Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Trebrinjëzimi i Trebinjës

Shkruar nga: Kastriot Islami  
Botuar më: 15 vite më parë

Kastriot Islami
Trebrinjëzimi i Trebinjës

Zgjedhjet në komunën Trebinjë kanë nevojë të analizohen me qetësi. Së pari, ato janë të parat që PS-ja dhe opozita pranojnë të marrin...

pjesë pas atyre të 28 qershorit 2009,  ndërkohë që në të gjithë zgjedhjet e tjera të pjesshme është refuzuar pjesëmarrja në zgjedhje, me argumentin se "po nuk u bë transparenca e zgjedhjeve të 2009-s, opozita nuk ka garanci për zgjedhje të lira e të ndershme". Së dyti, ato janë të parat që PS-ja humb në një zonë, që e kishte fituar në 2007-n dhe 2009-n, edhe sikur PD-ja të ishte bashkë me LSI-në". Shtrohen disa pyetje për PS-në. Së  pari, a ishin të lira e të ndershme zgjedhjet në Trebinjë dhe nëse jo, atëherë cilat janë provat dhe faktet që e vërtetojnë këtë? Së dyti, përse u përmbys rezultati i 2009-s nga në favor të PS-së me 5.2 për qind të votave, ndaj (PD e LSI së bashku) në favor të (PD+LSI) me 71 vota në 2010?. Së treti, përse PS-ja humbet në këtë komunë, kur kishte fituar në 2007-n? Së katërti, përse PS-ja del në 2010-n me rezultat më të keq se në 2009-n? Ky rezultat është një arsye më shumë përse analiza për 2009-n duhet të mbështetej në dy këmbë: i) ndikimi i parregullsive në rezultatin zgjedhor (Trebinja nuk duket të jetë një shembull i tillë) dhe ii) çfarë (mirë/keq)funksionoi në mekanizmin e PS-së e të koalicionit të saj në 2009-n? Tani, për të bërë projeksionin për 2011-n duhen shtuar edhe dy elementë të rëndësishëm i) si ka ndikuar strategjia e veprimeve të deritanishme të opozitës në rezultatin zgjedhor të 2010-s? dhe ii) sa do të ndikonte fakti që LSI-ja do të jetë në koalicion me PD-në në zgjedhjet vendore të 2011-s? Sigurisht, rasti i Trebinjës tregon se këto dy pyetje marrin përgjithësisht përgjigje negative për PS-në.

Trebinja 2007..

Kandidati i PS+LSI-së ka fituar 49.8 për qind të votave, kurse kandidati i PD-së 48.8 për qind të votave. Pra, kandidati i majtë ka fituar rreth 1 për qind vota më shumë, duke dalë fitues më një rezultat të ngushtë. Po ti referohemi rezultatit të partive, rezulton se PS-ja ka fituar rreth 17 për qind të votave, kurse LSI-ja rreth 16 për qind të tyre. Ndërkohë, PD-ja ka fituar rreth 11.5 për qind të votave. Dhe të gjithë pjesën tjetër të votave, rreth 55 për qind të tyre i kanë fituar partitë e tjera, duke vërtetuar tezën që në zgjedhjet vendore ka një shpërndarje të votave nga partitë e mëdha drejt partive të vogla.

Trebinja në 2009...

Rezultatet në Trebinjë, në vitin 2009 janë PD (APN) 37.6 për qind. PS (BPN) fitoi 52.1 për qind dhe LSI (ASI) fitoi 9.3 për qind. Edhe sikur në vitin 2009, PD-ja të ishte bashkë me LSI, nuk do të arrinte më shumë sesa 46.9 për qind të votave, ndërkohë që PS kishte fituar 52.1 për qind. Kështu, opozita e drejtuar nga PS-ja në 2009-n ka fituar 5.2 për qind më shumë vota, sesa PD-ja plus LSI-në. Në vitin 2009, opozita ka një ngritje të rezultatit në Trebinjë po të krahasohet me 2007-n. Konkretisht, vetëm PS-ja merr 52.1 për qind të votave shumë më tepër se çkishte fituar PS-ja plus LSI-në në 2007-n (49.8 për qind të votave)

Trebinja 2007 dhe 2009 për partitë politike..

Le ti referohemi rezultatit të partive politike. Në zgjedhjet 2007, koalicioni i PS-së fitoi 613 vota, kurse koalicioni i LSI-së - 246 vota. Pra, gjithsej e majta fitoi 859 vota, kurse koalicioni i djathtë, i drejtuar nga PD-ja, kishte fituar 527 vota. Në 2009, koalicioni i PS-së fitoi 730 vota, koalicioni i LSI-së 130 vota, ndërsa e majta gjithsej 860 vota, saktësisht sa në vitin 2007. Kurse për "çudi" koalicioni i djathtë, i fituar nga PD-ja, fitoi 527 vota po aq sa në vitin 2007. Çfarë del nga ky krahasim? Së pari, votuesit e majtë e të djathtë kanë votuar në mënyrë saktësisht të njëjtë në 2007 dhe 2009, pra diferenca e majtë, minus e djathtë, nuk ka ndryshuar. Së dyti, në 2009 PS-ja është rritur në kurriz të LSI-së, e cila ka humbur rreth 116 vota. Pra, ka ndodhur vetëm një rialokim brenda të majtës, pa kaluar asnjë votë nga e majta në të djathtë apo anasjelltas...

Trebinja 2010...

Kandidati i PS-së merr 71 vota më pak sesa kandidati i koalicionit qeveritar PD+LSI. Ndërkohë që po tu referoheshim rezultateve të 2009, kandidati i PS-së duhet të kishte 5.2 për qind më shumë sesa kandidati i koalicionit qeveritar. Përfundimi është i qartë: Kandidati i PS-së ka realizuar një rezultat më të keq jo vetëm krahasuar me 2007, por krahasuar edhe me 2009. Dhe rezultati është aq më i keq, saqë rezultati i 2007 dhe 2009 në favor të PS-së përmbyset në favor të PD-së, plus LSI.

Në vend të përfundimit...

Zgjedhjet në Trebinjë janë një test në një komunë me rreth 1500 votues, për të nxjerrë përfundime për zgjedhjet e ardhshme vendore. Dhe për më tepër, një test në një komunë të fituar nga PS-ja edhe në 2007 edhe në 2009 dhe të humbur në 2010, pra të fituar nga koalicioni qeveritar. Pra, jo një test në një zonë të fituar nga PD-ja apo koalicioni qeveritar PD+LSI, apo në një njësi vendore të diskutueshme. Pa u nxituar duhen parë edhe efektet e faktorëve të tjerë, si për shembull i) si u zgjodh kandidati i opozitës krahasuar edhe me atë koalicionit qeveritar, ii) si e zhvilloi fushatën opozita në krahasim me koalicionin qeveritar, iii) si dhe sa ndikoi fakti që në mes të mandatit, ish-kryetari i majtë i komunës u shkarkua.

Natyrisht, për të qenë realist në këtë analizë duhet pranuar se në zgjedhjet e pjesshme, aq më tepër në një komunë të vogël, kandidati i koalicionit qeveritar është gjithnjë më i favorizuar. Sidoqoftë, minimalisht në planin psikologjik e politik, ky është një rezultat negativ për opozitën dhe duhet analizuar me seriozitet. Aq me tepër duhet pasur parasysh se i) "konstantja gati - gati "historike": e majtë minus e djathtë" ruhet pothuajse kudo, ii) se LSI-ja do të jetë në koalicion me PD-në dhe kjo lëvizje nga e majta në të djathtë ka efekt dyfish në vota në favor të koalicionit qeveritar dhe iii)  në zgjedhjet vendore gjithnjë ka një shpërndarje nga partitë e mëdha drejt partive të vogla.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama