Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Kunder Miteve te Rrejshme

Shkruar nga: Sokol Lleshi  
Botuar më: 18 vite më parë

Sokol Lleshi
Kunder Miteve te Rrejshme

Cdo fund nentori eshte rinisja e rutines se ritualeve perkujtimore te pavaresise se shtetit shqiptar, madje me mire te themelimit te Shtetit shqiptar, dhe te Clirimit ndaj Fashizmit te Shqiperise. Memoria historike e se shkuares shfaqet ne hapesiren publike permes ketyre ritualeve zyrtare te perkujtimit duke shenjuar disa mite themeluese te caktuara, data historike te caktuara dhe jo ca te tjera, te lena ne harrese apo qe konsiderohen te parendesishme. Tekefundit, nuk mundet qe cfaredo ngjarje historike te shenjohet si feste kombetare, te shenjterohet permes ritualeve perkujtimore! Perkunder perseritjes se parreshtur, te pervitshme te Festes se Flamurit dhe Clirimit nga Fashizmi do te duhej me teper reflektim sesa perhumbje ne pompozitetin e ceremonialit, ne ekzaltimin qe sjell festa, ne fjalime qe perseriten.
        Me kujtohet nje ngjarje periferike historike krahasuar me Festat Kombetare, e cila u perkujtua nxitimthi dhe papritur kete tetor, qe nuk eshte pjese e ritualit zyrtar te Festave Kombetare si Pavaresia dhe Clirimi, perkujtimi i Pushkatimit te Deputeteve te Opozites pak vite pas Clirimit te Shqiperise se Pasluftes. Ky episod eshte nje nder rastet e pamundesise se ndertimit te Shtetit demokratik. Mbetet periferike pasi nuk eshte ende e perfshire ne memorien kolektive shqiptare sikunder as e institucionalizuar ne proceset e ritualeve zyrtare. Fill pas renies se regjimit totalitar komunist, eshte ironike qe ndersa kerkohet te rishkruhet historia per te legjitimuar kete ndryshim, vijohet ndjekja e gati ne te njetat trajta te ritualeve perkujtimore zyrtare ne rastin e Festave Kombetare qe ishin mitet themeluese te regjimit totalitar, per me teper miti i Clirimit nga Fashizmi. Mbase do te duhet t’i shohim prej nje tjeter kend keto Festa Kombetare. Cka kemi patur te zorshme te themelojme si Shtet pervecse vete institucionet e Shtetit! Nuk kemi patur nje vijueshmeri tradite demokratike, nuk kemi bartur as traditen me te paket te parlamentarizmit, me perjashtim te nje preludi tejet te shkurte te fillim viteve 20. Nje histori e shkurte shteti perkundur mes autoritarizmit, tundimeve autoritare sjelljeve tribale dhe nje parlamentarizmi te nderprere pas viteve 20’ e perseri fill pas Clirimit, te nje parlamentarizmi dhe institucionesh demokratike te pamundura. Perkunder rendjes drejt mitizimit te rrejshem, mbase duhet te ndalemi per fare pak tek kujtimi i kesaj ngjarje ende periferike, mbytja e zerit opozitar ne Shqiperine e Cliruar te Pasluftes.
        Nuk ishim ne të vetmit që u perkundem nga ëndrra e pasluftes për një “Shqipëri të lirë demokratike dhe popullore” për t’u zhgënjyer më pas. Clirimi i Europës Qendrore nga fashizmi, dhe liria e fituar u përhumb drejt regjimeve totalitare komuniste ku hapësirat e lirisë ngushtoheshin përherë e më tepër. Kështu ndodhi dhe në Shqipëri. Fill pas luftës, demokracia e vertete popullore nuk ishte gjë tjetër vecse një demokraci e rrejshme, thjesht një emërtesë mashtruese. Plot gjashtëmbëdhjetë parlamentarë te pasluftës besuan se mund të flisnin lirisht, se mund të kritikonin qeverinë komuniste të pasluftës ne sallën e Parlamentit. Në fakt ishin gabuar. Përsëri një tjetër periudhë e Parlamentarizmit të ndërprerë rinis. Vendosja e vërtetë e diktaturës komuniste, fashitja e cdo iluzioni për një Shqipëri të lirë demokratike, për të cilën Konferenca e Pezes apo vetë Fronti i Luftës Nacional Clirimtare zotohej se do të sillte pas luftës, mori trajtë castin e ekzekutimit të opozitës parlamentare. E me pas nis me lehtesisht, fare pa shqetesuar rindertimi i Shqiperise ku nuk lejohej te mendohej lirisht, nuk mund te shkruaje cka mendoje, ku nuk mund te besoje lirisht, ku perbente sjellje te pahijshme degjimi i muzikes jazz, rritja e tepruar e flokeve, e detaje te tjera te kontrollit te jetes se individeve nen kete regjim totalitar. Nuk kishte me opozite per te kundershtuar pervec individeve qe per shkak te ndergjegjes ngrinin krye kunder regjimit. E keta nuk ishin vetem anti-komunistet e djeshem te para Clirimit por dhe anti-fashistet e djeshem te Luftes si Petro Marko. Netet e Bardha te Pasluftes nuk u duken kurrkund. Anti-Fashizmi pervecse nje vlere legjitime e te Majtes, eshte nje vlere e tere individeve te lire. Nuk mund te vijoje me fshehja pas Mitit te Clirimit, te Luftes kunder Fashizmit per te njohur ate cka ngjau fill pas Clirimit.
        Gurët kilometrikë të memories historike të së majtës shqiptare mbeten ende Konferenca e Pezës, dhe Lufta Anti-Fashiste Nacional-Clirimtare. Nuk bëhet gjë tjetër vecse rikujtohen mitet themeluese të regjimit komunist në trajtën e një rituali të përhershëm. Përkujtimi i Konferencës së Pezës nga e majta, shndërruar së fundi në Peza on the Rock, evokon rëndësinë e luftës anti-fashiste për të arritur në ditë më të bardha, për ditë europiane. Duket sikur koha ndalet aty për të përjetësuar në një ditë të vetme luftën kundër fashizmit për clirimin e vendit. Harrohet se c’fare ndodhi më pas. Nuk thuhet asnjë fjalë për vendosjen e diktaturës totalitare komuniste pas luftës. Liria e premtuar u zëvendësua me uniformitetin në veprim, në mendim. Në ligjërimin e të majtës mbi historinë e luftës apo të pasluftës, ngjarjet shihen të ndara, të vecuara sikur të mos kenë rrjedhur njëra pas tjetrës. Shqiptaret u cliruan nga pushtuesi fashist e nazist për të humbur më pas lirinë e tyre nën regjimin komunist, për të mos pare gati asnjë ditë të bardhë europiane e të lirë. Kështu ndodhi në tërë Europën Lindore. Polonia, Hungaria, Cekoslovakia u cliruan nga pushtuesi nazist për të humbur më pas dhe ato lirinë e tyre.
        Ritualet përkujtimore të Luftës Antifashiste nuk duhet të jenë më momente mitizimi të rreme sesa momente reflektimi. E majta mund të rigjejë rrënjet e veta social-demokrate tek kritika e miteve themeluese te regjimit komunist, tek Musine Kokalari e jo tek Qemal Stafa, komunizmi i te cilit ne menyre te sforcuar paraqitet në trajtën e një idealizmi. Ligjërimi i së majtës në përkujtimin e Clirimit të Shqipërisë përmes ritualit të Netëve të Bardha, këtë nentor e nentoreve te tjere duhet mbase aty mes fjalive mitizuese të ketë një ndalesë, të ketë një Por....dhe te rrëfejë se c’ndodhi të Nesërmen e Clirimit.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama