Theksohet se organi procedues, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve te Renda, deri tani nuk jane deklaruar per teresine e pistave te hetimit te analizuara. Kjo provokon dyshime se ka edhe defekte te profesionalizmit dhe seriozitetit ne hetim. Edhe ne momentin e shpalljes se vajzes ne kerkim nderkombetare nuk eshte qartesuar nese ka dyshime te bazuara se jemi perpara nje rasti trafikimi apo nje mase te zakonshme per rastin e mosgjetjes se nje te mituri.
1. Largim i vajzes nga zona ku banon.
2. Plagosje dhe vdekje e vajzes ne rrethana aksidentale per shkak te terrenit.
3. Sulm nga kafshe te egra.
4. Krim ne familje
5. Rrembim ose eliminim i vajzes per hakmarrje apo gjakmarrje, ku eshte e perfshire familja e saj.
6. Rrembim personi per qellime gjobevenie
7. Rrembim personi per qellime trafikimi nderkombetare
8. Rrembim personi nga persona abuzues seksual me te miturit.
Tre pistat e para jane versione ku nuk kemi veper penale dhe autore krimi. Ndersa versionet nga katra deri tek teta, jane versione qe perbejne Krime te Renda.
Analizojme se sa i mundshem eshte secili version: Largimi i vete vajzes nga zona ku banon
Njihet fenomeni i largimit te te miturve, per shkak te nje konflikti apo nje qendrimi te ashper nga prindi. Vetelargimi mund te behet edhe per shkak te kuriozitetit per te eksploruar pertej zones, fshatit ku femija banon apo me deshiren per te shkuar tek nje i aferm. Ne diten e 18 te deklarimit e humbur, kjo piste duket se nuk perben me nje version te mundshem. Publikimi i fotos ne media dhe sensibilizimi i publikut edhe nepermjet dhenies se nje shperblimi nga ana e policise, ben te mendosh se nje largim i vete vajzes do te ishte finalizuar tashme me gjetjen dhe rikthimin e saj ne banese.
Plagosja apo vdekja e vajzes ne rrethana aksidentale
Kjo piste eshte shume e mundshme, duke pasur parasysh terrenin e veshtire ku gjendej kullota, ku eshte pare per here te fundit femija i humbur. Kontrollet ne zone te kryera nga efektiva policie dhe nga familjare bejne qe ky version te konsiderohet me probabilitet shume te ulet.
Sulmi nga kafshe te egra
Zakonisht sulmet nga kafshet e egra nuk jane karakteristike e sezonit te pranveres. Nga ana tjeter, nje eliminim nga nje egersire do te shoqerohej me lenie gjurme gjaku ose me gjetje te veshjeve dhe sendeve te vajzes ne terrenin perreth.
Krim ne familje
Zakonisht krimi ne familje denoncohet shume vone nga familjaret ose nuk deklarohet fare. Menyra se si eshte bere sensibilizimi dhe struktura e familjes Mata, nuk jep premise per te dyshuar se kemi krim brenda familjes, se paku ne rrethin e ngushte familjare.
Rrembim ose eliminim i vajzes per hakmarrje apo gjakmarrje, ku eshte e perfshire familja e saj
Familja Mata nuk eshte deklaruar e perfshire ne ndonje konflikt te hapur te vjeter apo te ri hakmarrjeje apo gjakmarrjeje. Versioni duket se nuk ka premisa te qendroje.
Rrembim personi per qellime gjobevenie.
Zakonisht lakmohen te rrembehen femije te familjeve shume te pasura. Ne rastin e rrembimit ne nje familje modeste si familja Mata do te kishim te benim me rrembyes jo shume profesionist dhe per pasoje ne 18 dite hetim do te ishte rene ne gjurme te tyre. Gjithashtu, premtimi i shperblimit nga ana e policise do te kishte provokuar reagim te menjehershem te nje rrembyes apo grup rrembyesish te tille.
Rrembim personi per qellime trafikimi nderkombetare
Zakonisht rrembimi fizik i nje te mituri per qellime trafikimi behet duke shenjestruar femije te braktisur ose gjysme te braktisur. Keta femije nuk kerkohen me insistim nga familjet. Gjithashtu rrembime te tilla behen kryesisht ne zona urbane, jo rurale, pasi ne keto zona apatia qytetare dhe mungesa e vemendjes se opinionit ben qe te humbasin me kollaj gjurmet.
Rrembim personi nga persona abuzues seksual me te miturit eshte nje version qe nuk duhet neglizhuar ne asnje rast, kur kemi krim te rende fizik ndaj nje te mituri.
Statistikat
Ne vendin tone vetem ne pese vite jane shpallur fajtore me vendim gjykate per krime seksuale me te mitur nen moshen katermbedhjete vjeç 222 (dyqind e njezet e dy) autore. Ne harkun kohor te nje viti, kemi disa ngjarje te ngjashme me te mitur shqiptare, nen moshen 12 vjeç ne Shqiperi apo edhe te mitur shqiptare qe banojne ne Greqi apo vende te tjera. Rasti i Bekim Cenges ne Diber, 2009, abuzim seksual dhe vrasje e te miturit nga fqinji, i cili ishte person me shmangie te preferences seksuale i tipit Pedofil Killer – profil kriminal i pedofileve te cilet pershkallezojne abuzimin seksual duke fituar kenaqesi seksuale nepermjet shkaktimit te dhimbjeve fizike deri ne eliminim te te miturit.
Mosnjohja e fenomenit
Hetimi i nje versioni te tille behet i veshtire pasi vete shoqeria shqiptare fenomenin e konsideron tabu dhe e ka te veshtire ta dyshoje dhe supozoje.
Autori
Gjithashtu krimet e ketij lloji jane krime individuale me nje autor, i cili le shume pak gjurme. Autori zakonisht vepron pas nje kohe te gjate te survejimit dhe duke e njohur shume mire ambientin. Kryesisht eshte edhe vete banor i te njejtes zone.
Profili psikologjik Kriminal
Organi procedures, policia shqiptare nuk ka kapacitete te duhura per investigimin e krimit seksual edhe per shkak te mungeses se eksperiences se punes nepermjet “profilit psikologjik kriminal”. Departamente te hetimit ne vende te ndryshme europiane per hetimin e ketyre lloj krimeve, punojne me ndihmen e eksperteve sociolog dhe psikolog.
RASTI KONKRET
Ka premisat e nje veprimi (krim) te kryer ne menyre individuale, pra nga nje individ i vetem, i cili e njeh zonen dhe ambientin ku ka vepruar. Fakti qe nuk eshte spikatur asnje person i dyshimte apo mjet per zhvendosje ne nje zone shume te izoluar rurale, te ben te mendosh se vendi ku ndodhet vajza eshte shume afer vendit ku ajo eshte pare per here te fundit.
Vende te mundshme per kerkim:
Shtepi afer vendit ku eshte pare per here te fundit vajza. Shtepi te pabanuara te zones. Ende si shpella, depo, ish tunele te ushtrise apo objekte te ngjashme ku mund te izolohet me lehtesi nje i mitur.
RASTE SHUME TE BUJSHME TE DEKLARIMIT TE HUMBUR PER TE MITUR NE ZONA RURALE pas viteve 2000
Gjate dhjete viteve te fundit publikisht kemi 4 raste te deklaruar te humbur per femije te moshes nen 10 vjeç ne zona rurale (fshatra). Nje ne Korçe, nje ne afersi te Dajtit, nje ne Diber dhe nje rast i nje te mituri shqiptar, familje emigrante ne Itali.
Nga te kater rastet, asnje nga te miturit nuk eshte gjetur i gjalle. Tre raste kane qene vrasje dhe nje rast vdekje aksidentale. Ne secilen prej ngjarjeve, versioni kryesor i hetimit i ngritur ne ditet e para nga organi procedues ka rezultuar version i gabuar. Ne tre vrasjet, hetimi deri ne gjetje ka zgjatur deri ne disa jave, ne nje rast i mituri i vrare eshte gjetur vetem pas tre viteve. Te tre vrasjet jane kryer nga persona fqinj me familjen e te miturit. Dy raste jane autore meshkuj ne moshe 20-30 vjeç. Rasti i trete ka autoresine e nje gruaje. Te tre autoret kane probleme psikologjike, si shmangie e preferences seksuale te tipit pedofili (dy prej tyre) dhe rasti i trete eshte krim po me sfond seksual.
SHPALLJA NE KERKIMIN NDERKOMBETAR
Deklarimi ne kerkim nderkombetar nga ana e Organit Procedues duhej te shoqerohej me nje informacion me te qarte dhe transparent, nese ekzistojne indice qe e mitura te jete trafikuar nga nje rrjet apo individ kriminal. Ky kerkim nuk duhet te ule ritmin dhe intensitetin e kerkimit ne zonen ku eshte pare vajza per here te fundit. Prokuroria duhet te analizoje me kujdes çdo detaj qe vjen nga veprime verifikimi, kontrolli, survejimi te zones dhe individeve qe kane vepruar atje. Gjithashtu duhen analizuar dhe deshmite dhe hipotezat e ngritura nga personat qe kane dijeni per ngjarjen. Dhe duhet bere rimarrja ne pyetje, duke konsideruar vjelje te informacionit ne respekt te secilit version teorik te ngjarjes.
*Eksperte ne Shkencat Juridike Penale (Krimi ndaj te miturve)
TETE PISTA TE MUNDSHME HETIMI PER RASTIN E BLEONA MATES