Raporti mbi gjendjen e demokracisë në Shqipëri, i organizatës spanjolle FRIDE, i prezantuar dhe debatuar dje publikisht nga ana e porositësve, OSI, Instituti për Shoqërinë e Hapur, (Fondacioni Soros) dhe nga realizuesit, përfaqësues të organizatës, ekspozon një problem me rendësi: A na përshtatet termi “demokraci hibride” sikurse konkludon raporti?
Ka një rëndësi të madhe krijimi dhe legjitimimi i disa termave në debatin mbi demokracinë sot në Shqipëri. Këto terma, të cilat hyjnë si padashur në debatin publik, pastaj ripërtypen nga aktorët dhe faktorët lokalë apo ndërkombëtare në Shqipëri, aq sa bëhen thuajse uniformë dhe të pashqitshëm.
Por a është termi konkluziv që përdor raporti i organizatës FRIDE për gjendjen e demokracisë dhe të shtetit ligjor sot në Shqipëri, si “demokraci hibride”: Më duket se jo. Ky është një kualifikim që nuk i përshtatet parametrave të demokracisë shqiptare sot, në vitin e 20-të të transformimit shqiptar. Me gjithë problemet e mëdha që ajo ka, me gjithë regresin e disa standardeve politike dhe demokratike, me gjithë ulje-ngritjet e funksionimit të institucioneve apo të sistemit politik në ingranazhet e tij, koncepti mbizotërues, me të cilin mund të shpjegojmë sot sistemin politik në Shqipëri është: Demokraci funksionese. Ka së paku pesë a gjashtë “fotografi” të sistemit aktual, të cilat argumentojnë jo hibriditetin, por pikërisht funksionimin e demokracisë shqiptare.
Së pari, Shqipëria ka një Qeveri të ligjshme dhe shumica e votave të shqiptarëve është e përfaqësuar në pushtet. Tjetër gjë që koalicioni PS-LSI është i ri në traditën tonë politikë, është një thyerje dhe një precedent i ri në jetën tonë politike. Por kush mund të flasë sot nga Perëndimi për “këtë thyeje shqiptare”, ndonjë francez, pasi Sarkozi ka futur në Qeveria nja 4 apo 5 ministra socialistë, apo ndonjë gjerman, apo austriak ku “big – koalition”, pra koalicionet dypartiake janë bërë tashmë një zgjidhje për situata të tilla. Pavarësisht nga debati mbi kutitë, askush nuk mund ta vërë në dyshim legjitimitetin e Qeverisë apo faktin që koalicioni i partive në pushtet ka marrë dukshëm vota më shumë se grupi i partive në opozitë.
Së dyti, Shqipëria ka sot ndarje pushtetesh. Kush mund të thotë sot se Qeveria e Sali Berishës kontrollon drejtësinë shqiptare, Gjykatën Kushtetuese apo Shërbimin Informativ, Prokurorinë apo Presidentin e Republikës? Asnjë i çmendur nuk mund të thotë sot se jemi në situatën e një “qeverisjeje të pakufizuar”. Qeveria shqiptare sot ka një pushtet të caktuar dhe ku të paktën jo prej saj, por për shkaqe krejt të pavarura prej saj, institucionet e tjera të pjesës natyrore të shtetit nuk funksionojnë ose shfaqin simptoma të keq apo mosfunksionimit. Rëndësi ka që kjo ndodh për arsye jashtë Qeverisë, çka e kundërta do të bënte që situata të ishte vërtet e rrezikshme. Një shumicë, që Gjykata Kushtetuese i kthen dhjetëra ligje a vendime, ku Prokuroria i thërret ministra në hetim apo u heq imunitetin, nuk ngjan me një qeverisje të pakufizuar.
Së treti, opozita është ose të paktën ka qenë deri dje gjysma bashkëpjesëmarrëse e procesit politik, nga ndryshimet kushtetuese e deri tek reforma elektorale apo bashkë-administrimi i procesit zgjedhor. Ky nuk është element i një demokracie hibride, por i një demokracie funksionuese.
Së katërti, media është sot në pluralitet dhe ekuilibër mjetesh dhe hapësirash proporcionale në raport me alternativat e rëndësishme politike të të dy krahëve. Televizionet dhe gazetat kryesore kanë një shpërndarje audiencash apo elektoratesh tejet të ekuilibruara apo proporcionalisht në raport me dy krahët politikë, askush nuk pengohet të thotë idetë e veta kudo dhe kurrë më parë liria e medias në Shqipëri nuk i ka dhënë më shumë se tani frytet e veta, kurrë më parë në Shqipëri liria e shtypit në kuptimin e hapësirës së ekuilibruar nuk ka qenë më shumë e garantuar. Gjobat, presionet mbi mediat apo probleme të tjera të lirisë së shtypit janë ende një shqetësim tejet i madh, por ato nuk kanë arritur të deformojnë me themel pluralitetin e medias në këtë vend.
Së pesti, ka një ekuilibër gati në kufijtë e barazisë mes fuqisë politike të opozitës qeverisë; opozita kontrollon pushtetin lokal nga Tirana dhe në thuaj të gjitha qytetet kryesore dhe një opozitë me akses më të madh, pushtet dhe komode nga pikëpamja e mjeteve financiare, Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë. Pa harruar faktin që ajo ka një numër të tillë përfaqësuesish në Parlament në kufijtë e një opozitë shumë të fortë dhe rrezik në çdo çast për Qeverinë.
Së gjashti, treguesit e procesit të integrimit euroatlantik, anëtarësimi në NATO apo liberalizimi i pritshëm i vizave, të qenit afër statusit të vendit kandidat për BE e përjashtojnë mundësinë e një demokracie hibride, aq më pak të një regjimi hibrid. Kushti i fortë politik, që kanë këto procese janë një tregues i fortë pse jemi një demokraci funksionuese.
Ndaj koncepti hibrid është tejet problematik. Ai nuk i përgjigjet realitetit dhe nuk i shkon demokracisë shqiptare sot. Ai mund të ishte një koncept i përdorshëm për fundin e viteve ‘90 apo fillimin e viteve 2000. Në fillimin e vitit 2010 Shqipërinë e sotme nuk e shpjegojmë dot me iluzione. Kemi nevojë, pa kompleks si shoqëri për “instrumentet e një demokracie funksionuese”. Kemi nevoja ta “normalizojmë Shqipërinë”. Kemi pak a shumë të njëjtat probleme si të tjerët!
*Anëtar i bordit ekzekutiv të Fondacionit Soros