Për herë të parë pas kaq shumë kohësh, zoti Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar foli për mundësinë e rinumërimit të votave, pas një vendimi eventual të Gjykatës Kushtetuese. Pra, për hapjen e kutive. Madje ai për herë të parë përmendi si vend ankimimi dhe Gjykatën Europiane të Strasburgut. Pse? E para, rezoluta e PE, me kushtëzimet publike dhe jopublike, më të forta se kurrë ndonjëherë, detyruan kreun e PD-së të lëshojë pe. Ishin imponime bashkë me kartën e vizave, ku faktori kohë është thelbësor.
E dyta, sepse koha për të premtuar sende të tilla, duket se nuk i krijon probleme PD-së. Ndërprerja e punimeve të Parlamentit dhe komisionit hetimor në verë, kohët proceduriale të ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, afrimi i zgjedhjeve lokale, etj., neutralizon shumë prej atyre që mund të ishin efektet e këtij rinumërimi. Ajo lejon që mediat, shoqëria të vazhdojnë të merren edhe ca me kutitë, në vend se me problemet reale të vendit. Koha pra është faktori kryesor në manovrën taktike të Berishës.
E treta, siç ka treguar shpesh zoti Berisha, ai nesër mund ta kundërshtojë pa pikë problemi atë që tha sot. Ndershmëria politike nuk është pika më e fortë e tij, atë që ai thotë sot, e ha nesër, pra faktori kohë në atë që ai thotë, është i rëndësishëm.
E katërta, Berishës ju deshën disa muaj të tjerë për të mbërritur tek ky propozim, dikur i PS sapo doli nga greva, diçka që tregon se ai në këtë krizë ka dashur të blejë kohë pushteti.
E pesta, në këtë objektiv, por edhe për propagandë, me çdo kusht dhe çdo mjet duhet renditur dhe "ideja" e paditur juridikisht për Gjykatën e Strasburgut. Është një propozim i paprecedent me disa pikëpyetje juridike: kush, si, për sa kohë, ku mbështetet, etj. Ky proces mund të marrë teorikisht shumë kohë dhe prapë mbërritëm tek koha si variabël kyçe në ligjërimin berishian.
Edhe takimi i djeshëm mes Ruçit dhe Patozit dhe propozimet e PD krejt të ndryshme nga ato që tha Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar tregojnë se lajtmotivi i zgjatjes së krizës nga ana e PD ka qenë blerja e kohës. Përmbajtja e propozimeve, koherenca e tyre nuk ka asnjë lloj rëndësie.
Në fund të kësaj analize, megjithëse Berisha pranon Parlamentin Europian, "blerja e kohës" dhe "shitja e propagandës" duken elementët kryesorë të prononcimit të tij. Ajo që për ne duket shqetësim i madh është "sesa shumë kohë" do të humbet, sa shumë kohë do të shitet akoma për të arritur tek zgjidhja e vërtetë. Kjo zgjidhje e vërtetë është interes publik, është interes kombëtar. Ja përse.
Sipas të gjithë prononcimeve europiane, kriza duhet të zgjidhet brenda 4 muajsh që na ndajnë jo thjesht nga liberalizimi i vizave, por edhe nga shqyrtimi i statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Ky është objektivi themelor, më i rëndësishëm i vendit tonë, pavarësisht se deri në anëtarësimin e plotë mund të kalojnë disa vite. BE-ja synon të arrijë tek një vendim kolektiv për vendet e rajonit, pra një dhënie e këtij statusi njëherësh për Serbinë, Shqipërinë, Malin e Zi, dhe Shqipëria nuk duhet të mbetet prapa, na thotë BE me dashamirësi.
Blerja e kohës për arsye që lidhen me politikën e brendshme, sakrifikimi i këtij objektivi madhor kombëtar, që do ta fuqizonte pozitën rajonale të Shqipërisë dhe shqiptarëve, do të dukej një meskinitet i paturpshëm. Nëse Shqipëria do të mbetej prapa Serbisë, atëherë integrimi i saj do të shtyhej dhe bllokohej prej votës serbe.
Njeriu që sot synon të blejë sërish kohë, të fitojë beteja politike të brendshme, duke rrezikuar një objektiv të tillë kombëtar, duhet të kuptojë se historia nesër do të tregohet e pamëshirshme me të. Ai do të shënohej si përsëritës në kryerjen e një keqbërjeje të tillë. Në vitin 1996 ai nuk ndërhyri në kohë për të ndaluar krizën e piramidave, sepse duhej të fitonte zgjedhjet parlamentare dhe bash për këtë arsye, nënshkrimi i Marrëveshjes së Asocimit me BE-në, u shty pafundësisht. Shqipëria sot mund të ishte në BE bashkë me vende të tjera ish-komuniste.
Ky objektiv u rrezikua pikërisht prej operacionit taktik shkatërrimtar të politikanit që sot është në krye të vendit.
Për këtë arsye, opozita duhet të jetë më e qartë, më e fortë, më e vendosur dhe të bëjë realisht opozitë. Jo si deri më sot, kur ajo ka heshtur, ka injoruar, ka neglizhuar, ka nënvleftësuar problemet më të rëndësishme të vendit, në emër të së ashtuquajturës krizë të kutive. Duke humbur kohën e vet, tonën, dhe duke ia dhuruar atë politikanit në pushtet, Sali Berisha.