Nuk ka asnjë diskutim që situata pas vendimit është mjaft pozitive për Kosovën. Me shumë të drejtë. Askush nga vëzhguesit e jashtëm nuk priste një mendim kaq pozitiv, megjithëse për ta kuptuar atë në të gjitha nuancat duhet lexuar gjithë teksti integralisht. Nuk kishte asnjë koment, në gazetat, në mediat më serioze botërore, nga ekspertët më të mirë të së drejtës ndërkombëtare që nuk parashikoi një vendim të ngatërruar që do kënaqte të gjitha palët. Megjithatë ky vendim për opinionin publik të vendeve të interesuara, pra për Kosovën në veçanti, ka rëndësi në atë pjesë ku thuhet qartë: "Shpallja e njëanshme e pavarësisë nuk bie në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar". Serbia nuk mund ti bënte shërbim më të mirë Kosovës sesa kaq. Tashmë Serbia duhet të heshtë.
Po cilat janë pasojat që sjell ky veprim?
Në planin e brendshëm, ai forcon shumë Qeverinë në fuqi, ose konsolidon mbështetjen popullore rreth saj. Kjo është e paevitueshme. Për inerci, për pragmatizëm edhe faktori ndërkombëtar, SHBA-të në veçanti mund të lavdërojnë institucionet - Sejdiu xheloz që Thaçi u shpall Xhorxh Uashingtoni i Kosovës, mund të kërkojë hisen e vet. Kështu shpjegohet pjesërisht arsyeja pse SHBA-të kanë qenë kundër arrestimeve të nivelit të lartë në prag të vendimit të GJND. Ato e kanë ditur një vendim kaq pozitiv, ndaj do donin që krijesa e tyre, Kosova, të mos kishte disa ministra në burg, pikërisht në një moment triumfal si ky. Po tani? Arrestimi i Guvernatorit hap një pistë tjetër, për të besuar të kundërtën. Vendimi mund të nxisë njëlloj triumfalizmi dhe në terren, atje ku shqiptarët jetojnë bashkë me serbët. Edhe indirekt vendimi do ta forcojë Qeverinë, sepse për njohjet e reja, si pasojë e këtij vendimi, Qeveria do të marrë meritën. Për këtë arsye, ndërkombëtarët duhet patjetër të kenë në reagimet e tyre të ardhshme frazën se "vendimi i djeshëm është shpërblim, apo vlerësim për gjithë popullin e Kosovës, për klasën politike të tij", dhe jo për Qeverinë.
Po a do të ketë pasoja të tjera? Ndërkombëtarët ndërsa ia kanë bërë të ditur këtë vendim zotit Thaçi, disa ditë më parë, i kanë kërkuar atij që të ofrojë "autonominë" e shkallës më të lartë për të ashtuquajturën "Kosova e Veriut". Ska shpjegim tjetër për arsyet pse ai e njoftoi këtë ide, pak kohë para se të merrej vendimi. Duhet të ketë qenë një imponim ndërkombëtar që e ka detyruar atë ta shpallë, por karota ka qenë pikërisht përmbajtja e vendimit të GJND. Ka shumë gjasa dhe që ky triumfalizëm mund të shtojë dhe më fërkimet midis Qeverisë dhe EULEX-it. Nëse do të ishim pre e teorive konspirative, apo e determinizmit në politikë, duhet të pranonim se arrestimi i zotit Haradinaj ka lidhje me vendimin e GJND. Pra dhe ky fakt shkon në favor të Qeverisë. Largohet kreu i një partie kryesore të opozitës për ti lënë asaj dorë të lirë, por jo të gjitha koincidencat kanë kuptim.
Pasojat për Kosovën në planin rajonal në veçanti priten të jenë disa, përveç atyre në zona të globit ku ka lëvizje për pavarësi. Kosova mund të ketë zë më të fortë ndaj fqinjëve (çështjen e kufirit, në marrëveshjen CEFTA, në përfaqësimin në forumet rajonale, etj). Kosova mund dhe do ta ketë zërin më të fortë përballë Serbisë dhe pse jo dhe strukturave paralele në Veri. Mendimi i fundit i GJND nuk është një dokument nul, që ska efekte juridike ndaj situatës në terren në Kosovë. Ndërkohë, vendimi apo Mendimi këshillimor i GJND për Kosovën, ushtron efekte mbi rezolutën e vjetër 1244 të kapërcyer edhe më parë. Paradoksalisht, një debat në Asamblenë e OKB-së, që mund të iniciohet sërish prej Serbisë, mund ti shërbejë Kosovës që do shohë njohje të reja. Atmosfera në Asamble, pas vendimit të GJND, është me siguri në favor të Kosovës. Pra ajo krijon kushtet për një rezolutë të re (të Këshillit të Sigurimit apo të Asamblesë).
Në këto kushte, SHBA-të e kanë më të lehtë që të iniciojnë procedurën e anëtarësimit të Kosovës në OKB. Përveç një dokumenti juridik valid në plan ndërkombëtar, SHBA-të kanë marrëdhënie më të mira me Rusinë dhe Kinën. Është pikërisht në Këshillin e Sigurimit, ku duhet të vendoset për fatin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim nëpërmjet miratimit me votat e anëtarëve që kanë të drejtën e vetos, të një rekomandimi që pastaj i kalon Asamblesë së Përgjithshme. Kjo miraton një rezolutë me dy të tretat e anëtarësisë dhe pas saj Kosova bëhet automatikisht anëtare e OKB-së me të drejta të plota.