Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Ekzagjerimi i mikut Withers

Shkruar nga: Henri Çili  
Botuar më: 15 vite më parë

Henri Çili
Ekzagjerimi i mikut Withers

Unë kam bërë 15 burg, që ambasadori amerikan dhe jo ai sovjetik të ndërhyjë në punët tona të brendshme!” – pati thënë dikur një disident i komunizmit shqiptar, duke e metaforizuar kështu debatin e përhershëm të tranzicionit shqiptar mbi rolin e ambasadorëve amerikanë në Tiranë. Dhe me të drejtë, të gjithë i themi “po” ndërhyrjes dhe rolit të SHBA-ve, mikut tonë të madh, në çështjet e demokracisë shqiptare. As që mund të mendohej një shans demokratik shqiptar pa rolin e SHBA-ve në këtë transformim demokratik 20- vjeçar. Çështja shtrohet thjesht: Si? Sidomos komentet e së hënës së ambasadorit Withers, lidhur me rrëzimin e kandidaturës së Vangjel Kostës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese japin shkas për të debatuar edhe një herë për këtë çështje.

Komentet e zotit Withers mbi këtë refuzim shtrojnë një problem parimor: ndërsa është krejt i mirëpritur roli i ndërkombëtarëve në Tiranë, me në krye SHBA-të, në çfarë mënyrë mund të ketë rol një ambasador i një vendi mik e aleat, në rastin konkret ambasadori i aleatit tonë më të madh, SHBA-ve, në konsolidimin e procesit demokratike shqiptar? Aq më tepër kur jemi tashmë një vend aleat edhe në kuadrin e NATO-s?

A mundet që një ambasador amerikan të vendosë nën koment apo kompleks një Parlament të ligjshëm, i cili ka marrë një vendim të ligjshëm, ka ushtruar një kompetencë diskrecionale krejtësisht të vetën: ka pranuar dy dhe ka refuzuar një prej kandidatëve të Presidentit Topi për në Gjykatën Kushtetuese? Cili interes amerikan u prish, cili standard demokracie u cenua, cili interes i aleatëve perëndimorë u prek me mbetjen jashtë Gjykatës Kushtetuese të një juristi të nderuar si Vangjel Kosta, thjesht pse Parlamenti shqiptar aktual nuk e pa të arsyeshme t’i jepte besimin këtij propozimi të Presidentit? As edhe një interes i vetëm. As demokracia nuk u cenua, as SHBA nuk rrezikoi një interes në këtë mes. 

Shqiptarët pro-amerikanë, një prej të cilëve jam edhe unë, presin dhe kanë shpresë te SHBA-të dhe tek ambasadori, njeriu i popullit amerikan në Tiranë, të jenë realisht një mbështetës i demokracisë së re shqiptare, një korrektor i orekseve anti-demokratike të elitës politike të Tiranës, presin ushtrimin e një presioni pozitiv demokratik për të ruajtur sistemin tonë demokratik në shinat e një demokracie funksionuese. Ketë e presin fort, këtë e shpresojnë fort, ndaj në këtë kuptim kontraston fort me këtë aspiratë një ndërhyrje e tillë si e ajo e zotit Withers, krejtësisht e pavend, krejtësisht e patakt, cila ofendon trupën tonë parlamentare dhe ne zgjedhësit e tyre. Nga ana tjetër ka një problem tejet serioz me trupën tonë parlamentare të shumicës, e cila mori atë vendim dhe votoi në atë mënyrë për Vangjel Kostën dhe heshti pas ndërhyrjes së Withers.

Kjo është ose një trupë përfaqësuese reale e vullnetit të vet dhe ka votuar lirshëm me bindje e me vendosmëri politike, ndaj duhet t’i japë së paku polemikën që meriton “ndërhyrjes” së zotit ambasador, ose është një trupë krejtësisht e instrumentalizuar nga drejtuesit e saj, sa ka votuar symbyllurazi një kandidaturë normale, që nuk mund të hidhej poshtë. Deri më sot, asnjë parlamentar shqiptar nuk ka bërë as njërën dhe as tjetrën. Anëtarët e shumicës parlamentare kanë së paku nevojë t’i japin dinjitetin politik aktit, personalitetit dhe institucionit ku bëjnë pjesë. Ndërsa miku Withers mund të kursejë një ekzagjerim diplomatik krejt të panevojshëm.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama