Partia Socialiste hungareze MSPZ, jo vetëm ka kaluar në opozitë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 prillit 2010, por ka pësuar disfatën elektorale më të madhe, që nga krijimi i saj në 1989 nga ish-partia komuniste, duke rënë në rreth 19 përqind të votave në shkallë kombëtare, nga 43 përqind që kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2006, pra një rënie me rreth 24 përqind. Nga raundi i parë i zgjedhjeve, partia e qëndrës së djathtë Fidesz e drejtuar nga kandidati për kryeministër, Viktor Orban, ka fituar rreth 53 përqind të votave dhe 206 deputetë nga 386 që ka Parlamenti hungarez, ndërkohë që Partia Socialiste ka fituar vetëm 28 deputetë, nga 190 që kishte fituar në vitin 2006. Dhe akoma më e rëndë është situata sepse Partia Socialiste ka vetëm dy deputetë më shumë sesa partia e ekstremit të djathtë Jobbik, që ka fituar rreth 17 përqind votave dhe 26 deputetë.
Ajo që bie në sy është se ka një kalim të elektoratit nga e majta në të djathtë, së bashku partia e qendrës së djathtë dhe e ekstremit të djathtë kanë fituar 70 përqind të votave, ndërkohë që aleanca liberale nuk ka mundur të futet në Parlament. Një parti e majtë është shfaqur në spektrin parlamentar LMP, partia « Për Politikë Ndryshe » (Politics Can Be Different), e cila ka fituar rreth 7.5 për qind të votave dhe ne një farë mënyre mund të bëhet penguese e një maxhorance me dy të tretat të Fidesz. Arsyet kryesore të disfatës së Partisë Socialiste lidhen me zhgënjimin masiv të publikut nga paaftësia për të zgjidhur krizën financiare, nga kriza e identitetit e lidhur me korrupsionin dhe pasurimin progresiv të elitës drejtuese, nga cinizmi e mungesa e përgjegjshmërisë së drejtuesve të saj dhe nga pamundësia për të ruajtur koalicionin me Partinë Liberale, që nuk arriti të kalonte pragun elektoral e të eliminohej përfundimisht nga Parlamenti.
MSPZ Trashëgimtare e ish-partisë komuniste…
Magyar Szocialista Párt, Partia Socialiste Hungareze ka « lindur » në kongresin e 14 të partisë komuniste hungareze, që mbante emrin Partia Socialiste Punëtore, të mbajtur në tetor të vitit 1989 menjëherë mbas rënies së murit të Berlinit. Në zgjedhjet e para pluraliste, pas ndryshimit të regjimit, kjo parti mori vetëm 10 përqind, duke krijuar idenë e vdekjes së saj përfundimtare por me kalimin e kohës e mori veten dhe u rinorit, duke fituar pushtetin katër vjet më vonë. Kështu kjo parti do të transformohej në partinë më të madhe të « majtë » hungareze.
Mandati i dytë problematik me Ferenc Gyurcsany…
Ferenc Gyurcsany, një ish-drejtues i rinisë komuniste, përfaqësues i gjeneratës së biznesmenëve miliarderë e oportunistë, me pragmatizmin e tij do ta transformojë partinë ish-komuniste në një parti social-liberale. Në vitin 2006, kjo parti do të arrinte të fitonte radhazi zgjedhjet legjislative, për herë të parë në historinë demokratike të Hungarisë. Por cinizimi i tij do të rrëzojë shumë shpejt, vetëm disa javë pasi është rizgjedhur Kryeministër në shtator të vitit 2006, kur do të publikohet në media biseda me miqtë e tij, ku ndër të tjera thoshte “… askush tjetër në Evropë nuk ka bërë të tilla budallëqe përveç nesh…” duke nënkuptuar që “gjatë 18 muajve të fundit të qeverisjes, kemi gënjyer dhe tani pas fushatës dhe fitores na duhet t’i futemi punës, sepse problemet nuk kanë qenë kurrë ndonjëherë më të mëdha se kaq...”. Ky skandal është shoqëruar me protesta që mund të krahasoheshin vetëm me ato të revolucionit të vitit 1956, që arritën deri atje sa disa ekstremistë të zaptonin godinën e televizionit kombëtar MTV. Që nga ky moment, populli hungarez kristalizoi në mendjen e tij një zhgënjim dhe zemërim të madh për të gjithë përfaqësuesit e lartë politikë. Gyurcsany arriti të qëndronte në krye të Qeverisë deri në vitin 2009 pa ndriçuar shumë dhe vetëm një vit para zgjedhjeve do t’ia lëshonte postin e Kryeministrit Gordon Bajnai ish ministrit të Ekonomisë. Në krye të Qeverisë, ai arriti të ketë disa suksese në menaxhimin e krizës financiare, por që do të ishin të pamjaftueshme për të shmangur disfatën elektorale të PS në zgjedhjet e 11 prillit 2010.
Disfata e pashmangshme e 2010 drejtohet nga një « martir »..
Në fushatën zgjedhore të vitit 2010, PS do të vendoste në krye të saj Attila Mesterhazy, një « kandidat martir » nisur nga fakti që disfata ishte e pashmangshme dhe pritshme. Gjasat më të mëdha janë që në pamundësi për të përballuar shtrëngatën e raundit të parë, të vijë humbja në raundin e dytë më 25 prill 2010 dhe kështu PS eventualisht të renditet si forcë e tretë në Parlamentin hungarez, pas partisë së ekstremit të djathtë Jobbik, që mund të klasifikohet si forca e dytë politike në vend. Kjo do të ishte fatale ndoshta edhe për të ardhmen e Partisë Socialiste hungareze, po të kihet parasysh se një « parti e re » sapo është krijuar majtas dhe ka arritur në pak kohë të konturohet e duke konkurruar për herë të parë në këto zgjedhje të bëhet pjesë e Parlamentit hungarez me 7.5 përqind të votave.
Një forcë e re e majtë “Për Politikë Ndryshe” futet në Parlament…
LMP (Lehet Mas a Politika) është krijuar vetëm më pak se një vit më parë dhe ka njohur një rritje shumë të shpejtë. Kjo është një parti e re e krijuar në kontekstin e një klase politike të korruptuar, të pasuruar në mënyrë jo transparente dhe të përfshirë në shumë skandale. Ndonëse me mungesë buxheti, por me shumë imagjinatë, militantizëm dhe entuziazëm, LMP ka arritur të kryejë një fushatë të suksesshme në zgjedhjet evropiane, duke fituar 2.66 përqind të votave. Kredo e saj politike është të “ripolitizojë shoqërinë apo ti pajtojë qytetarët me politikën, duke treguar se një politikë ndryshe është e mundur në Hungari”. Në mënyrë më specifike, kjo parti ka si një nga motot e saj kryesore “transparencën e plotë të financimit të partive politike” dhe gjatë të gjithë kohës ka bërë transparente të gjithë faturat e shpenzimeve të saj, duke kërkuar të njëjtën gjë edhe nga partitë e tjera, të cilat janë treguar indiferente ndërkohë që publiku është shumë i ndjeshëm ndaj kësaj teme.
Programi i kësaj partie është i përqendruar në tri tema kryesore 1) lufta kundër korrupsionit, 2) çështjet mjedisore dhe 3) integrimi i minoriteteve e në mënyrë më specifike integrimi i minoritetit rom. Ajo drejtohet në mënyrë kolegjiale, duke kërkuar me ngul të dalë nga personalizimi i politikës dhe të përqendrohet më shumë tek idetë dhe një projekt për shoqërinë. Avokati Andras Schiffer, Profesori në Gjuhësi Lajos Mile, humanistja Timéa Szabo, apo biologu Javor Benedek janë vetëm disa nga figurat pjesëmarrëse në këtë lëvizje që pa “qenë politikanë” duan të tregojnë se “solidariteti nuk është i tejkaluar” apo se “një parti nuk ka nevojë për një figurë “autoritare” për ta drejtuar” dhe kështu është e “mundur një politikë ndryshe për hungarezët dhe Hungarinë”..