Ne kufi me territoret ku jetojne Shqiptaret rreth dy te tretat e popullsise flasin gjuhe sllave: Kroaci, Serbi, Mal i Zi, Bosnje apo Maqedoni jane vende te hartes se Ballkanit. Shume politikan evropian preferojne te na quajne Ballkanas por ne shume shekuj ne kemi kerkuar tek njeri-tjetri te gjejme me cdo kusht dicka ndryshe, dicka qe na dallon. Kjo shpesh fqinjet e mi i con deri ne luftera. Une kam 12 vite qe pyes veten si e njoh une fqinjin tim, cfare di pertej kronikes se luftes ne Ballkan?! Dhjetor 1998 Qendra e te Rinjve Evropian ne Budapest.
Nje grup te rinjsh nga Beogradi, Prishtina, Shkupi e Tirana mberrin vetem tre muaj perpara fillimit te luftes ne Kosove. Nga njezet deri tridhjetevec, secili nga ne eshte perzgjedhur nga partite politike, organizata joqeveritare dhe media per tu trajnuar mbi ceshtje te Lidershipit Politik dhe Demokracise. Por mes nesh qendron pyetja jemi thjesht koleg, moshatare, fqinj apo armiq te nje lufte tashme te filluar, ndoshta lufta e fundit ne pjesen e Ballkanit dikur Ygosllavi. Me vete kemi marre CD me muzike ballkanase, verera te vendeve tona e prezantohemi me njeri-tjetrin me emrat Ilir, Aranita, Dasara, Valbona e me tej Boris, Bratisllave, Streten e Marjan.
Nga Kosova Ylberi e Rozafa (a thua ne konkurrimin per te qene pjese e grupit per Lidership te rinj Ballkanas perzgjedhja eshte bere edhe ne baze te domethenies etnike te emrave?)! ndersa trajnimi vijon me prezantimin e modeleve politike, te drejten institucionale, ceshtje te lidershipit ne Evropen Jug-Lindore, ditet perfundojne edhe me debate te nxehta mbi Kosoven, UCK-ne e mbi territore ku jetojne shqiptare autoktone te cilat Beogradi i konsideron territore te fundit te pacopetuara nga federata e vjeter... Nje djale me afrohet, quhet Marko, ne anglisht me thote se di dicka nga gjuha shqipe. E shoh me vemendje ndersa ai fillon te shqiptoje fjale vulgare. Jane sharje ne gjuhen shqipe, Marko i ka mesuar nga djem kosovare ne ish-armaten Ygosllave.
Nje dite me pare Rozafa vajza kosovare ishte shfaqur e perlotur pas nje bisede te ngjashme me nje nga djemte nga Beogradi. Une reagoj me nje shikim kritik "I dashur Marko, nese une nje dite do mesoj pak nga gjuha serbe te siguroj qe nuk do te jene keto fjalet me te cilat do ta filloj". Me afrohet Elena nje zonje franceze moderatore e ketij trajnimi, funksionare ne nje organizem te rendesishem joqeveritare, "kemi mbledhur serb e shqiptare per te kuptuar cfare ndodh nese dy kampet armiq ulen ne tavoline" - me thote ajo, - "Cfare ndodh nese ulim Rugoven me Milloshevic per bisedime?".
Maj 1999 Ne Ballkan ka lufte, ndersa NATO vijon me bombardime te zonat ushtarake te Beogradit ne Tirane shkollat jane mbyllur per tu kthyer ne vendstrehime per te ardhurit e Luftes. Spitalet jane plot. Ne Kirurgjine e Spitalit te Traumes ne Tirane pas tete oreve nderhyrje kirurgjike vdes nje luftetar i UCK - se. Armata serbe ka perdorur plumba te ndaluar nga Konventa e Hages, mjeket nuk munden ta shpetonin pasi plumbi shperbehej ne plage.
Nje jave me pas grupi Lidershipeve te rinj ballkanas ri mblidhet per nje trajnim. Kesaj radhe jemi ne Glasgou te Skocise. Nuk jemi te gjithe. Rozafa kolegia jone, bija e nje shkrimtari kosovar nuk dihet ku eshte, babai dhe familja e saj jane kercenuar ne Prishtine vetem disa dite perpara fillimit te bombardimeve te NATO-s. Ylberi djali tjeter nga Kosova ka emigruar ne Norvegji, nga Beogradi ka arritur te udhetoje kolegia ime Bratislava Milloshevic. Programi i trajnimit kesaj radhe ka ne qender lirine e medias dhe censuren por bisedat tona fillojne dhe mbarojne tek Lufta. Grupit i jane bashkuar dy te rinj Boris nga Republika Serbe e Bosnje Hercegovines dhe Resul boshnjak nga Sarajeva.
Ata te dy nuk kane deshire te flasin me per lufterat. Bratislava pas nje bisede telefonike me motren dhe vellane nga Beogradi fillon te qaje. Une nuk i kuptoj dot fjalet e saj te perlotura ne gjuhen sllave, nuk e kuptoj pse te tjere prestare te grupit qe njohin gjuhen e saj i afrohen dhe e perqafojne ndersa ajo qan me ngasherim. Pres pak sekonda dhe afrohem tek njeri prej tyre dhe i kerkoj ndihme per te kuptuar cka ndodhur. Ti jete vrare dikush ne lufte, te kete humbur nje njeri te shtrenjte? Dhe une qe jam shprehur gjithe kohes pro bombardimeve, pro nderhyrjes me force te NATO-s.
Pas pak me shpjegojne qe ne shtepine e saj ne Beograd nuk ka energji elektrike dhe mungesa e nje vakti tradicional i ka cuar ne deshperim me te vegjlit e familjes...mbetem e shokuar. Vetem kaq dhe kaq shume ngasherim. Por ne jemi ne Lufte, ne Tirane spitalet jane plot me civil te masakruar ndersa te mbijetuarit nga Krusha e Madhe rrefejne per 130 burra te qelluar me arme e me pas te djegur per se gjalli mbuluar me kashte e lagur me benzine. Ky fshat tani ka vetem gra dhe femije te debuar. A e dine ne Beograd kete gje a mund te qash me kaq ngasherim per pak ore erresire dhe nje vakt te pa gatuar ne shtepi! Beograd, vjeshte 1999 Lufta ka mbaruar. Me duhet te udhetoj drejt Beogradit. Udhetimi zgjat plot 35 ore me nje bilete avioni qe kushton 1 400 euro per te mberritur ne Beograd nga Tirana nepermjet Vjenes.
A thua se Beogradi dhe Tirana jane ne dy kontinente ne ndryshme. Kesaj radhe si nje nepunese e thjeshte e Ministrise se Sporteve, por ndoshta zyrtarja e pare shqiptare qe vizitoj Beogradin pas luftes. Behet fjale per nje konference mbi nje network per Sportet organizuar ne BE por mesa duket me qellim kryesor promovimin e marredhenieve te brishta ndershteterore mes vendeve te Ballkanit. Autoritetet tona ne Ministrine e Puneve te Jashtme kane zgjedhur qe nga Tirana ne Konference te behet perfaqesim jo ne nivel te larte zyrtare.
Ne aeroport dy zyrtaret nga RSH priten me eskorte sigurie, qendrimi eshte planifikuar ne hotel "Ygosllavia" gjysma e hotelit eshte germadhe nga bombardimi i NATO-s ne hotelin ku strehoheshin zyrtare te larte te ushtrise gjate luftes. Konferenca eshte planifikuar te organizohet ne godinen qeveritare njohur dikur si Pallati i Titos, ketu me pare mblidheshin qeverite e Republikave te Federates per te marre vendimet e rendesishme.
Odat ku mblidhej secila qeveri jane ruajtur ende si dikur, megjithese shteti federate eshte shperbere. Disa ish-Republika i kane terhequr objektet etnografike e solemne qe gjendeshin ne odat zyrtare te pallatit. Kroatet e kane bere kete te paret, orendite e tyre tani gjenden ne Zagreb. Ne darke Ministri i Sporteve ne Serbi ka organizuar nje pritje zyrtare per delegacionet nga vendet fqinje. Per nder te te ftuarve zyrtare nga Rumania, Kroacia, Sllovenia, Bosnja, Maqedonia e Shqiperia eshte ftuar "Orkestra Ballkanike" e Beogradit. Secili delegacion nderohet me nje kenge nga vendi i tij.
Muzike e larmishme ballkanase e kenduar me mjeshtri nga ky formacion vokalistesh e instrumentistesh. Kenge rumune, kroate, maqedonase, boshnjake dhe pafund muzike sllave. Duke pare nga une Ministri i Sporteve kerkon nga orkestra nje kenge shqiptare. Muzikantet skuqen, cuditen, syte ju shprehin habi. Pertypen dhe thone se nuk i dine, nuk i mbajne mend kenge te tilla. Nga portofoli i nje zyrtari te ministrise dalin kartemonedha me vlere rreth njezet euro, bakshish per orkestren ballkanase te Beogradit per te kujtuar nje kenge shqiptare.
Zyrtari u kerkon orkestranteve te pushojne pak e te kujtojne qofte dhe nje strofe te vetme. Pas pak minutash ne hotelin gjysme rrenoje "Ygosllavia", ndersa ne Beograd kishin filluar oret e shtetrrethimit u degjua te kendohej nga orkestra ballkanase kenga e bukur shqiptare "Eja, eja lule bore...". Faleminderit i dashur fqinji im, faleminderit per kete kenge shqipe ne mes te Beogradit.