Dikur, në shekullin XIX, kancelari Bismarck paskesh thënë: "Paraja është nervi i luftës", por sot, në këtë kohë të pamëshirshme krize, del se paraja na qenka edhe nervi i paqes e i tërë atyre fenomeneve socialekonomike që lidhen me zhvillimin pikërisht në periudha paqeje pak a shumë të qëndrueshme Dhe kush thotë "para", nënkupton, ndër të tjera, edhe tatimin mbi fitimin dhe, në përgjithësi, mbi të ardhurat. Në këtë kuadër, edhe tek ne, në Shqipëri, vend në zhvillim e sipër, është e pashmangshme që paraja duhet të administrohet më mirë, që shteti, në instancat e tij qendrore, por edhe vendore, të luftojë ndër të tjera evazionin fiskal, pra, të vjelë taksat në çdo nivel: nga individi buxhetor, pra, që paguhet prej shtetit, por edhe nga biznesi privat, i vogël apo i madh qoftë ai. Prej vitesh, përvoja tregon se një numër shqiptarësh janë të pakënaqur nga tatimet e taksat që duhet të paguajnë dhe, rrjedhimisht, manovrojnë që ti shlyejnë sa më pak detyrimet që kanë në këtë drejtim. Çështë e vërteta, edhe ka ndonjë taksë absurde, si, për shembull, ajo e televizionit, sidomos kur qytetari nuk ka asnjë aparat televiziv në shtëpi.
Duke vërejtur vështirësitë e ndryshme me të cilat hasen organet tatimore, sidomos ato të bashkive, në marrëdhëniet me qytetarët e zakonshëm, disa miq të mi të vjetër, ndër të cilët edhe Aqif Qifa, më ftuan, para disa ditësh, për një kafe te një lokal pa emër, ku më parashtruan disa sugjerime praktike në mënyrë që Bashkia e kryeqytetit të vjelë edhe ca para të tjera nëpërmjet disa taksave shumë origjinale.
Njëra prej këtyre taksave do të ishte sezonale, d.m.th. do të paguhej vetëm në stinën e verës, kur fillon vapa, sidomos tani që rruzulli tokësor po na ngrohet së tepërmi për shkak të efektit serrë. Bëhet fjalë për taksën e hijes. Si do ta përligjte Bashkia këtë taksë? Thjesht fare: objektet e ndryshme që i përkasin asaj ose që janë ndërtuar apo vendosur me lejen e saj nëpër hapësira publike (kryesisht ndërtesa, monumente, pemë, etj., etj.), lëshojnë hije gjatë tërë ditës, nga kjo hije përfitojnë qytetarët për tu freskuar sado pak, pra, këto objekte u shërbejnë qytetarëve edhe me hijen e tyre në pamje të parë jolëndore. A nuk do të ishte e arsyeshme që qytetarët të paguanin për këtë shërbim që u bëhet krejt natyrshëm? Kuptohet që shërbimet e specializuara të Bashkisë do të llogarisnin çdo ditë orët me diell dhe ato pa diell në mënyrë që të dalë saktësisht numri i orëve të tatueshme në fund të stinës së nxehtë.
Sidoqoftë, dikush mund të pretendojë se një taksë për hijen nuk i ka fare hije Bashkisë, sepse jo të gjithë qytetarët, sidomos ata që nuk bëjnë hije nën diell, rrojnë apo rrinë nën hijen e saj. Dikush tjetër mund të pretendojë se sikur të miratonte një taksë për hijen, Bashkia do të lëshonte hije pa dalë dielli. Gjithsesi, me të drejtë do të protestonin kundër kësaj takse të sëmurët me hipertension, të paralizuarit, të ngujuarit e disa të tjera kategori qytetarësh që nuk dalin nga shtëpia ditën me diell ose edhe pa diell, pra, që nuk maten me hijen e mëngjesit. Do të protestonin me siguri edhe dembelët, d.m.th. ata që vrasin barkun në hije.
Do të protestonin, së fundi, por jo më së paku, edhe ata që dalin me ombrella apo kasketa, si puna ime, sepse sendet "ombrellë" dhe "kasketë" nuk i përkasin Bashkisë, janë vetjake, pra, edhe hija e tyre është pronë vetjake, madje, në këtë pikë, rasti më i skajshëm do të ishte ai i një zonje që e shëtit bebushin ose qenushin e vet duke e mbrojtur nga vapa e padurueshme me hijen e trupit të saj: si mund ti kërkosh asaj të paguajë taksë sepse me hijen e vet të freskët përkujdeset deri në vetëmohim për dy krijesa aq të brishta?
E marr me mend pakënaqësinë që mund të ngjallë një taksë e tillë, prandaj nuk rashë dakord me miqtë e mi, midis të cilëve edhe Aqif Qifa, aq më tepër që po të miratohej e të niste të vilej një taksë e tillë absurde, asgjë nuk do të mund ta pengonte Bashkinë e kryeqytetit të krijonte një taksë edhe për ajrin që thithim rregullisht që kur kemi lindur e do të thithim deri kur të vdesim.