Në çdo vend të botës, por më shumë në vendet e zhvilluara perëndimore gjithmonë është luftuar për një jetë më të mirë. Pavarësisht vendin se ku ndodhet, njeriu përpiqet të ndërtoj një jetë sa më të mirë dhe të sigurt. Fakti se qenia njerëzore u ka shpëtuar edhe periudhave më të vështira si ajo e akullnajave do të thotë: se ai ndryshe nga gjallesat e tjera ishte një qenie që mendonte për të ndërtuar të ardhmen duke u kujdesur për të tashmen.Njeriu u shpëtoj të gjitha situatave dhe periudhave kohore, sepse ai nuk u be zot vetëm i vetës,
por edhe i natyrës dhe mjedisit që e rrethonte. Njeriu lind me shpresën se jeta e tij do të jetë më mira se prindërve të tyre, të brezave të kaluara. Vetë lindja është një akt shprese, një risi që shpreson dhe shikon nga e ardhmja. Edhe pse kështu ndodh dhe duhet të ndodh. Në Shqipëri, shumë më lirë dhe lehtë kushton të vdesësh sesa të jetosh.Për ta kuptuar sesa lehtë është të vdesësh në Shqipëri, mjafton të tregojmë vetëm disa shembull që ndoshta janë të dukshëm dhe real, por që askush nuk i shikon me syrin kritik dhe të shpresës në vlerësim të jetës si simboli më i lartë i jetës së njeriut. Po kaloja sot në rrugën e “Durrësit”, tek vendi që “Ferlut”, për të dalë nga ana e tjetër e rrugës, sepse doja të merrja autobusin për në qendër.
Ajo që pashë ishte me të vërtetë një garë e dëshpëruar, ku njerëzit si humbës të deklaruar mundoheshin t’ua kalonin me shpejtësi makinave për të dal në anën tjetër të rrugës.Teksa të rinjtë, të moshuarit, çiftet me fëmijë përpiqeshin të kalonin rrugën duke sfiduar shpejtësinë e madhe të makinave, makinat e inatosura dhe me shpirtin luftarak e rrisnin shpejtësinë duke kaluar çdo lloj limiti me qëllimin e vetëm që ato të ishin jo vetëm fituesit por edhe dominuesit e këtij segmenti rrugor.Në këtë segment rrugor, ku vdekja dhe jeta janë në një garë paralele, ka rënë edhe dëshmorë, të cilët jo vetëm kanë humbur këtë garë tragjike por edhe jetën ë tyre. Kjo situatë kaq tragjik-komike ka më shumë se pesë vjet që është me të vërtetë një shqetësim i madh për qytetarët.
Edhe pse gjatë këtyre pesë viteve nuk kam jetuar në Shqipëri, sa herë që vija dhe largohesha mendoja me veten tim se kur të kthehem radhës tjetër diçka do të ketë ndodhur dhe situata do të ketë ndryshuar.Kaluan pesë vite dhe ndoshta do te kalojnë edhe ca të tjerë dhe situata as nuk ka ndryshuar, as po ndryshon dhe ndoshta me keqardhje nuk do të ndryshoj. Si ka mundësi në një segment rrugor intensiv urban, si ai i “Ferlutit” në rrugën e “Durrësit”, ku gjatë ditë kalojnë shumë qytetarë nuk ka as vija të bardha, as tabelë shpejtësi, as semafor si dhe ndonjë polic rrugor që t’i detyroj në bazë të normave të qarkullimit rrugor drejtuesit e automjeteve të respektojnë ato që thamë më sipër me qëllimin për të mbrojtur jetën e qytetarëve kalimtarë.
Si ka mundësi shteti bën investime të mëdha dhe të rëndësishme në infrastrukturës, nuk ka interes dhe mundësi të bëj një investim fare modest në krahasim me të tjerët për këtë kalim. Mos vallë banorët e këtij kalimi janë të gjithë të dënuar me vdekjen dhe thjeshtë dalëngadalë presin radhën për tu bërë “dëshmor-humbës” duke dhënë jetën në mënyrë të padrejtë.Mos vallë, për shkak të halleve dhe problemeve të shumta që kanë qytetarët, nuk ju ka mbetur gjë tjetër veçse të bëhen kamikaz me dëshirë drejt vdekjes së sigurt. Nuk arrij ta kuptoj përse drejtuesit e automjeteve kanë një urrejtje kaq të madhe për kalimtarët e thjeshtë. Në çdo cep të Tiranës, qofshin vijat e bardha apo semaforët, janë vetëm kalimtarët ata që duhet të largohen dhe t’iu hapin rrugën makinave nëse nuk duan të vdesin si humbës të kohërave moderne.
Perse nuk mendojnë për një çast drejtuesit e mjeteve, se kalimtarë në njëjtën kohë, por në një vend tjetër mund të jenë edhe të afërmit e tyre. Mos ndoshta, si drejtuesit ashtu edhe kalimtarë, për shkak të lodhjes së madhe psikologjike dhe stresit janë të gatshëm të vdesin si kamikaz duke lënë në vendin e ngjarjes një tufë me lule.Në asnjë vend perëndimorë, të paktën tek ato vende që kam qenë vizitor (kam jetuar), nuk kam parë që në vijat e bardha kalimtarë duhet të ik me vrap, sepse drejtuesi i mjetit është me shpejtësi të madhe dhe nuk ka ndërmend që ta ul atë.
Po trajtoj kalimin e “Ferlutit” tek rruga e “Durrësit”, sepse me të vërtetë është shqetësues dhe kërkon një vëmendje dhe një zgjidhje të menjëhershme, sepse në këtë kalim ka pasur viktima. Nëse nuk do të ndërhyhet menjëherë edhe në vazhdim do të ketë vdekje të tjera.Megjithatë, shembull i këtij mbi kalimi nuk është i vetëm. Në Shqipëri probleme të tilla ka plot dhe mjafton të ndjekësh kronikat e zeza për të qenë i vetëdijshëm. Qëllimi dhe misioni i shtetit është t’iu ofroj qytetarëve të tij, të mira, shërbimi, siguri dhe garanci në këmbim të hyrjeve fiskale.
Prandaj, shteti duhet të kujdeset për jetën e çdo qytetari që ajo të jetë sa më e mirë, e qetë dhe sigurt.Tashmë në vitin 2010, në një vend si kalimi i “Ferlutit”, i cili është në zemrën e Tiranës, nuk ka më kuptim që për pak vëmendje dhe investime të vdesin qytetarët të pafajshëm. Duhet të ndërhyhet me shpejtësi dhe me një projekt konkret për zgjidhjen e kësaj situate disa vjeçare. Jeta është e bukur nëse dimë ta jetojmë. Qytetarët dinë ta jetojnë, por pa sigurinë e shtetit dituria e tyre venitet dhe është e pavlefshme.