Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Ceshtja e Bashkimit Kombetar mes - Nacionalizmit dhe Integrimit Evropian

Shkruar nga: Dr. Alban Daci  
Botuar më: 15 vite më parë

Dr. Alban Daci
Ceshtja e Bashkimit Kombetar mes - Nacionalizmit dhe Integrimit Evropian

Siç besoj e keni vene re, kohet e fundit po trajtohet çeshtja e “Bashkimit Kombetar”. Disa me mburrje e quajne “Shqiperia Natyrale”, disa te tjere “Shqiperia Etnike”, te tjeret nuk i kane gjetur asnje emertim, por te gjithe se bashku theksojne, se trojet shqiptare duhet te bashkohen me çdo kusht. Ajo qe viret re tek gjithe keta “mendimtare te medhenj”, eshte fakti, se ato e shikojne kete proces te veçuar, sikur te ishte dicka e “vetme” qe nuk ka lidhje edhe me proceset e tjera te natyres nderkombetare qe po kalon Rajoni i Ballkanit, Evropa dhe e gjithe Bota. Procesin e bashkimit e shikojne ne optiken nacionaliste dhe jo ne optiken koherente dhe aktuale te Integrimit Evropian.

Une, ashtu si nje pjese e konsiderueshme e bashkekombesve te mi e dua Shqiperine, i dua shqiptaret kudo qe ndodhen, por nuk mendoj dhe nuk jam dakord me keta “mendimtare te medhenj” qe kane shkruar dhe vazhdojne te shkruajne te njejtat gjera pa sjelle asgje te re dhe themelore ne lidhje me kete proces mjaft te rendesishem dhe te nderlikuar ne te njejten kohe.Mendoj, se çeshtja e “Bashkimit te Shqiptareve”, te “Trojeve Shqiptare”, eshte nje çeshtje qe kerkon studime serioze dhe referime shkencore, dhe jo siç bejne keta “mendimtaret e medhenj” qe thjeshte bejne propagande parahistorike. Ne duhet ta trajtojme kete çeshtje si nje: “çeshtje shkencore” dhe jo si nje “propagande”; duhet trajtojme si nje proces te mundshem dhe te realizueshem, por duke e trajtuar ne menyre te pandare me bashkesine e proceseve aktuale qe po kalon Ballkani, Evropa dhe Bota.

Para se te filloj te bej nje analize me te nderlikuar te natyres shkencore, do te mundohem ta trajtoj kete çeshtje nepermjet shembujve te thjeshte, per ta familjarizuar sa mire me kete proces. Le ta konsiderojme “Shqiperine natyrore”; “Shqiperine e Madhe”; “Shqiperine e Vertete”; “Shqiperine e Merituar”; “Thjeshte Shqiperine”; “Arberine”; “Ilirine” si: familje te madhe, ku “Shqiperise aktuale” le t’i veshim rolin e nenes (simbol i vazhdimesise, riprodhimit, pjellorise, krijimit); Kosoven (djali i madh); trojet shqiptare ne Maqedoni (djali i dyte), trojet shqiptare ne Malin e Zi (djali i trete) si dhe trojet shqiptare ne Greqi si (djali i katert).“Familja e madhe shqiptare”, eshte nje “familje moderne”, sepse femijet e saj i ka lene te rriten te lire, ose ne shumicen e rasteve ia kane marre per adoptim, siç ka ndodhur me rastin e Kosoves, me pjesen shqiptare ne Maqedoni, pjesen shqiptare ne Malin te Zi, ndersa djalin e katert (qe personifikohet nga zona e Çamerise) ia moren per adoptim Greket, qe pa kaluar shume kohe e refuzuan, e torturuan dhe e rikthyen perseri mbrapsht – na kthyen djalin por na mbajten token – ne gjirin e familjes se madhe.

Femijet e “familjes se madhe shqiptare”, jane rritur te adoptuar ne familje te tjera te huaja, dhe pas shume perpjekjesh nder shekuj, me ne fund disa nga keta “djem”, kane fituar lirine dhe te drejten per te jetuar te pavarur dhe te lire (rasti i Kosoves), kurse disa te tjere, vazhdojne te bashkejetojne me familjet e huaja (rasti i shqiptareve te Maqedonise dhe te Malit te Zi). Ndersa rasti i djalit te katert (popullsise Çame), eshte rast krejtesisht tjeter dhe me tragjik, sepse kane humbur perfundimisht token e tyre dhe vazhdojne te jetojne si mysafire ne gjirin e “familjes se Madhe” (ne Shqiperine aktuale).Te besh “Shqiperine Natyrale”; “Shqiperine e Madhe”; “Shqiperine e vertete”; “Shqiperine e merituar”; “Thjeshte Shqiperine”; “Arberine”; “Ilirine”, do te thote te bashkosh djemte e saj: Kosoven (djali i madh); trojet shqiptare ne Maqedoni (djali i dyte); trojet shqiptare ne Malin e Zi (djali i trete) si dhe trojet shqiptare ne Greqi si (djali i katert) me “nenen” e tyre (Shqiperine).Dikush mendon, se ky bashkim mund te ndodh ne rruge paqesore duke biseduar me familjet e huaja (Serbine, Maqedonine, Malin e Zi dhe Greqine), ku jane adoptuar prej shekujsh “djemte” e “Nenes Shqiperi”. Kjo gje nuk mund te quhet gje tjeter veçse se nje perralle e bukur dhe asgje me shume. Si mund te mendosh dhe te shpresosh, se duke ju trokitur ne dere Greqise, Malit te Zi, Maqedonise, keta te fundit do te na hapin dere duke na pritur si miq dhe kerkeses tone per te na rikthyer “djemte” do i pergjigjen pozitivisht. Asnjehere nuk ka ndodhur qe nje familje kushdo qofte moderne ose tradicionale, qe femijet e saj qofshin natyrore ose te adoptuar t’i kene leshuar paqesisht pa lufte.

Per te marre “djemte tane” duhet te shkaterrojme “familjet e huaja” qe i kane adoptuar. Kjo do te thote, se duhet te bejme lufte me ta, dhe pasi te jemi shkaterruar dhe copetuar te dyja palet ne nje lufte te pergjakshme, dhe vetem nese dalim fitues nga kjo lufte, atehere do te mblidhnin ne gjirin tane, “djemte” qe kohe me pare i kishim lene per tu adoptuar nga familjet e huaja. “Mendimtaret e medhenj” qe kane dhene kete lloj ideje per bashkim, ose kane pare endrra dhe neve na i tregojne ne formen e perrallave ose akoma edhe me keq e shikojne ne optiken nacionaliste duke e realizuar kete proces permes nje lufte te pergjakshme.

A duhet te besojne shqiptaret sot tek “Bashkimi i Trojeve” permes nje lufte te pergjakshme me fqinjet? Nese jo, ne ç’forme mund te ndodh bashkimi i shqiptareve? Para se t’iu pergjigjem ketyre pyetjeve duhet t’iu bej disa pyetjeve ketyre “mendimtareve te medhenj” qe na tregojne neve perralla: A jeni te gatshem para se te jepni ide brilante per qytetaret e thjeshte, te merrni pjese vete drejtperdrejt ne luften qe po ideoni dhe po propagandoni nepermjet ideve qe shprehni dhe shkruani?! A jeni te gatshem te dergoni ne frontin e pare te luftes femijet, nipat dhe te dashurit tuaj?!Realitetet nacionale tashme jane te kaluar edhe pse disa politikane dhe mendimtare fanatik akoma nuk jane te vetedijshem per kete dhe vazhdojne te veprojne dhe te reagojne ne optiken e ngushte nacionale.

Problemet e demokracise, e zhvillimit ekonomike, globalizimit dhe te paqes nuk mund te zgjidhen me vetem ne kete lloj optike, por mund te zgjidhen ne nivel evropian.Evropa nuk perben me si me pare nje realitet vetem me komunitete te ndryshme nacionale qe perfaqesonin interesa dhe politika te veçanta, por nje projekt te vertete dhe konkret politik. Nacionalizmi eshte nje ideal i denuar nga historia, i cili duhet te zevendesohet me perspektiven e Evropes se Bashkuar, prosperuar dhe paqesore. Shteti nacional nuk ka qene dhe nuk eshte gje tjeter veçse shteti modern, burokratik dhe i koncentruar, qe krijon konsensusin e qytetareve pikerisht permes koncentrimit te politikes se brendshme dhe ekspansionist te jashtem ushtarak.

Nese bashkimi social i njerezimit ben te mundur - perkundrazi te domosdoshem - bashkimin politik te humanitetit, ekziston akoma nje force shume fuqishme qe eshte ne gjendje ta pengoj kete proces: shteti kombetar. Ndersa, ne fakt, evoluimi historik duke thelluar çdo dite e me shume ndervaresine e jetes ekonomike dhe sociale, i shtyn njerezit per te bashkepunuar ne interesat reciproke, shteti kombetar i ndan, duke krijuar barriera psikologjike, politike dhe kulturore qe percaktojne rendesine e interesave nacionale mbi interesat e perbashketa.Modeli politik i shtetit nacional eshte i lidhur me idene nacionale.

Ne epoken bashkekohore eshte afirmuar bindja qe çdo nacion duhet te ndertoj nje shtet nacional dhe detyra e ketij shteti eshte te vleresoj ne nivel nderkombetar, interesat e nacionit.Federic Chabod nenvizon se: “Ideja nacionale buron dhe triumfon me periudhen romantike, mes fundit te Shtateqindtes dhe fillimit te Teteqindtes, kur sensi i individualizmit mbizoteroj mendimin evropian. Ky riafirmim i vleres se individualizmit perkthehet, mbi planin politik, ne idene nacionale, qe bazohet mbi zbulimin e «shpirtit nacional», pra tek mos fshirja e veçorive morale dhe shpirterore te çdo populli. Per mendimtaret romantik nuk gjen mbeshtetje supozimi iluminist qe ligjet duhet te jene te vlefshme per te gjithe popujt dhe per te gjitha koherat: çdo nacion ka historine e tij, traditat e tij, tendencat morale dhe prandaj eshte i bashkuar. Afirmimi i pare i shtetit nacional figuron ne Zvicer ne fillim te Shtateqindtes, si reagim i hegjemonise franceze , qe kercenonte per tu shnderruar ne hegjemoni politike”.

Ndersa Guy Hermet thekson se: “Ideja nacionale e ka origjinen ne periudhen mesjetare. Por ai nenvizon, se ne shoqerite mesjetare, termi nacion kishte nje kuptim te ndryshem nga ai qe eshte sot. Ai tregon origjinen e nje grupi te huaj i perceptuar si nje njesi dalluese nga popullata prane te cilave ishte vendosur (per shembull, ne Surbona flitej per studente te nacionit anglez, ndersa permendej pak ose thuajse fare nacioni francez). Vetem ne vijim afirmohet perdorimi i termit nacion per te dizenjuar pikerisht grupin e perkatesise. Kjo ndodh ne koincidence me ngjarjet si lufterat, qe e vendosin grupin ne nje pozicion te forte kundervenie me popujt e tjere. Keshtu, ne Mesjete, lufta per tu liruar nga dominimi arab çimentoj sentimentin e nacionit spanjoll, ndersa ne Angline e shekullit te XVI, ndarja nga kisha e Romes si dhe lufterat kunder spanjolleve rrisin shume qe nga origjina e tij ndjenjen e patriotizmit”.

Megjithate edhe per Hermet, afirmimi historik dhe perfundimtar i idese nacionale ndodh vetem me fundin e shekullit te Shtateqindte, ne koincidence me revolucionin industrial dhe me ate politik (Revolucioni Francez). Ne eren industriale duhej nje popullsi me punetor te nder-shkembyeshem, te pajisur me nje kulture homogjene qe ishte ne gjendje t’i vendos ne kushte bashkepunimi per zhvillimin e jetes ekonomike dhe t’i transferonte nga nje zone ne nje tjeter te vendit sipas nevojave prodhuese. Kjo kulture homogjene eshte kultura e re nacionale, qe shteti nacional ngarkohet ta hartoj dhe te transmetoj permes alfabetizimit.Gjithashtu, Revolucioni Francez, cakton shperberjen e bazes dinastike te pushtetit politik duke e shnderruar ne konceptimin e sovranitetit nacional. Ky princip perhere te pare teorizohet nga Sieyès, per te cilin nacioni perfaqeson nje bashkesi individesh te lidhur nga nje vullnet i vertete asocimi per te ndertuar, mbi bazen e te drejtes natyrore, nje shoqeri politike.

Ai nenvizonte se: “Nacioni perfaqeson origjinen e gjithçkaje, ka nje rol ndertues perballe pushtetit politik dhe atij i perket sovraniteti: eshte thjeshte principi i legjitimitetit te fuqise, qe mund te adoptohet nga çdo lloj rendi politik qe deshiron t’i jap nje konfigurim demokratik. Raporti mes individit dhe nacionit eshte ekskluziv.”Gjate Teteqindtes ideja nacionale perhapet ne gjithe Evropen dhe gjen vleren maksimale tek popujt qe akoma nuk ishin te bashkuar politikisht, si Italia, Gjermania (edhe pse ne dimensione shume me te vogla ne krahasim me dy te paret, kemi edhe rastin e shqiptareve te cilet ne kete periudhe rrisin shume ndenjen nacionaliste per t’u çliruar nga pushtimi shekullor otoman).

Per shembull ne Itali kemi nacionalizmin maxinian (maziniano) i cili perfaqesonte nje ideal universal, ne kuptimin qe ju jepte te drejte te gjithe popujve te ndertonin shtetin e tyre nacional.Pas kesaj pasqyre te pergjithshme le t’i rikthehemi perseri temes. Me siper nenvizuam, se disa “mendimtar te medhenj” keto dite na kane folur per ndertimin e “Shqiperise Natyrale”. Kjo nuk perben nje risi persa u perket ideve nacionaliste. Ndoshta keta “mendimtar te medhenj” nuk e kane studiuar (jam i sigurt qe jo) idene e nacionit «natyralist» (qe rrjedh nga ideja e nacionit gjerman), sipas te cilit nacioni eshte i bazuar mbi te dhenat natyrale si: raca, gjaku dhe vendi. Nje nder mbeshtetesi me njohur te kesaj ideje eshte Herderi, qe i konsideronte kombet si nje fakt natyror, me karakteristika fizike te perhershme.Ndersa mendimi politik italian, tenton te zhvilloj idene nacionale mbi baza vullnetare.

Mjafton te permendim formulen e famshme te Renanit, se «nacioni eshte plebishit i perditshem». Me vone kjo formule, rimerret nga Maxini (Mazini), i cili shikonte tek nacioni nje komunitet me mendime, te drejta, vlera dhe ju beson te gjithe anetareve te tij nje mision per te bere ne emer te humanitetit. Renani, arrin jo vetem ate qe ndoshta mund te jete perkufizimi me i famshem qe eshte formuluar ndonjehere mbi nacionin, me formulen se ai eshte «plebishit i perditshem», por shkon edhe me tej duke nenvizuar se: “ Ai perfaqeson vullnetin e nje populli per te jetuar se bashku dhe per te ndjekur se bashku objektivat e perbashketa politike dhe morale”.Jam plotesisht dakord, qe ekzistojne territore ne Ballkan qe njihen si territore shqiptare te banuar historikisht me shqiptare si: ne nje pjese te konsiderueshme te territorit te Malit te Zi, Kosova bashke territoret e Presheves dhe Bujanovskit, territoret e Maqedonise Perendimore, si dhe zonat aktuale te Greqise Veriore qe njihen ndryshe me emertimin “Çameria.

Keto zona bashkerisht, mund t’i quajme me emertime te ndryshme si ato qe kemi permendur me siper, por nuk mund ta konsiderojme “Shqiperi Natyrale”, pasi edhe ne te kaluaren keto territore kane pasur emertimet e tyre si per shembull: Kosova ka qene Dardania, Veriu i Greqise aktuale quhet Çameri etj. Ndersa termi Shqiperi eshte i lidhur ngushte me shtetin aktual te “Shqiperise”. Prandaj, nese ne e mendojme kete bashkim nen emrin “Shqiperia Natyrale” bejme nje akt nacionalist te koncentruar, sepse ju mohojme ketyre zonave identitetin e tyre lokal qe kane pasur ne histori.

Ndoshta do te ishte me e drejte ta quajme “Iliri”, sepse keshtu ka qene emertuar e gjithe kjo hapesire qe ne Veri kufizohej me dy deget e Danubit, Saven dhe Draven, ne Jug me Gjirin e Ambrakise, ne Perendim me detin Adriatik dhe Jon, dhe ne Lindje me Lumin Vardar.Megjithate, mendoj se nuk ka shume rendesi emri sesa forma. Te gjithe ata qe e kane menduar deri tani “Bashkimin e Trojeve”, thjeshte jane shprehur se duhet te bashkohen. Kjo nuk mjafton! Ne duhet te mendojme, se me çfare forme shteti mund te bashkohen? Nese mendojme t’i bashkojme me nje shtet nacionalist dhe te koncentruar nen emrin Shqiperi atehere do te thote: se Kosova qe sapo ka dale nga roberimi serb duhet te hyj ne nje roberim te ri, ate te Shqiperise, te drejtuar nga klasa politika shqiptare qe perfaqesojne interesa te çuditshme, te paqarta, te ngushta dhe personale.

Mendoj se: “Bashkimi i Trojeve”, duhet te behet permes formes federative, por jo nga nje federate e krijuar me ne krye shtetin aktual shqiptar, por ne perspektiven e Bashkimit Evropian (“Federates Evropiane”).Te gjithe popujt e Ballkanit, por ne veçanti shqiptaret duhet te falenderojne autoret si: Wiston Churchill, Clement Attlee, Lord Lothian, Albertini, Lion Robbins. Altiero Spinelli, Ernest Rossi, Maxini (Mazini), Eugenio Colorni, Monet etj, qe kane hedhur dhe zhvilluar idene e Evropes se Bashkuar, sepse fale ideve te tyre me ne fund edhe “Trojet Shqiptare” mund te jene te bashkuara me njera-tjetren, si edhe me popujt e tjere te Rajoni pa bare asnje lufte.

Pra, pergjigja e pyetjes: A mund te bashkohen shqiptaret pa pasur nevoje me bere lufte me popujt e tjere? eshte po! Po-ja personifikon bashkimin e jo vetem te popullit shqiptare, por te gjithe popujve te Ballkanit dhe te Kontinentit Evropian.Bashkimi Evropian, siç kemi qene deshmitar jo vetem qe eshte vertetuar si i mundshem por edhe i domosdoshem. Nese shteti nacional perfaqeson nje realitet politik te afte vetem per te gjeneruar autoritarizem, mjerim, lufte, eshte evident qe çdo lloj progresi i rendesishem ne emancipimin human, ne termat e lirise, demokracise, paqes, drejtesise sociale, nuk do te mund te gjej aplikim perbrenda tij, por vetem ne fushen e Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian eshte premtimi dhe jo pasoja e realizimit te vlerave te lirise, demokracise dhe drejtesise. Evropa e Bashkuar ishte zgjidhje me e mire, e cila fale interesave te perbashketa ekonomike dhe politike, beri qe dy vende si Gjermania dhe Franca te shendoheshin nga armiqt te perjetshem ne miq te perhershem. Ata, e kuptuan se politikat nacionaliste kishin vdekur, sepse ne realitetin e ri nderkombetar te krijuar pas Luftes se Dyte boterore, popujt evropian duhet te gjenin gjuhen e perbashket, ate te bashkepunimit ekonomik, politik dhe ushtarak per te mbijetuar ne anarkine nderkombetare.

Prandaj, jam plotesisht dakord me faktin se edhe dy popuj ballkanik si ai shqiptar dhe ai serb qe kane qene armiq te perjetshem mund te shnderrohen ne miq te vertete dhe kjo do te ndodh fale interesave reciproke ekonomike, te cilat automatikisht intensifikojne edhe marredheniet politike. Nuk jam aspak dakord, me ata nacionaliste serb dhe shqiptaret, qe mendojne, se Serbia dhe Shqiptaret duhet te mbeten armiq te perhershem.Pavaresisht nga e kaluara, qe ne te gjithe e dime, interesat dhe marredheniet midis dy shteteve mund te ndryshojne. Mjafton te permendim nje moment caktuar te marredhenieve amerikano-kineze, qe ne fillimin e viteve shtatedhjete njihen ndryshe si periudha e “shtensionimit”, sepse pas propozimit te bere nga ana e pales kineze e cila shprehet, se kishte ardhur momente qe nje anetare i larte i Shtetit amerikan, qofte edhe vete Presidenti mund te vizitonin Kinen.

Kissinger, Sekretari i Shtetit i asaj kohen permes vizitave sekrete pergatiti ambientin dhe organizoj me ne fund nje vizite historike ne Kine te presidenti Nixon. Me vone, Kissinger, do te shprehej duke thene se: “edhe pse nga ajo vizite nuk prisnim firmosje marreveshjes, eshte e rendesishme qe u takuam dhe qe kuptuam, se kemi interesa te perbashketa si: shmangia e nje lufte te perbashket, perballimi i rrezikut Sovjetik etj”.Nga kjo optik, mendoj se edhe marredheniet serbo-shqiptare duhet te ndryshojne, sepse te dyja palet kane interesa te perbashketa si: shmangien e nje lufte te re, realizimin e Integrimit Evropian, interesa te perbashketa ekonomike.

Ky akt do te ishte nje ogur i mire jo vetem per Ballkani, por per gjithe Evropen.Duke konkluduar, e shikoj “Bashkimin e Trojeve” si nje proces kozmopolit dhe integrues. Deshiroj dhe shpresoj shume, se vetem me integrimin e plote te Rajonit te Ballkanit ne Bashkimin Evropian do te arrijne me ne fund te bashkohen jo vetem shqiptaret, por te gjithe popujt e ketij Rajoni. Kjo eshte e vetmja menyre qe do te garantonte nje paqe te qendrueshme, te gjate dhe nje mireqenie per te gjithe.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama