Pa dyshim që pjesa më e shëmtuar e zhvillimit të krizës politike shqiptare ishte darka e shtruar tek restorant “Krokodili” në Bruksel. Të trishtonte fakti që një krizë që zhvillohej në emër të transparencës, të respektimit të ligjit, të respektimit të institucioneve apo të vullnetit të popullit shqiptar kulmoi në një darkë jo-transparente, informale, larg syve të popullit shqiptar dhe jashtë institucioneve tona politike. Në analizën e fundit faji për një zhvillim të tillë iu hodh tërësisht politikës shqiptare. Në shumicën e rasteve darka tek “Krokodili” u trajtua si shembull i radhës i papjekurisë së politikës sonë, e cila e bën të domosdoshme ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, për të shkoqitur lëmshin që prodhohet prej saj. Kemi të bëjmë me një fabul sa të përsëritur, aq edhe të gabuar, sipas së cilës problemi i Shqipërisë janë politikanët e saj dhe zgjidhja është BE-ja. Si dikur në filmat e realizmit socialist logjika është bardhë e zi; klasa politike shqiptare është personazhi negativ dhe BE-ja është personazhi pozitiv.
Ajo që humbet në këtë fabul është fakti që papjekuria e politikës shqiptare buron në një masë të madhe nga vetë ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar. Pra, ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar prodhon pikërisht atë papjekuri, të cilën synon të ndreqë. Kjo ndodh për dy arsye të ndërlidhura. Së pari, marrëdhënia e klasës sonë politike me faktorin ndërkombëtar (lexo BE-në) është ajo midis fëmijës dhe prindit. Sa më shumë BE-ja luan rolin e saj prej prindi, aq më shumë politikanët tanë do sillen si fëmijë. Së dyti, ngushtimi i hapësirës qeverisëse ka bërë që legjitimiteti politik të burojë gjithnjë e më shumë nga jashtë. Suksesi i qeverisjes matet më shumë në raport me distancën tonë me BE-në, apo me vizat, sesa nga faktorë të brendshëm si niveli i papunësisë, i zhvillimit ekonomik apo social. Le t’i shikojmë këto dy arsye me radhë.
Së pari, marrëdhënia prind-fëmijë midis klasës sonë politike dhe BE-së, apo faktorit ndërkombëtar, do të thotë që asnjëra nga palët politike në vend nuk ka ndonjë interes themelor të arrijë një marrëveshje me palën tjetër. Në momentin që faktori ndërkombëtar legjitimohet si arbitër, të dyja palët punojnë shumë për të fituar simpatinë dhe gjykimin e arbitrit më shumë sesa për t’u marrë vesh me njëri–tjetrin. Në këtë aspekt politikanët tanë janë si ata fëmijët, të cilët duke e ditur që në instancën e fundit janë prindërit që do vendosin se kush ka të drejtë, nuk kanë asnjë nxitje që të arrijnë një marrëveshje mes tyre. Përkundrazi e gjithë lufta e tyre është të konsolidojnë pozicionin e tyre, në mënyrë që kur të jepet verdikti nga i rrituri, ata të përfitojnë sa më shumë. Ndaj fëmijët kanë si strategji denoncimin e njëri-tjetrit tek prindi, duke u ankuar se vëllai apo motra e rrahu, i fshehu kutinë, i prishi rregullat e lojës, e kështu me radhë. Për sa kohë fjalën e fundit e thotë faktori i jashtëm, aktorët e brendshëm më shumë sesa të merren vesh me njëri-tjetrin kanë interes të konsolidojnë pozitat e tyre në raport me këtë faktor, apo ta përdorin atë për të arritur qëllimet e tyre përkundër palës tjetër. Tamam ashtu si fëmijët që jo rrallë i përdorin, apo i manipulojnë prindërit në luftën e tyre me njëri–tjetrin, ose për të plotësuar tekat e tyre.
Ndaj konfliktet tona politike fillojnë në Tiranë dhe përfundojnë në Bruksel. Ama kjo nuk buron nga papjekuria e klasës sonë politike. Përkundrazi, palët politike e kanë kuptuar se si funksionon ky sistem dhe i janë përshtatur atij mjaft mirë. Ata përpiqen ta përdorin Brukselin në funksion të qëllimeve të tyre politike. Vetëm kur Brukseli u ka vënë kryqin të dyja palëve, pra kur palët nuk mund ta përdorin atë, ato ulen dhe arrijnë një marrëveshje të brendshme. Ky ishte rasti i marrëveshjes Nano-Berisha, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001. Së dyti, kufizimi i hapësirës së brendshme qeverisëse e bën edhe më të domosdoshëm legjitimitetin që buron nga jashtë. Qeveritë shqiptare të majta apo të djathta në fakt kanë një hapësirë mjaft të kufizuar qeverisëse (gjë që e kemi shtjelluar në artikuj të mëparshëm, shiko artikullin Nuk është problemi tek autoritarizmi). Në kuadrin e procesit të integrimit në BE dhe të detyrimeve që burojnë nga ky proces “i mrekullueshëm”, Qeveritë shqiptare kanë pak hapësirë, mundësi dhe kapacitete për të trajtuar problemet strukturore të ekonomisë shqiptare. Ndaj debati ekonomik dje dhe sot vazhdon të rrotullohet dhe kufizohet te niveli i taksave, deficiti buxhetor, mbledhja e të ardhurave apo tenderët e rrugëve. Pra, te funksione minimale të qeverisjes. Për pasojë njësia matëse e suksesit të një Qeverie nuk janë më arritjet e saj të brendshme ekonomike apo sociale, p.sh papunësia, zhvillimi ekonomik apo social, pasi në këtë aspekt të gjitha qeveritë janë pak a shumë njësoj. Të gjitha Qeveritë shqiptare mund të mburren dhe janë mburrur për nivele të larta të rritjes së prodhimit të përgjithshëm bruto (GDP), për shtrim rrugësh, apo për rritje të investimeve të huaja. Ndërkohë që niveli i papunësisë sipas të dhënave zyrtare nuk ka ndryshuar aspak këto 10 vitet e fundit.
Në këto kushte e vetmja njësi matëse e suksesit të Qeverisë bëhet distanca e Shqipërisë në raport me BE-në. Sa më shumë Shqipëria i afrohet BE-së në procesin e integrimit aq më e suksesshme cilësohet qeverisja. Ironia qëndron në faktin se procesi i integrimit ka të bëjë më shumë me konjukturat sesa me qeveritë e radhës. Futja e Shqipërisë në NATO dje dhe marrja e vizave nesër nuk kanë të bëjnë shumë me meritat e Qeverisë sesa me kontekstin rajonal dhe global. Dhe kjo nuk mund të fshihet nga deklaratat hipokrite të ndërkombëtarëve se, integrimin e ka në dorë vetë Shqipëria. Në analizë të fundit nëse Shqipëria futet në NATO apo në BE varet shumë më tepër nga vetë këto organizata sesa nga Shqipëria, sovraniteti dhe kapacitetet e së cilës janë mjaft të kufizuara. Për këtë arsye kemi të bëjmë me një njësi matëse të suksesit qeveritar që nuk buron nga brenda, por nga jashtë. Në fund të fundit progres-raportet që ‘masin suksesin’ e Shqipërisë në procesin e integrimit shkruhen nga burokratët e Brukselit dhe jo nga qytetarët e Shqipërisë.
Vetë paradigma e integrimit euroatlantik burimin e zhvillimit politik dhe ekonomik e vendos jashtë Shqipërisë, ndërsa problemet, brenda saj. Në thelb kjo paradigmë thotë se Shqipërisë i mungon kultura demokratike, klasa e duhur politike, kapacitetet sociale, ekonomike dhe politike për t’u zhvilluar ndaj ajo duhet monitoruar, kontrolluar dhe kushtëzuar fort nga BE-ja që të mos rrëshqasë në diktaturë, primitivizëm dhe regres. Me fjalë të tjera, vetë paradigma e integrimit bazohet mbi premisën se problemet lindin në Shqipëri dhe zgjidhen në Bruksel. Nuk është as hera e parë dhe as e fundit që një paradigmë prodhon premisat mbi të cilat ngrihet. Debatet shterpë të tipit “pro apo kundër ndërkombëtarëve” thjesht e zhvendosin vëmendjen tonë nga mënyra komplekse se si ndërhyrja faktorit ndërkombëtar në kuadrin e integrimit euroatlantik është strukturuar në mënyrë të tillë që të riprodhojë pikërisht ato probleme që synon të zgjidhë.