Kur në vitin 1993, shtëpia botuese franceze “Fayard” botoi të përkthyer në frëngjisht librin “Spastrimi etnik në Jugosllavi”, shkruar nga tre autorë kroatë Mirko Grmek, Mark Gjidara dhe Neven Šimac, zërat që dënonin krimet serbe në Ballkan ishin ende të ndrojtur. Ndonëse kishte vite që krimi po harlisej në ish-Jugosllavi, miqtë e shtetit më hipokrit të kontinentit, vazhdonin ta mbronin atë në të gjitha fushat: politike, ushtarake dhe ajo që ishte më e padurueshme; kulturore. Kjo mbrojtje nuk ishte një rastësi. Ajo ishte vazhdimi i një tradite të shëmtuar që u krijua në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, kur një armatë e pafund intelektualësh, duke braktisur parimet e mëdha të humanizmit, u vunë në mbrojtje të totalitarizmit komunist. Filozofë, gazetarë, shkrimtarë, artistë e opinionistë, me agresivitet të pashembullt, duke krijuar një terror të vërtetë intelektual, u shpallën avokatë të krimit, duke filluar nga mizoritë e Stalinit e të Titos e gjer te ato të Maos e të Fidel Kastros.
Historia gati gjysmë shekullore e së famshmes “Luftë e Ftohtë” midis Perëndimit dhe Lindjes, nuk ka qenë gjë tjetër veçse një dyluftim i pafund, ku secila palë përpiqej të bënte për vete popujt, në mënyrë që në çastin fatal të vinte në gjunjë kundërshtarin. Në këtë ndeshje, ndërsa Lindja kishte në shërbim të saj armatën që u përmend më lart, Perëndimi kishte veçse disa emra të rrallë që të rrethuar nga terri, mezi dalloheshin si yje të largët. Ndërkaq, Perëndimi kishte një aleate kolosale por të padukshme, etjen për liri. I strehuar në miliona njerëz pa emra të bujshëm, ajo etje do të bënte atë që nuk e bënë dot as armët, as agjencitë e inteligjencës, e as paraja: shembjen e kështjellës komuniste. Pas rënies së komunizmit, armata e avokatëve të tij u duk se mbeti pa punë. Ashtu siç ndodh shpesh në kësi rastesh, pas hutimit të parë, ajo nisi të mbledhë veten. Kishte ende aty-këtu mbeturina të diktatorëve, dordolecë të papërshtatshëm si Kim Ir Seni, ose më të volitshëm si Fidel Kastrua. Në këtë kërkim diktatorësh mbeturina e armatës ra tek Millosheviçi.
Përkrahja që kishte ende ish-Jugosllavia millosheviçiane bashkë me krimet e saj, ende disa vite pas rënies së komunizmit, ishte shprehja e nostalgjisë për atë botë. Millosheviçi ju ngjalli mallin e vrasësve së dikurshëm, e sidomos mallin për Stalinin, kriminelin e specializuar për “spastrime etnike” ndaj popujve të vegjël. Ka gjasë që Millosheviçi kur ka bërë llogaritë e aventurës së tij të përgjakshme të ketë shpresuar midis të tjerash edhe në një përkrahje të armatës së avokatëve. Ajo u përpoq ta ndihmonte vërtet, por kohët kishin ndryshuar. Një armatë tjetër po fuqizohej çdo ditë; ajo që po ngrihej kundër krimit. Libri “Spastrimi etnik në Jugosllavi” dhe tre autorët e saj kroatë, ishin pjesë e dëshmisë së madhe dhe e lajmit të mirë se krimi do të dënohej.
Propaganda serbe, ashtu siç e kishte bërë zakon, u përpoq të organizonte bojkotimin e librit “Spastrimi etnik”, por nuk ia arriti dot. Pas botimit frëngjisht të “Fayard”-it, ky libër u bë pikë kryesore referimi dhe ndër më të besueshmit për të mësuar tragjedinë që po ndodhte në këndin jugor të Evropës. Përveç vlerës historike dhe emancipuese, libri e pasuronte letërsinë dokumentare evropiane për çështjet ballkanike me një vizion të domosdoshëm: vizionin ballkanik. I çliruar nga fryma e sëmurë kombëtariste, ky vizion kishte një përmasë të re, pa të cilën ishte e vështirë të kuptoje rrënjët e tragjedisë. Ai zbriste në thellësi për të ndriçuar disa nga zgafellat e errëta, atje ku krimi kishte zanafillën e tij. Psikologjia e krimit, paraqitja e kulturës së krimit si kulturë heroike, zhbirimi i së keqes jo vetëm nga faktet historike, por edhe më thellë: në epikën dhe në trashëgiminë gojore, këto e të tjera si këto, përbëjnë disa nga qasjet më origjinale të këtij libri.
Kur tre autorët kroatë e shkruan dhe e botuan këtë libër, egërsia serbe e dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit ishte ende në dallgëzimet e para të saj. Nostalgjia projugosllave vazhdonte ta mbronte ende atë që mendjet më të ndritura të Europës e cilësonin si “nazizëm ballkanik”. Të gjitha shenjat ishin shfaqur qartë: propaganda vulgare raciste, urrejtja për popujt e tjerë, masakrat masive, kampet e përqendrimit dhe, mbi të gjitha, doktrina e “spastrimit etnik”. Kjo e fundit përbënte edhe thelbin rreth të cilit mbështillej e keqja. Dhe meritë e autorëve kroatë është që e kapën pikërisht atë thelb, në kohën kur sytë e të tjerëve ishin të verbër.
U desh të derdheshin përrenj të tjerë gjaku, u desh që krimi serb të harbohej në Bosnjë, për të arritur më pas paroksizmin e tij në Kosovë, që Evropa dhe bota të shkundeshin më në fund nga dremitja. Që vëmendja të arrinte më në fund në skenën e mirëfilltë të tragjedisë, në Kosovë, popullit shqiptar iu desh të flijonte mijëra nga djemtë e vajzat e tij më të mira, qindra foshnje të prera me thikë, qindra gra e cuca të përdhunuara, mijëra shtëpi të djegura, dhjetëra mijëra fate njerëzore të përmbysura. Në çdo fazë e në çdo shkallëzim të tragjedisë në ish-Jugosllavi, libri i autorëve kroatë, ndonëse i shkruar vite më parë, vazhdonte të ruante frymën e tij profetike. Atë frymë ai e ruan ende sot, madje sot është po aq i nevojshëm si në kohën kur u shkrua e u botua, ngaqë historia e krimit serb nuk është mbyllur. Është kjo arsyeja që botimi i tij në gjuhën shqipe, prej shtëpisë botuese “55”, të konsiderohet si një ngjarje.
Historia e së keqes vazhdon në juglindje të Evropës, sepse dosja e krimeve të mëdha nuk mund të quhet e mbyllur, në qoftë se e keqja nuk dënohet gjer në fund.
Fill pas çlirimit të Kosovës, në verën e vitit ’99 një valë e pashembullt u ngrit anembanë për të revizionuar të vërtetën e asaj që ndodhi. Armata e nostalgjikëve proserbë, ajo që nën trysninë e opinionit ndërkombëtar u tulat ca kohë gjithë frikë, dalëngadalë filloi prapë të gjallërohej. Fushata për të dënuar Aleancën Atlantike për ndërhyrjen e saj, për të nxjerrë të pafajshme Serbinë, vazhdoi sipas një logjike të përçudnuar të balanconte fajin midis serbëve dhe shqiptarëve, madje disa herë të bënte fajtorë shqiptarët në këtë konflikt.
Në krye të kësaj fushate ishin po ata intelektualë që dikur kishin bekuar haptas ose heshturazi krimet e stalinizmit apo të maoizmit. Për të kuptuar portretin e tyre, mjafton të përmendim vetëm njërin, filozofin francez Rezhis Debre. Ka botuar shumë libra e është quajtur shpikësi i “mediologjisë” (shkencës që merret me mediat), megjithatë ka dy shenja në jetën e tij që është vështirë të harrohen. E para, ka lidhje me dyzet vite më parë, kur është akuzuar se ka tradhtuar Che Guevarën, akuzë e përsëritur tani vonë nga e bija e këtij të fundit. E dyta, kur në 1999 është akuzuar prapë për pabesi, këtë herë nga një grup pleqsh kosovarë, që vuanin bashkë me mijëra të tjerë në llucën e Bllacës në Maqedoni. Kur dëgjuan për deklaratën e tij, pleqtë e treguan ngjarjen kështu: “Erdhi pastaj një frëng i dijshëm, nga ata që u thonë filozofë. Por ai kishte kenë i pabesë”.
Rezhis Debre, me anë shpjegimesh të pafundme, duke përfituar nga terri që ka mbuluar ngjarjen e parë, duke përfituar nga vetë personazhi i diskutueshëm i Che Guevarës e nga faktorë të tjerë, është përpjekur ta lajë veten nga akuza e hershme. Mirëpo nga përsëritja e akuzës për pabesi, prej pleqve anonimë të Bllacës, dyzet vjet më pas, ai nuk lahet dot në jetë të jetëve.
Shprehja “E gjen nga s’e pret”, duket si e krijuar enkas për këtë rast. Në kulmin e konfliktit të Kosovës, Rezhis Debre, intelektual i angazhuar në “aksione të guximshme” u nis për në ish-Jugosllavi, më saktë, për në Kosovë. U nis për të parë me sytë e tij tragjedinë, për të dhënë gjykimin e tij, për të dënuar “si gjithmonë” xhelatët, për të mbrojtur “si gjithmonë” viktimat.
Rexhis Debre u nis disi në rrethana të errëta, pa e treguar nga kush shoqërohej, nga kush financohej, nga kush ishte ftuar. Ai mbërriti në Bllacë të Maqedonisë, atje ku mijëra shqiptarë të Kosovës po jetonin vuajtjet e ferrit. Ai qëndroi midis tyre katër ditë, dëgjoi rrëfimet e tyre, mori shënime, ngjalli shpresa se do t’i dëshmonte botës tmerrin që pa. U lehtësuan njerëzit kur nxorën një pjesë të krusmës, patën shpresë se fjala e “filozofit frëng” do të ndikonte që të zbutej disi ajo skëterrë.
Pas kësaj Rezhis Debre kthehet në Prishtinë, pastaj në Beograd,e në fund në Paris. Në kohën që Franca priste dëshminë e tij, për habinë e të gjithëve ai boton një letër drejtuar presidentit të Francës, ku jo vetëm nuk tregon asgjë për ato lemeri që njerëzit i besuan në Bllacë, por përkundrazi, merr në mbrojtje Serbinë, Millosheviçin, kurse për viktimat shqiptare nuk shfaq veçse një mosbesim dhe vrer të ftohtë.
Opinioni i gjerë publik, intelektualët më të shquar të Francës, e pritën me përçmim dëshminë e filozofit. U bënë shumë pyetje, u kujtua historia e vjetër para dyzet vjetëve, u bënë shumë hamendësime. Ndonëse ai nuk pohoi se kush e ftoi, kush e shoqëroi, kush i pagoi biletat e udhëtimit, e vërteta filloi të pikonte aty-këtu: edhe ftesa, edhe shoqëruesit edhe paguesit ishin nga Beogradi. U kuptua qartë se Rezhis Debre u nis për në Kosovë, jo për të dëshmuar për tragjedinë e një populli, por për të marrë në mbrojtje xhelatët e tij. Shkurt ai u nis atje, ashtu siç qe nisur dyzet vjet më parë për të tradhtuar.
Atëherë një njeri, këtë herë një popull. Libri për spastrimin etnik në Ballkan, duke qenë sfidë kundër shpërfilljes cinike, e cila i hapi rrugë aksionit kriminel të Millosheviçit, është njëkohësisht një qortim i heshtur për një pjesë të mendimit intelektual ballkanik, i cili, edhe në rastet kur ishte kundër kësaj doktrine ç’njerëzore, u tregua i mefshtë e i vonuar për t’i rënë kambanës së alarmit. Nga ky qortim nuk përjashtohet asnjë pjesë e intelektualëve shqiptarë. Është e nevojshme të përmendet sot kjo gjë për dy arsye: E para, sepse është vështirë të gjendet një shembull tjetër në historinë e gjatë të popullit shqiptar, kur përkitja me krimin të ketë qenë kaq barbare, kaq e ngjeshur në kohë e kaq haptas e programuar si shfarosje. Arsyeja e dytë është se, ndërsa ka mbaruar tragjedia e Kosovës, po bëhen përpjekje të krijohet një vazhdim i saj, njëfarë pastragjedie. Dukuritë që u përmendën më lart, tezat revizionuese, balancimi i krimeve etj., etj. e dëshmojnë këtë synim.
Që kjo përpjekje të dështojë, dhe ajo do të dështojë me siguri, kërkohet të mbahet gjallë gjithë syçeltësia jonë, dhe bashkë me të, gjithë vullneti ynë për të mos e lënë kontinentin tonë të vjetër të bjerë prapë në dremitje si dikur. Me këtë syçeltësi ne ndihmojmë, natyrisht, vetveten, por ndihmojmë, gjithashtu, qytetërimin evropian.
Është e domosdoshme të thuhet e të përsëritet vazhdimisht se ajo që ndodhi kohët e fundit me popullin shqiptar i ngjan një parabole kuptimplotë. Për një kohë të gjatë, Evropa e ka pranuar Jugosllavinë bashkë me tumorin e zi që ndrynte brenda saj: Krimin kundër shqiptarëve. Pastaj erdhi koha që ai krim nuk durohej më dhe Evropa bashkë me SHBA-në e dënuan Jugosllavinë. Por, siç ndodh nganjëherë, kur ke dënuar dikë që e ke pasur të afërt, fill pas ndëshkimit shfaqen ca si shenja pendimi.
Që pendimi të përligjej u bë e dëshirueshme gjetja e gabimeve të shqiptarëve. Ndërkaq, gjëja më e lehtë në këtë botë është të gjesh gabime të shqiptarëve. Të tilla shqiptarët kanë bërë gjithmonë dhe nuk kishin si të mos bënin edhe në atë ndeshje të lemerishme me barbarinë serbe. Kanë bërë faje, me siguri kanë bërë vrasje, kanë bërë edhe krime. Dhe ato duhet të dënohen si gjithë krimet. Ndërkaq, kjo nuk ndryshon asgjë në ngrehinën dhe përmasat e tragjedisë. Balancimi në këtë rast do të ishte një falsifikim ogurzi. Shkurt, ai do të ishte kthimi prapa, në pikën zero, atje ku shqiptarët kishin qenë si skllevër.
Historia nuk mund të ecë prapa si gaforrja. Koha e robërisë shqiptare në Ballkan ka vdekur përgjithmonë. Ndryshimi kolosal, që ka ndodhur kohët e fundit në historinë e këtij populli është se, liria shqiptare, këndej e tutje është pjesë e lirisë së Evropës. Le ta urojmë këtë për të gjithë popujt e Ballkanit. Bashkarisht ë çliruar nga e keqja, bashkarisht evropianë, do të jemi pa dyshim më të lirë. Ky libër, duke na kujtuar të keqen na ndihmon për t’i thënë lamtumirë asaj.
"Spastrimi etnik në Jugosllavi" vjen në shqip
Në një kohë kur ish-Jugosllavia ishte në grahmat e fundit, kur drejtuesit serbë, mundoheshin me çdo kusht të ruanin konfigurimin e vjetër, tre autorë kroatë Mirko Grmek, Mark Gjidara dhe Neven Šimac guxojnë të botojnë librin "Spastrimi etnik në Jugosllavi". Një libër që ofron një informacion të pasur faktik mbi planet dhe operacionet serbe të spastrimeve etnike, qysh në shek. XIX. Tashmë ky libër i rëndësishëm vjen edhe në shqip, gati 20 vjet pas botimit të tij të parë, nga shtëpia botuese "55", përmes përkthimit të Beqir Ajazit. Sipas drejtoreshës së botimeve pranë "55", Alda Bardhyli, ky është një nga librat më të rëndësishëm të shkruar mbi Kosovën. Libri është strukturuar në pesë pjesë. Në pjesën e parë, "Rrënjët" pasqyrohen që nga vendimet e Këshillit të Parë të Shtetit të Serbisë mbi spastrimin etnik (1807), por edhe ca poezi e këngë popullore serbe të mbledhura nga Karaxhiç.