Në dy-tri muajt e fundit, opozita socialiste në vend, ka nisur shpalosjen e akuzave ndaj disa ministrave të qeverisë së Kryeministrit Berisha. Ky afishim ka ardhur në ngritje, duke nisur së pari me ministrin Dritan Prifti, të cilit lehtësisht iu diskutua “aritmetika logjike” e deklarimit dhe e verifikimit të pasurisë. Pa iu larguar këtij fakti, opozita vijoi intensivisht përmes deputetit të saj këmbëngulës, Erion Braçe, hulumtimin e “çështjes së HEC-eve me koncesion”. Në këtë mënyrë po formësohet në imazhin e publikut dosja e përfitimeve apo abuzimeve përmes koncesioneve, prej ministrave apo lidhjeve nepotike të tyre, apo përfshi edhe titullarë qeverisës. Në këtë listë, sipas opozitës janë përfshirë tashmë ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ish-ministri i Ekonomisë, aktualisht ministër Bujqësie, Genc Ruli etj. Akuza e opozitës për këtë çështje, ngre retorikë komprometuese jo vetëm për pjesëtarët aktualë të kabinetit Berisha, por edhe për ata të mandatit të parë kryeministror.
Në këtë aksion politik-opozitar, kreu i opozitës tenton të realizojë dy qëllime: Së pari të ngrejë “detashmentin” e vet politik në përballjen akuzuese me kundërshtarin, duke u kapur pas një aspekti tejet sensitiv siç është ai i korrupsionit apo abuzimit me pushtetin. Së dyti, promovimin e disa emrave dhe artikulantëve të rinj nga radhët e vetëkompozuara të opozitës. Janë disa deputetë si Artan Gaci, Olta Xhacka, Ermonela Felaj, apo zëdhënësit e rinj të Bashkisë dhe PS-së, të cilët kanë marrë barrën e përballjes opozitare me pozitën, por sidomos me skanerin e qeverisjes. Natyrisht, këto dosje dhe sipas gjasave edhe çështje të tjera që mund të publikojë opozita në ditët e ardhme elektorale, janë pjesa e parë e denoncimit të bujshëm të “dosjeve apo çështjeve të korrupsionit elektoral”. Kjo strategji opozitare, po përballet me të njëjtin reagim prej pozitës dhe sidomos prej deputetëve të PD-së. Akuzat për ministrat, janë pritur me akuza për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëherësh kryetar i opozitës. “Dosja e pozitës” për përqindjet për lejet e ndërtimit, paralajmërushëm tenton të shndërrohet në një kazus akuze deri në ditën e fundit të fushatës zgjedhore 2011.
Në këtë mënyrë, kjo fushatë e re për zgjedhjet lokale 2011 ka gjasa të pagëzohet si fushata me polemikat më të egra dhe akuzat e dendura për korrupsion mes palëve. Të dyja palët, si poseduese respektive të pushteteve në ekzekutivin qendror dhe atë lokal, do të bëhen deri në muajin e fundit të zgjedhjeve, koralistet politike më të papërmbajtura, akuzatore patetike dhe pse jo edhe denoncuesit patologjikë për shumëçka dhe për çdo gjë mes tyre. Dueli i tyre elektoral me dosjet e korrupsionit, ka për të qenë “reja e madhe” e kësaj fushate në sytë publikut shqiptar. Kjo ndeshje shkëmbimesh dhe silurimesh, ka për të vijuar në formën e një maratone. Është një ndeshje me dosje të mbledhura përgjatë kohës përgatitore, e ngjeshur dhe shkëmbyese në marrëdhënien antagoniste bilaterale. Pas saj, vështirë se do të gjejmë risi dhe vizion dallues për ofertimin e pritshëm për qeverisjen lokale në mandatin e ri pas 2011. Koha për projektet që ofrojnë palët, do të jetë e planifikuar në mënyrë demagogjike.
S’ka dyshim se në shumicën e tyre, akuzat dhe dokumentet që ekspozojnë oratorët partiakë (PD-PS-istë) kanë vlerën e dosjeve të “korrupsionit elektoral”. Si i tillë, është në vetvete edhe denoncimi partiak. Provimi i këtyre akuzave, tenton të futet në proces, por proceduesit dhe institucionet e drejtësisë, janë aktorët që nuk bëjnë lojën e tyre, por lihen në misionin e figurave të dyta. Denoncimet politike të korrupsionit nuk ngrihen në vlerën e shembujve që dëshmojnë veprimin e sistemit. Përkundrazi, në ndërgjegjen dhe praktikën e deritanishme ato shijohen nga ndërgjegjja qytetare e shoqërisë si akte të ripërsëritura provokimesh reale dhe intensive mbi drejtësinë dhe veprimin e saj ligjor.
Ky realitet tipologjik elektoral po riciklohet rishtas. Pas akuzave “socialiste” dhe “demokrate”, selitë partiake kanë dyndur denoncimet dhe paditë në prokurori dhe në gjykata. Kjo maratonë e ndërsjellë, nuk është e re në përvojën elektorale të vendit.
Në përballje me këtë demagogji dhe përdorim politik, sistemi i drejtësisë dhe ndërgjegjja e nëpunësisë ligjore në vend, shijon zvogëlimin dhe pafuqinë e vet vepruese. Askush nuk ushqen sot iluzionin se do të ketë gjykatës, prokurorë apo aq më tepër, inspektorë që duke iu referuar dosjeve dhe denoncimeve të depozituara partiake të vijojë në mëvetësi procedimin dhe ndjekjen e procedurave hetimore dhe gjykuese.
Sistemi i shembur i demokracisë ligjore në vend ka kohë që verifikohet si realitet dhe si praktikë. Këtë shembje të dyja palët e promovojnë dhe e gjenerojnë njëkohësisht nga koha në kohë, nga qeverisja në qeverisje dhe sidomos duke e lënë thelb në çdo akt rotacioni. Sistemi i shembur, është zëvendësuar me filozofinë e sistemit që realizohet përmes shembjes, jo përmes ngritjes. Këtë referencë dominante përgjatë gjithë viteve të këtij tranzicioni amorf, politikanët tinëzarisht duket se e sendërtojnë si kuptim të sentencës sokratiane se “...E keqja rrjedh nga fakti, se njeriu gabon me çështjen e së mirës...” Në këtë mënyrë shoqëria duket se dënohet të jesë në zgjedhjen e së keqes më të vogël e jo së mirës në raport me të keqen. Sistemi që rrënjosëm në këtë hark kohor të tranzicionit, na largoi nga antagonizmi mes drejtësisë dhe padrejtësisë, duke na zhytur imponueshëm në fatin e pandryshueshmërisë. Pas këtyre akuzave që opozita ngre mbi qeverinë e zotit Berisha, askush nuk mund të besojë se zoti Berisha do t’i rikthehet në fushatë sloganit “të qeverisjes me duar të pastra”, ashtu sikundër askush nuk mund të besojë se këtë slogan do ta rimarrë në dorë kundërshtari i tij politik, Rama.
Është kjo arsyeja që diplomacia ndërkombëtare dhe gjithë vlerësimet e deritanishme për standardet dhe institucionalizmin në vend, nënvizojnë “pandëshkueshmërinë” (e së keqes) dhe diferencën me standardet europiane. Këtyre dy aspekteve substanciale, politika jonë u ka mveshur edhe padëgjueshmërinë. Në këtë mënyrë klasa politike e modifikoi në ecjen e vet shpërdoruese, kulturën shpërfillëse ndaj sistemit dhe ndaj tregut. Aktet më promovuese të kësaj vepre shembëse, janë pikërisht fushatat elektorale dhe sidomos fushatat e denoncimit të së keqes, përmes kazuseve të “korrupsionit elektoral”. Këtë shije të vjetër po na e risjellin në “tryezën e re elektorale” me të njëjtën paskrupullsi të dyja partitë tona kryesore.
Po denoncojnë njëra-tjetrën në një revansh alogjik dhe klasik si vetë tranzicioni, të cilit i mbesin besnik dhe i bëhen prindër. Këtë e bëjnë, pasi janë të qetë në ndërgjegjen e tyre për pengimin e institucioneve dhe sidomos për mosfunksionimin e sistemit. Armik të parë ata kanë ligjin dhe drejtësinë, ndonëse siç e dimë prej fëminie, i shkelin dhe i dhunojnë pavarësisht se i “ngjizin” parlamentarisht vetë.