendrove Evropiane, Jean-Claude Trichet, do te sjelle renien e vleres se euros perballe dollarit. Ne kete rast ulje te vleres se euros, do te shkermoqej zona euro, Greqia do te ishte e detyruar te braktiste monedhen e perbashket, dhe dy vende te tjera te Eurozones, Portugalia dhe Spanja do te gjendeshin me deficite buxhetore jashtezakonisht te medha dhe do te detyroheshin edhe ato te dilnin nga Eurozona.
BE gjendet ne nje vorbull financiare, aq me teper kur nuk ka asnje politike ekonomike qendrore, as nje banke qendrore, as nje qeveri qe fikson politiken e shkembimit te euros. Presidenti i BE, Herman Van Rumpuy , ndodhet perballe sfides me te madhe te mandatit te tij, ne kete kontekst duhet interpretuar perpjekja e tij per te pajisur BE me nje qeveri federale e cila do te kete atribute te mirefillta. Pamundesive te reagimit me mekanizma ekonomike, i shtohen edhe mungesa e mekanizmave politike brenda BE. Deklaratat e udheheqesve evropiane, jane kontradiktore. Ndersa Nicolas Sarkozy shprehet hapur gjate vizites se Papanderut ne Paris, se vendet e Eurozones duhet te ndihmonin vendet ne veshtiresi, Angela Merkel linte te nenkuptohej ne nje deklarate te saj, se Gjermania nuk do te ishte aq e gatshme te paguante nje fature financiare per Greqine ne kohe krize ekonomike.
BE teorikisht nuk mund te ndihmoje financiarisht Greqine, sepse traktatet evropiane perjashtojne mundesine qe vendet anetare te eurozones te shpetojne nje vend anetar ne rast krize. BE nuk ka percaktuar ndonje mase financiare ne raste te jashtezakonshme, te cilat do ta lejonin te nderhynte per te ndihmuar vendet anetare ne veshtiresi. Ky element perben nje shenje dobesie politike te ndertimit te BE. Mundesia me e madhe mbetet qe vendet anetare te anashkalojne traktatet, por vendet e BE nuk zhbllokuan asnje fond konkret, ndersa ngarkuan Komisionin Evropian te kishte nen tutele Greqine ndersa Banken Evropiane te ndihmoje ekonomikisht Greqine, me qellim anashkalimin e FMN, e cila do te kete vetem nje rol mbikeqyres.FMN teknikisht mund te sillte nje ndihme financiare Greqise, por per kete do te duhej qe FMN te delegonte prane Komisionit Evropian dhe Bankes Evropiane, eksperte te saj, ne kete rast nen tutele do gjendej gjithe BE. Por FMN nese do ta bente kete, atehere misioni i saj fillestar do ndryshonte sepse FMN i vjen ne ndihme vendeve te botes se trete dhe kjo do te shkaktonte panik ne tregjet nderkombetare te shqetesuar nga kjo situate katastrofike e financave publike greke. Kryetari i ekzekutivit grek, ne nje fjalim ne Parlament, paralajmeroi se kriza ne te cilen ndodhej vendi i tij, rrezikonte edhe pavaresine politike dhe ekonomike te vendit te vet qe prej vitit 1974. Ne Greqi, falsifikimi eshte sport kombetar.
Individet, ndermarrjet, profesionet liberale, tregtaret, nuk paguajne taksat rregullisht dhe as nuk deklarojne te ardhurat e fitimeve reale. Ne kete forme eshte ndertuar nje ekonomi e nendheshme e cila sipas Yannis Stournaras, drejtor i Institutit te Kerkimeve dhe Studimimeve Ekonomike, perbejne 40 per qind te PBB te Greqise. Shifrat publike jane te falsifikuara prej vitesh, kete fakt e dinin qeverite greke ashtu si te gjithe qeverite evropiane, por keto te fundit nuk mund te verifikonin mashtrimin dhe mbartin nje kosto shume te larte politike dhe ekonomike duke rrezikuar vendet anetare te vuajne efektet e krizes.Gjendja e financave greke aktualisht eshte nje katastrofe e vertete. Deficiti publik ne 2009 perbente 12.7 per qind te PBB dhe parashikohet qe te arrije shifren e 9.4 per qind te PBB ne 2010, nderkohe qe borxhi publik arrin shifren e 300 miliarde dollareve. Qeveria “Karamanlis” deklaroi ne tetor te 2009 nje deficit publik prej 6 per qind, nderkohe qe ne muajin janar 2010, Papandreu, kryeminister i sapo zgjedhur deklaroi nje deficitit prej 12.6 per qind.
Greqia mbetet nje vend recidivist ne fushen e falsifikimit te te dhenave te saj ekonomike. Ne vitin 2001 ajo u pranua ne zonen euro vetem fale shifrave te falsifikuara qe iu serviri vendeve anetare te BE. Me pas ajo falsifikoi te dhenat ekonomike gjate ndertimit te kantierit te Lojerave Olimpike, duke marre fshehurazi nje kredi ne bankat amerikane me nje perqindje te larte. Pyetja qe parashtrohet ne opinion eshte nese duhet ti vijne ne ndihme vendet e BE nje shteti anetari cili ka mashtruar sistematikisht madje duke perfituar edhe fonde evropiane te cilat i ka shperdoruar ato. Situata ne Greqi do te kete efekte negative edhe ne procesin e zgjerimit te BE. Nese vendet kryesore kontribuuese te BE do vinin doren ne xhep per Greqine, ato nuk do te jene te gatshme te paguajne nje fature tjeter per zgjerimin e BE.
Kriza greke, pertej problemeve te shumta ekonomike qe nxori ne pah, mashtrimet, skandalet financiare dhe politike te qeverive greke te disa viteve rresht, tregoi se reputacioni dhe lavdia e Greqise po perendon. Greqia jo vetem qe eshte diskretituar ne politiken e saj te jashtme, po nuk ka me asnje lloj legjitimiteti brenda BE dhe roli i saj ne rajon ka pesuar nje goditje te madhe. Ndersa BE i mbetet te shpresoje qe ne horizont mos shfaqet ndonje skenar Argjentinas, ku shteti falimenton plotesisht.