Përgjigja e menjëhershme do të ishte një “Jo” e prerë dhe e thatë. Shqipëria është një vend monoetnik, ose e thënë ndryshe, një vend ku pakicat nuk kanë një peshë numerike përcaktuese. E megjithatë ka disa ngjarje, të cilat nëse nuk mjaftojnë për të krijuar idenë e një marrëdhenieje të maisur etnike me pakicën greke në Jug, të paktën të bëjnë të mendosh se ka një tentativë për të krijuar një të tillë. Vrasja (deri tani) aksidentale e një banori të Himarës nga një makinë me targa të Vlorës, para tre ditësh, është lexuar shpejt e shpejt si një rast hakmarrjeje me sfond etnik, nga një pjesë e komunitetit të qytetit bregdetar.
Por edhe nga faktorë të rëndësishëm diplomatikë, fetarë e politikë. Është bllokuar për më shumë se 12 orë rruga nacionale, duke zënë peng disa mijëra pushues që kanë fjetur nëpër makina, ose kanë ecur në këmbë me kilometra të tëra, është anatemuar policia dhe institucionet e shtetit shqiptar, si dhe i është fryrë një gjuhe proteste, që shfaqte hapur armiqësi të grekëve ndaj shqiptarëve. Gjithçka ka qenë e menjëhershme dhe agresive, megjithëse aksidente dhe sherre si ai i të enjtes në mbrëmje, ndodhin përditë në të gjitha anët e vendit. Sa për kronikë, në mes të Durrësit, paralelisht me aksidentin e Himarës, ekzekutohej një i ri nga vrasës me pagesë, e megjithatë askush nuk bllokoi rrugët e qytetit të madh bregdetar.
Shkurt, mbi një aksident në dukje banal, është ndërtuar me urgjencë një teoremë komploti me sfond etnik. Të gjithë janë angazhuar në nivel të lartë dhe në kohë rekord, kur ende rezultatet e hetimit zyrtar nuk kishin nxjerrë (dhe nuk kanë nxjerrë) asnjë konkluzion për ngjarjen. Ministria e jashtme greke e emërtoi si tendencioze ngjarjen, në një deklarim të së premtes. Kryepeshkopi Janullatos, i cili nuk është shfaqur asnjëherë nëpër ekrane kur kanë ndodhur aksidente automobilistike shumë më të rënda, nxitoi edhe ai që të ngushëllojë familjarët e viktimës, kurse kreu i bashkisë së Himarës, si për të plotësuar trekëndëshin, nuk priti që të thaheshin lulet mbi varrin e të ndjerit, për të akuzuar për një krim me sfond etnik. Ndërkohë (dhe kjo e plotëson deri në fund panoramën) qeveria shqiptare ka heshtur sërish, duke u munduar që t’i japë një profil të ulur ngjarjes në fjalë, nga e cila megjithatë dalin disa konkluzione jo fort të këndshme.
Së pari, megjithë fluksin e madh të turistëve në bregun e Jonit gjatë verës, megjithë investimet e konsiderueshme që janë bërë në atë pjesë të vendit vitet e fundit, aty vijon të mbetet e gjallë tek një pjesë e banorëve lokalë, një farë urrejtjeje endemike ndaj shqiptarëve. Nëse personat që kanë vrarë banorin e Himarës kanë qenë të motivuar nga greqishtja e tij, është urgjente që drejtësia të veprojë me forcën maksimale. Por nëse gjithçka ka qenë një aksident apo një konflikt, si ato qindra që kanë ndodhur e ndodhin përditë rrugëve të vendit, është mirë që ngjarja të futet në kornizën e saj normale, e të mos fryhet artificialisht.
Së dyti, Himara më shumë se çdo pjesë e territorit të Shqipërisë ku jeton pakica greke, është e ndjeshme dhe e gatshme të reagojë për çdo eveniment, sado i voglë e pa rëndësi që të duket. Kush shkon në Dropull, për shembull, në zonën “zyrtare” të minoritetit, vëren se aty ka qetësi dhe jo instrumentalizim të bashkëjetesës greko-shqiptare. Himara është ndryshe, krejt ndryshe, e kjo duket se e ka origjinën në vitet e tëra që janë harxhuar për ta paraqitur këtë copë të ngushtë bregdeti, si një bastion a diçka të ngjashme, të s’dihet se çfarë rëndësie të paqenë strategjike.
Së treti, Himara është jo vetëm një laborator i shëmtuar i një eksperimenti të sforcuar etnik, por edhe një cep kulisash politike që nisin në Tiranë, e që përfundojnë jo rrallë në Athinë. Sfilatat tashmë të njohura Berisha-Bollano nëpër ceremoni prerjeje shiritash nga njëra anë, si dhe aleancat fluide të PBDNJ herë me qeverinë e herë me opozitën, e vendosin këtë qytet-fshat mjaft shpesh në një pozicion që nuk e ka asnjë komunë a bashki e ngjashme në vend. Prej nga rrjedh një iluzion optik që të bën disa herë të qeshësh, tek sheh se mbi çfarë negociohet e vendoset.
Ngjarje të trishtueshme si ajo e të enjtes nuk ka pse futen si pyka në mesin e një marrëdhënieje mes shqiptarëve e grekëve, e cila s’ka asnjë arsye pse të mos jetë normale. Por për këtë, duhet që normaliteti të burojë më së pari nga qarqet e larta shtetërore e politike. Prej nga, shumë dendur, e ka zanafillën edhe sherri i stisur etnik.